- i panjohurKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 19172
Vendndodhja : ne krahet e saj
Anetaresuar : 21/02/2012
Kaukazi—«Mali i gjuhëve»
Fri 15 Feb 2013 - 23:53
Kaukazi—«Mali i gjuhëve»
IMAGJINO sikur ndodhesh në një rajon ku mbizotërojnë malet, i madh pak a shumë sa Spanja. Mbetesh i habitur kur vëren se ke përreth njerëz nga dhjetëra kombe, dhe secili flet në gjuhën e vet. Madje, vende-vende, banorët e fshatrave fqinje nuk e kuptojnë njëri-tjetrin. Gjeografët e mesjetës duhet të kenë ngelur po kaq të habitur, pasi njëri prej tyre e përshkroi rajonin e Kaukazit si «mali i gjuhëve».
Ky rajon malor e ka njërën këmbë në Detin e Zi dhe tjetrën në detin Kaspik, pra gjendet në një udhëkryq kontinentesh e qytetërimesh. Ja pse ka një histori dhe kulturë të pasur. Karakteristika të popullsisë së këtyre viseve janë respekti për të moshuarit, dashuria për kërcimin dhe mikpritja e ngrohtë. Por shpesh, vizitorët i mrekullon më tepër larmia e pafund e grupeve etnike dhe e gjuhëve. Ç’është e vërteta, këtu fliten më shumë gjuhë se në çfarëdo rajoni tjetër evropian me të njëjtën shtrirje.
Larmi mbresëlënëse
Në shekullin e pestë p.e.s., historiani grek Herodoti tha: «Të shumta e të llojllojta janë kombet që popullojnë Kaukazin.» Aty nga fillimi i shekullit të parë të e.s., një tjetër historian grek, Straboni, shkroi për 70 fiset e këtij rajoni. Çdo fis kishte gjuhën amtare dhe bënte tregti në Dioskuria, qyteti i sotëm i Sukumit, në brigjet e Detit të Zi. Disa dekada më pas, Plini Plaku, një studiues romak, shkroi se romakëve u duheshin 130 përkthyes që të bënin tregti në Dioskuria.
Edhe sot e kësaj dite, mbi 50 fise e quajnë Kaukazin atdheun e tyre. Secili ka traditat e veta, e shpesh edhe kostume, arte dhe arkitekturë karakteristike. Këtu fliten të paktën 37 gjuhë indigjene—disa nga miliona njerëz, kurse të tjera vetëm në ca fshatra. Pjesa më e larmishme nga ana gjuhësore në këtë rajon është Republika ruse e Dagestanit, e populluar nga rreth 30 grupe etnike indigjene. Deri më sot, lidhjet gjuhësore mes gjithë këtyre gjuhëve dhe lidhja e tyre me grupet e tjera gjuhësore mbeten të mjegullta.
MOZAIK SHKRONJASH DHE TINGUJSH
Gjuhët e Kaukazit përdorin një larmi shkrimesh. Edhe gjuha armene, edhe ajo gjeorgjiane kanë alfabete unike. Gjuhë të tjera përdorin një sistem shkrimi të bazuar në shkronjat cirilike ose një alfabet latin të modifikuar.
Gjuhët e Kaukazit Veriperëndimor kanë më shumë bashkëtingëllore se çdo gjuhë tjetër në botë, por pak zanore. Sipas një enciklopedie, bashkëtingëlloret e këtyre gjuhëve «krijohen thuajse në çdo pikë të mundshme të gojës dhe të grykës». Gjuha ubike thuhet se ka pasur të paktën 80 bashkëtingëllore e ndoshta vetëm 2 zanore, dhe vendësi i fundit që e fliste, vdiq më 1992.
Sipas një legjende, një sulltan turk dërgoi në Kaukaz një dijetar që të mësonte gjuhën ubike. Kur u kthye, për të shpjeguar pse nuk ia doli ta mësonte, dijetari mori një torbë me guralecë dhe e zbrazi para sulltanit në dyshemenë prej mermeri. «Dëgjoji këta tinguj,—tha dijetari.—Kaq kuptojnë të huajt kur dëgjojnë gjuhën ubike.»
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi