Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Salomi
Salomi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 2617
<b>Hobi</b> Hobi : shoping
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne zemren e Shqiperise
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/02/2010

 A ekziston Zoti ?...Ja si i pergjigjet Ainshtaini Empty A ekziston Zoti ?...Ja si i pergjigjet Ainshtaini

Mon 29 Nov 2010 - 12:11
 A ekziston Zoti ?...Ja si i pergjigjet Ainshtaini Images
Paradoksi" i shkencetarit te madh.

Gjatë një ore mësimi, profesori pyet nxënësit: - A ishte Zoti ai që krijoi gjithçka që ekziston?
Një nxënës përgjigjet me guxim: - Po, ai e krijoi!
- Vërtet mendoni që Zoti krijoi gjithçka që ekziston? - pyeti përsëri profesori.
- Po. - përgjigjet nxënësi.
- Në qoftë se Zoti ka krijuar gjithçka që ekziston, atëherë Ai ka krijuar edhe të keqen meqenëse edhe ajo ekziston. Atëherë, i bie që Zoti është i keq! - tha profesori, krenar që kishte provuar edhe një herë se besimi ishte vetëm një mit.
Atëherë nxënësi thotë: - Mund t'ju bëj një pyetje?
- Sigurisht! - përgjigjet profesori.
Nxënësi u ngrit në këmbë dhe e pyeti: - A ekziston i ftohti?
- Çfarë pyetje është kjo? Sigurisht që ekziston! Apo nuk e ke ndjerë ndonjëherë të ftohtin? - ia ktheu profesori i habitur.
- Realisht, profesor, të ftohtit nuk ekziston! Sipas ligjeve të fizikës, ajo që ne quajmë të ftohtë, në të vërtetë është mungesa e ngrohtësisë. Çdo trup mund të studiohet nëse zotëron ose rrezaton energji. Zero absolute është mungesa totale e ngrohtësisë, por të ftohtit nuk ekziston. Ne përdorim këtë term për të përshkruar si ndihemi kur nuk ka ngrohtësi. Më thoni, a ekziston errësira? - vazhdoi nxënësi.
- Ekziston djalosh! - përgjigjet profesori.
- As errësira nuk ekziston! Në të vërtetë ajo është mungesa e dritës. Dritën mund ta studiojmë, errësirën jo. Nëpërmjet eksperimenteve fizike mund të shpërbëjmë dritën e bardhë në disa ngjyra të ndryshme që e përbëjnë atë në varësi të ndryshimit të gjatësisë së valëve të dritës, ndërsa errësirën jo! Si mund ta përcaktojmë shkallën e errësirës në një vend? Duke u bazuar te drita që ndodhet në atë vend. Errësira është vetëm një term i përdorur nga njeriu për të përshkruar gjendjen kur nuk ka dritë.
Dhe për ta mbyllur i riu e pyet profesorin për herë të fundit: - Profesor, a ekziston e keqja?
Dhe profesori përgjigjet: - Siç të thashë në fillim, në botë jemi dëshmitarë të krimeve, dhunës, shkatërrimit. Këto janë e keqja!
Studenti pergjigjet: - E keqja nuk ekziston, profesor! E keqja është mungesa e së mirës. Si në rastet e mëparshme, e keqja është një term që njeriu e përdor për të pershkruar mungesën e Zotit. Zoti nuk e krijoi të keqen! E keqja vjen si rezultat i mungesës së Zotit në zemrat e njerëzve, njësoj si nuk ekziston të ftohtit, apo errësira kur nuk ka dritë!
I riu, mori duartrokitje nga të gjithë studentët e tjerë.
Rektori i universitetit, që ishte i pranishëm në orën e mësimit, e pyet: - Si e ke emrin?
- Ai u pergjigj: Albert Ajnshtajn!
Zoti është një realitet i paprekshëm, por jeton në zemren tonë!


ikubal
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi