Kuçovë, vret vjehrrin dhe vjehrrën, plagos gruan me thikë
Sat 16 Feb 2013 - 12:44
Kuçova është tronditur ditën e shtunë nga një krim i tmerrshëm që ka ndodhur në familje.
Burimet policore bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:45 minuta, shtetasi Riza Latifi ka vrarë vjehrrin e tij 68-vjeçar, Rexhep Muço. Ai e ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme. Por viktimë në duart e tij ka mbetur edhe vjehrra, 66-vjeçarja Vasilika Muço, të cilën e ka plagosur duke përdorur thikën. Gruaja fatkeqe, edhe pse u dërgua menjëherë në spital, nuk i rezistoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë 2 orë më vonë.
Riza Latifi nuk i është kursyer as bashkëshortes së tij, Engjëllushe Latifi, të cilën e ka plagosur me thikë dhe tashmë lufton me jetën në spital, si pasojë e plagëve të marra.
Burimet policore bëjnë me dije se Ëngjëllushja kishte kërkuar divorc dhe ditët e fundit jetonte me prindërit e saj.
Autori Riza Latifi, pasi kreu krimin është larguar në drejtim të panjohur dhe policia është vënë në kërkim të arrestimit të tij. /alb-observer.com/
- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Kuçovë, dhëndrri vret vjehrrin dhe vjehrrën
Sat 16 Feb 2013 - 13:54
Një krim i rëndë ka tronditur qytetin e Kuçovës mengjesin e se shtunes, ku dy persona mbeten të vrarë dhe një tjetër u plagos.
Ngjarja ndodhi ne lagjen “Llukan Prifti” dhe qe duket se si motiv kishte nje martesë qe po shkonte drejt divorcit. Riza Latifaj, 58 vjeç, banor i fshatit Levan në rrethin e Fierit, shkoi në banesën e prindërve të gruas së tij ne Kuçove në përpjekje për të biseduar me Ëngjëllushe Muço dhe familjarët e saj, ku 48-vjeçarja jetonte pas largimit nga shtëpia.
Ata jane grindur dhe autori nuk ka mundur te binde bashkeshorten qe te kthehej ne shtepi. Pasi ka humbur llogjiken, ai ka qelluar me arme automatik ku plagosi vjehrren Vasilika Muco, 65 vjece dhe bashkeshorten. Plumbat nuk kursyen as vjehrrin, 67-vjeçarin Rexhep Muco, i cili mbeti i vdekur ne vend.
Nene e bije u transportuan drejt spitalit të Beratit, por 65-vjeçarja Vasilika Muco edhe pse iu nenshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, nuk mundi te mbijetoje si pasojë e plagëve te marra. Ndërkohë që në gjendje të rëndë vazhdon të jetë vajza e saj Ëngjëllushe, ndersa policia ka shpallur ne kerkim autorin e kesaj ngjarje te rende.
Sipas deshmimtareve, Engjellushe Muco mësohet se prej dy muajësh ishte larguar nga banesa e bashkshortit dhe kishte jetuar tek vëllezërit në Greqi. Ditët e fundit ajo ishte kthyer tek prinderit ne Kuçove. Çifti kishte 20 vjet martuar, por vitet e fundit po përballej me shume grindje. Policia e Beratit ka mobilizuar gjithë strukturat e saj për kapjen e autorit të ngjarjes, por ende nuk ka rënë në gjurmët e tij.
Ngjarja e Kuçovës mbërrin një ditë pas prangosjes së një 25-vjeçarje nga fshati Hotesh i Komunës Luzni në rrethin e Peshkopisë me akuzën e vrasjes se vjehrrës së saj 63-vjeçare.
Viktima Naime Skuka rezultonte e zhdukur prej tre ditesh, por sipas policisë që arrestoi shtetasen Xhemile Skuka, nusja e djalit të viktimës, 63-vjeçarja ishte qëlluar dhe vrarë me mjete të forta e më pas dyshohet se në bashkëpunim me kunatën e kanë varrosur viktimën në kasollen e bagëtisë.
Sipas të dhënave të para ka qenë një person që ka parë ngjarjen dhe që ka njoftuar në polici. Viktima dhe autorja jetonin së bashku, ndërsa bashkëshorti i saj është emigrant në Greqi. Sipas dëshmitarëve mes dy grave kishte një konflikt të vazhdueshëm.
Në dëshminë e dhënë për uniformat blu, 25-vjeçarja pranoi autorësinë duke shtuar se kishte vrarë vjehrrën për shkak se kjo e fundit merrte paratë që i niste bashkëshorti nga Greqia.
- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Re: Kuçovë, vret vjehrrin dhe vjehrrën, plagos gruan me thikë
Sat 16 Feb 2013 - 14:20
Perse po ndodhin gjith keto cmendori ne kohen e fundit !!?
Mungesa e pasuris ! munges e moralit apo munges e te duckait tjeter !!?
Mungesa e pasuris ! munges e moralit apo munges e te duckait tjeter !!?
Re: Kuçovë, vret vjehrrin dhe vjehrrën, plagos gruan me thikë
Mon 18 Feb 2013 - 2:43
Vriten njëri pas tjetrit për të shpëtuar të bijën'
Tragjedi në një familje në Kuçovë. Dhëndri i nervozuar nga divorci shkon dhe kërkon të marrë me forcë ish bashkëshorten.
Çifti nga Levani i Fierit i kishte dhënë fund martesës 20 vjeçare para pesë muajsh. Riza Latifaj vret prindërit e Engjellushes, Rexhep dhe Vasilika Muço. E shoqja mbetet e plagosur rëndë
Nikoleta Kovaçi
-Nga Levani i Fierit deri në Kuçovë ka udhëtuar i armatosur me një armë automatike. Është nisur në drejtim të shtëpisë së nuses së tij, të cilën kishte pesë muaj që nuk e takonte. Bashkëshortët Riza Latifaj dhe Engjëllueshe Muço, pas 20 viteve martesë kishin nisur konfliktet e mëdha dhe kishin vendosur të divorcoheshin. Mirëpo burri nuk e ka pranuar ndarjen. Gruaja kishte vendosur të largohej nga shtëpia e tij dhe të vendosej në Greqi tek vëllezërit. Por, disa javë më parë ishte kthyer dhe ishte vendosur te prindërit e saj të moshuar në Kuçovë. Riza Latifaj, 58 vjeç, ka mbërritur ditën e djeshme me gjithë armën në shtëpinë e tyre dhe pas konfliktit me bashkëshorten e tij nuk ngurroi ta përdorë për t’i vrarë. Hyn në mes e ëma për të mbrojtur jetën e së bijës, por plumbat e rrëzojnë për tokë. Më pas ndërhyn babai i nuses së agresorit. Për vrasjen e tij dyshohet se autori ka përdorur edhe thikë. Plumbat nuk kanë kursyer as vajzën e dy të moshuarve, ndërsa fieraku bashkë me armën e krimit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Vrasjet
Gjithçka ka ndodhur në harkun kohor të 30 minutave në shtëpinë e Rexhep dhe Vasilika Muço-s, në lagjen “Llukan Prifti” të Kuçovës. Riza Latifaj ka kërkuar të takohet me gruan e tij që gjendej në familje dhe nuk pranonte të kthehej më në shtëpinë e tij. Mes tyre dyshohet se ka patur probleme të vazhdueshme, për më tepër çifti nuk kishte as fëmijë. Debati është ashpërsuar dhe bashkëshortja e tij i ka bërë të qartë faktin se nuk do të kthehej më kurrë të jetonte me të. Atëherë 58-vjeçari ka shkrehur armën për ta vrarë. Ka ndërhyrë e ëma, 66 vjeçe për ta shpëtuar të bijën, por Latifaj nuk ka ndaluar së qëlluari. Dyshohet se në atë moment Rexhep Muço, 68 vjeç ka shkuar në kuzhinë dhe ka marrë një thikë për të sulmuar agresorin. Por, autori i masakrës ka kthyer armën në drejtim të tij duke e qëlluar edhe atë. Më pas ka marr thikën dhe i ka dhënë edhe disa goditje me thikë duke e lënë të pajetë. Kanë ndërhyrë fqinjët e familjes Muço për tu dhënë ndihmën e parë të plagosurve dhe aty kanë mësuar se kryefamiljari kishte ndërruar jetë. Eshtë lajmëruar policia ndërsa nënë e bijë janë nisur në drejtim të spitalit me pak shenja jete. Rreth një orë më vonë, gruaja e moshuar ka vdekur, ndërsa vajza e saj, Engjëllusha vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën dhe pritet transportimi saj në drejtim të Spitalit Ushtarak. Policia ka nisur kërkimet dhe hetimet, por paraprakisht vrasja është klasifikuar për shkaqe banale
Policia: Presim dëshminë e djemve të çiftit të vrarë
Masakra që është regjistruar dje në Kuçovë, ka motiv pikërisht konfliktet familjare. Policia e Beratit është vënë në ndjekje të autorit, 58 vjeçarit Riza Latifaj dhe për arrestimin e tij është kërkuar bashkëpunim me policitë e Fierit dhe të Vlorës, pasi mendohet se vrasësi nuk ka njerëz të njohur në qarkun e Beratit. Policia e Beratit saktëson se personi përbën rrezikshmëri të lartë, aq më tepër pasi ka edhe armën e krimit me vete. Kështu në angazhim për arrestimin e tij janë thirrur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Beratit dhe të Fierit. Hetimet janë përqendruar mbi konfliktet e shumta mes çiftit nga Levani. Dëshmitarët-fqinjë me viktimat kanë treguar vetëm sherrin me zë të lartë që është zhvilluar në shtëpinë e tyre pak para krismave, ndërsa pritet ardhja e djemve nga Greqia për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të ngjarjes

- shaban cakoliV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11174
Vendndodhja : Dardane
Anetaresuar : 15/11/2012
Re: Kuçovë, vret vjehrrin dhe vjehrrën, plagos gruan me thikë
Mon 18 Feb 2013 - 2:46
keq e me keq,nder shqiptaret
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi