Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptari vret gruan me thikë në zemër" "Kur isha në punë, ajo më tradhtonte" (VIDEO) Empty Shqiptari vret gruan me thikë në zemër" "Kur isha në punë, ajo më tradhtonte" (VIDEO)

Thu 25 Sep 2014 - 22:11
Një krim brenda një familjeje shqiptare është shënuar në orët e para të mëngjesit në Xhenova të Italisë.

Një shqiptar 44-vjeçar ka qëlluar me thikë në zemër bashkëshorten e tij 30-vjeçare shqiptare, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. 

“Kur isha në punë ajo më tradhtonte. Nuk mund ta duroja”, ky është shpjegimi që Adrian Balliu, shqiptari 44-vjeçar u ka dhënë policëve për vrasjen e gruas së tij, Valmirës. 

Ka qenë ai vetë që ka telefonuar karabinierët të cilëve u tha që kishte vrarë gruan e tij dhe të shkonin në shtëpi por të mos zgjonin fëmijët. Në momentin që u ka hapur derën karabinierëve, autori i vrasjes vinte era alkool dhe ishte i dehur. 

44-vjeçari ka përdorur dy thika për të vrarë gruan duke i shkaktuar shtatë plagë. Kur tehu i parë iu thye, ai mori një thikë të dytë për të përfunduar vrasjen.

“Unë kisha frikë se ajo do të më linte mua, por më shumë frikë kisha se do të më merrte fëmijët pasi më ka ndodhur edhe një herë më parë.

Unë kam një vajzë nga një martesë e mëparshme që më është marrë pas nëntë vitesh pas divorcit. 

Kisha frikë se edhe në këtë rast ndarjeje nga gruaja ime, do të më merrnin fëmijët për shkak të problemeve të vogla që kam pasur me ligjin. Unë nuk do të isha në gjendje të jetoja pa to”, ka deklaruar Balliu në polici.

Teksa vriste të shoqen, djali 4-vjeçar dhe vajza 3-vjeçare ishin duke fjetur në dhomën tjetër.

Balliu tashmë është në burgun Marassi. Dëshmia e tij dhe rindërtimi i ngjarjes tashmë janë duke u vlerësuar me kujdes, ndërsa fëmijët mësohet se i janë besuar një personi të afërm të viktimës.
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Shqiptari vret gruan me thikë në zemër" "Kur isha në punë, ajo më tradhtonte" (VIDEO) Empty Re: Shqiptari vret gruan me thikë në zemër" "Kur isha në punë, ajo më tradhtonte" (VIDEO)

Sat 27 Sep 2014 - 10:23
Qka me i than kti tash.shqiptaret terrorista a
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi