Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Puna 90-vjecare per nje fjalor Empty Puna 90-vjecare per nje fjalor

Fri 15 Feb 2013 - 23:28
Message reputation : 100% (1 vote)
Puna 90-vjecare per nje fjalor 102012447_univ_lsr_lg

MË 1621, një eksplorues italian zbuloi në rrënojat e qytetit të lashtë pers të Persepolit një formë shkrimi të panjohur më parë. Gjatë shekullit të 19-të, arkeologët që po gërmonin në Irak nxorën në dritë një sërë mbishkrimesh në pllaka argjile dhe në mure pallati. Në to ruheshin gjuhë të Mesopotamisë që fliteshin nga sundimtarë si Sargoni II, Hamurabi dhe Nabukodonosori II. Shkrimi i përdorur, që përbëhet nga shenja në formë kunji, u quajt shkrim kuneiform.

Ai ishte çelësi për të kuptuar qytetërimet e mëdha të Mesopotamisë së lashtë. Prandaj, studiuesve që po deshifronin këto dokumente, u lindi nevoja për një fjalor gjithëpërfshirës të gjuhës akadiane, e cila përbëhet nga dialektet e ngjashme asiriane dhe babilonase.

Këtë projekt plot sfida e mori përsipër Instituti Oriental i Universitetit të Çikagos, SHBA, më 1921, dhe e përfundoi 90 vjet më vonë, më 2011. Fryt i kësaj pune është vepra monumentale me 26 pjesë Fjalori i gjuhës asiriane (Assyrian Dictionary), që ka më shumë se 9.700 faqe. Në të përfshihen gjuhë dhe dialekte të përdorura në Iran, Irak, Siri dhe Turqi, nga mijëvjeçari i tretë p.e.s. deri në vitin 100 të e.s.

Fjalori i gjuhës asiriane me 26 pjesë ka më shumë se 9.700 faqe!
Pse fjalori rrok kaq shumë të dhëna? Pse u desh gjithë ajo kohë për ta hartuar? Dhe kujt do t’i interesojë ta përdorë?

Brenda faqeve të tij
Gil Stajni, drejtor i Institutit Oriental të Çikagos shpjegon: «Fjalori nuk është thjesht një listë me fjalë.» Përkundrazi, «jep hollësira për historinë dhe për fushat e ndryshme ku përdorej çdo fjalë. Kështu, ky vëllim unik është në thelb një enciklopedi kulturore për historinë, shoqërinë, letërsinë, ligjet dhe fenë e Mesopotamisë. Është një mjet kërkimi i domosdoshëm për çdo studiues që kërkon të shqyrtojë dokumentet e shkruara të qytetërimit të Mesopotamisë».

Që në fillim të punës, autorët kuptuan se «për të shpjeguar saktë një fjalë, duhet të mblidhen të gjitha rastet kur haset ajo. Nuk duhen mbledhur thjesht si grup fjalësh, por të shoqëruara nga sa më shumë tekst që nevojitet për të përcaktuar kuptimin e fjalës brenda një konteksti të caktuar». Kështu, fjalori u bë një përmbledhje citimesh dhe përkthimesh të fragmenteve origjinale kuneiforme ku gjendeshin fjalët e shpjeguara.

Gjatë dy shekujve të fundit janë zbuluar miliona dokumente me shkrim kuneiform që trajtojnë një gamë të gjerë temash. Në kohët e hershme, gjuha asiro-babilonase ose akadiane ishte gjuha ndërkombëtare e diplomacisë në gjithë Lindjen e Mesme. Por, veç kësaj, popullsia e asaj zone nxirrte literaturë; merrej me tregti; studionte matematikë, astronomi dhe magji; hartonte ligje; ushtronte profesione dhe praktikonte fenë. Prandaj, shkrimet e tyre për të gjitha këto e për tema të tjera janë një thesar njohurish.

Këto dokumente nuk japin tablonë e një qytetërimi të çuditshëm. «Shumë nga gjërat që shikon, i kupton plotësisht—njerëz që shprehin frikë dhe zemërim, që shprehin dashuri e që kërkojnë dashuri»,—thotë Methju Stolperi, profesor i asiriologjisë në Universitetin e Çikagos, i cili ka punuar herë pas here në këtë projekt, për 30 vjet gjithsej. «Ka mbishkrime nga mbretër që të thonë sa madhështorë ishin,—shton ai,—dhe mbishkrime nga të tjerë që të thonë se ata burra nuk ishin edhe aq madhështorë». Gjithashtu, disa tekste nga Nuzi, në Irakun e sotëm, dokumentojnë mosmarrëveshje ligjore 3.500-vjeçare për çështje si trashëgimia e një vejushe, një fushë e vaditur dhe një gomar i marrë hua.

Punë e mbaruar?
Në projekt kanë kontribuar asiriologë nga gjithë bota. Personeli i institutit ka kaluar dekada për të organizuar afërsisht 2.000.000 skeda ku ilustrohet përdorimi i fjalëve. Vëllimi i parë u dërgua në shtyp më 1956. Që atëherë dolën 25 vëllime të tjera, dora-dorës që përgatiteshin. Gjithë seria kushton rreth 2.000 dollarë, megjithatë informacioni është vënë në Internet dhe mund të përdoret falas.

U deshën plot 90 vjet për të përfunduar fjalorin. Prapëseprapë, ata që kanë punuar në këtë projekt madhështor ia njohin kufizimet. Në një artikull rreth kësaj, thuhet: «Ata nuk ia dinë akoma kuptimin disa fjalëve dhe, ngaqë bëhen zbulime të reja gjithë kohës, është . . . një punë që vazhdon ende.»
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi