Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tiranë, nuk merr dhuratë për Shën Valentinin, i djeg makinën të dashurit Empty Tiranë, nuk merr dhuratë për Shën Valentinin, i djeg makinën të dashurit

Sat 16 Feb 2013 - 12:43
Tiranë, nuk merr dhuratë për Shën Valentinin, i djeg makinën të dashurit Makina1Dy automjete janë djegur mëngjesin e sotshëm në një parking në rrugën “Muhamet Gjollesha” në kryeqytet. Një prej tyre është e tipit Chevrolet, kurse makina tjetër ka targa të Maqedonisë.

Burimet policore bëjnë me dije se zjarri i është vënë qëllimisht makinës Chevrolet, por nga përhapja e tij është djegur edhe mjeti me targa maqedonase që ndodhej pranë.

Nga hetimet paraprake, mësohet se zjarrin makinës ia ka vënë një femër, e cila donte me këtë mënyrë ta ndëshkonte të dashurin e saj, i cili nuk i bëri dhuratë për Shën Valentinin. Chevrolet është djegur krejt, kurse makina tjetër pjesërisht. Policia vazhdon hetimet, ndërsa nuk ka bërë publike emrat e personave të përfshirë në këtë incident. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi