Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nëse Zoti ekziston, Pse nuk duket?! Empty Nëse Zoti ekziston, Pse nuk duket?!

Wed 1 Jun 2011 - 19:43
Message reputation : 100% (1 vote)
Tani, para së të filloj temën kryesore, dua të heq një dyshim që zakonisht lind në zemrat e njerëzve, i cili është, se nëse ka Zot atëherë pse nuk duket? Faktikisht ky dyshim nuk është i sotëm, por atë mund ta gjejmë në çdo kohë. Kështu që, në Kuranin e Madhërishëm, është përmendur se edhe ateistët e shkretëtirës së Arabisë, i kishin bërë të njëjtën pyetje Hazret Muhammedit s.a.v.s. (Sureja 17, Beni Isra’il, vargu : 93) dhe i kishin kërkuar që “nëse do të na tregosh Zotin, atëherë do ta besojmë”. Por unë gjithnjë kur e dëgjoj këtë pyetje, ose e lexoj diku, më vjen shumë keq për ata që e shtrojnë atë. Pikëllim!

Kur njeriu fillon të lëkundet, një perde e mbulon mendjen e tij, në atë mënyrë që ai nis të mohojë edhe gjërat shumë të qarta. Kjo pyetje nëse shtrohej në kohët e kaluara të hershme, ndonëse është e palogjikshme dhe e rreme, përkohësisht mund të ngatërronte njerëzit e trashë nga mendja, por në kohën tonë të shtrohet kjo pyetje është shumë e habitshme. Madje unë çuditem për gjendjen mendore të atij njeriu, që përpiqet të ndiejë kënaqësi duke bërë një pyetje të tillë. Sipas mendimit tim pyetje të tilla mund t’u shkojnë përshtat vetëm fëmijëve ose atyre që janë me të meta mendore. Megjithatë, ngaqë kjo quhet një pyetje e zakonshme prandaj edhe duhet sqaruar. Unë shkurt do t’i përgjigjem kësaj, dhe pastaj do të kthehem në temën kryesore.

Në këtë botë, për të fituar dituri rreth gjërave të ndryshme ka mjete të ndryshme. Për shembull ka shumë gjërat që mund t’i njohim duke i parë, duke i dëgjuar, duke i shijuar, duke i nuhatur apo duke i prekur ato etj. Dhe të gjitha këto mjete janë njësoj të besueshme. Nuk kemi asnjë të drejtë të themi që një gjë të caktuar të cilën duam ta njohim, mundemi ta njohim vetëm me anë të një shqise të caktuar prej këtyre shqisave. Për shembull ngjyrat mund t’i dallojmë vetëm duke i parë ato, aromën mund ta njohim vetëm duke e nuhatur atë, po ashtu për zërin kemi veshët. Do të jetë budallallëk nëse do të thuash se nuk do ta besoj këtë ose atë aromë derisa të mos e shoh; ose derisa të mos e nuhas ndonjë ngjyrë ose derisa të mos e prek ndonjë zë nuk do të besoj në të. Ai që bën pyetje të tilla do të quhet budalla dhe nëse nuk do të çohet në çmendinë, ai do të mbetet si qesharak për njerëzit çapkënë. Por është shumë e habitshme që njerëzit shpesh herë bëjnë pyetje të tilla edhe për Zotin, prapë këta mbahen si të mençur në shoqëri. Pse asnjë rob i Zotit nuk i pyet këta, se cili është shkaku i kësaj çmendurie! A vetëm qenia e Zotit ka mbetur për t’u tallur me një përbuzje të këtillë?

Deri këtu unë i kam përmendur vetëm ato gjëra të cilat mund t’i dallojmë me anë të shqisave. Por, në këtë botë, ka gjëra të panumërta të cilat ne nuk mund t’i dallojmë me anë të shqisave, e megjithatë prapë ne besojmë në qenien e tyre, ashtu siç besojmë në gjërat e tjera që mund t’i dallojmë me anë të shqisave. Për shembull fuqinë magnetike, a mund ta shihni me sy, a mund ta dëgjoni, a mund ta nuhasni, po ashtu a mund ta shijoni apo mund ta prekni atë me dorë? Kurrsesi! Por a ka ndonjë prej jush që do të guxojë ta mohojë këtë fuqi? Unë patjetër e përsëris se jo. Sepse ju e shihni veprimin dhe rezultatet e saj, edhe pse nuk mund ta konceptoni këtë fuqi drejtpërdrejtë me anë të ndonjë shqise. Dhe asnjëherë nuk ju shkon mendja që “ne ngaqë nuk e kemi parë këtë fuqi, as e kemi dëgjuar e as nuk e kemi nuhatur apo shijuar, por edhe nuk e kemi prekur atë, prandaj nuk mund ta besojmë”. Në mënyrë të ngjashme është edhe fuqia elektrike, e cila nuk duket fare por mbizotëron në jetët tuaja. Pra edhe këtë nuk mund ta mohoni, ndonëse s’mund të dëshmoni asgjë për të nëpërmjet asnjërës prej shqisave tuaja. Por ju besoni në qenien e saj ashtu siç besoni, për shembull, në diell, në hënë, në mal etj.

Mendoni edhe për ndjenjën e dashurisë. A ka ndonjë që mund ta ketë parë, dëgjuar, nuhatur apo prekur atë? Unë nuk e di nëse ndër lexuesit e këtij libri, a ka ndonjë prej tyre që e ndien fortë dashurinë; nëse ka, atëherë unë do ta pyesja se a nuk e sheh ai që një zemër kaq e vogël, që ndoshta nuk mund të peshojë as një çerek kile, mban një oqean të pafundmë të dashurisë, i cili kur arrin të dallgëzohet, mbase, bëhet më i fuqishmi ndër të gjitha krijesat e Zotit të Madhërishëm. Është dashuria, ajo që një njeriu të dobët dhe të paaftë i jep një fuqi të tillë që ai, për të dashurin e tij, u bën sfidë edhe maleve të larta, kalon shkretëtirat, bëhet gati të ndeshet edhe me egërsirat ose të hidhet i gjallë në zjarr dhe me furi përballon edhe dallgët e fuqishme të detit por nuk dorëzohet. Ai, i kalon netët pagjumë dhe ditën bredh si një i çmendur; dhe e rrjedh gjakun e tij duke e shndërruar në lot por nuk këputet. A ka njeri në botë që mund të pretendojë se kjo fuqi nuk ekziston? Por kush e ka parë këtë fuqi? Kush e ka dëgjuar? Kush e ka nuhatur? Kush e ka shijuar ose kush e ka prekur? Të ngjashme janë edhe ndjenjat e tjera të fuqishme si për shembull, mëshira, zemërimi, epshi, etj. të cilat ekzistojnë, edhe pse nuk i keni dëshmuar drejtpërdrejtë nëpërmjet ndonjërës nga shqisat. Pra, ky është një mendim fëmijësh, të kërkosh një gjë të caktuar me anë të një shqise të caktuar. Qëllimi është që ta perceptosh atë, me anë të çfarëdo lloje shqise. ... Sa dëshpërim i madh! “Vëma Kadarullaha Hakka Kadrihi” “Njerëzit nuk e vlerësuan Zotin ashtu siç duhej vlerësuar”. (Sureja El-Hexh, vargu 75)

Të dashur! Duhet të kuptojmë se sa më pak delikate të jetë një gjë, aq më lehtë mund të kapet me anë të shqisave dhe sa më shumë delikate (e patrupëzuar) të jetë, aq më i vështirë është perceptimi me anë të tyre. Pikërisht për këto arsye, kur përpiqemi të mësojmë diçka për çështje delikate, ne duhet të mbështetemi në cilësitë dhe veprimet e tyre më shumë sesa në vëzhgimin e drejtpërdrejtë.
Si është e mundur atëherë që Zoti që është Qenia më delikate dhe gjithashtu Krijuesi i çdo gjëje delikate të perceptohet nga sytë tanë? Kundërshtimi i kritikëve, që thonë se nuk do t’i besojnë Zotit përderisa nuk mund ta shikojmë Atë me sytë tanë, është absurd. Kjo do të nënkuptonte se këta kritikë ose besojnë se Zoti është një qenie trupore, ose së paku dëshirojnë që Zoti të marrë një formë trupore që ata të jenë plotësisht të sigurt se e shikojnë Atë me sytë e tyre.
Por problemi është se në këtë botë ka miliona njerëz të verbër. Atëherë edhe ata kanë të drejtë të kërkojnë që Zoti duhet të marrë një formë tjetër materiale, e cila mund të preket, të nuhatet ose të shijohet. A nuk arrin kjo deri në atë shkallë sa të tallemi me Zotin? Sa e turpshme për një njeri që pretendon se ka mendje dhe zemër dhe që thotë se ne nuk mund ta besojmë Zotin përderisa të mos shohim gjithçka. Por nëse Zoti do të shikohet nga sytë e dikujt, atëherë nuk do t’ia vlente të besoje në Të.Për shembull Zoti është i patrupëzuar, por në këtë rast Ai do të bëhej i trupëzuar. Zoti është i pakufizuar, por në këtë rast do të bëhej i kufizuar. Për më tepër nëse Zoti do të merrte pamje të formave trupore dhe të kufizuara për botën tuaj, atëherë cila do të ishte garancia se ju nuk do ta kundërshtonit Atë, duke thënë se ju nuk besoni në një Zot të trupëzuar dhe të kufizuar.O Zot! Sa të përsosura dhe të shenjta janë vetitë e Tua! Çdo veti e Tij është e ruajtur nga një veti tjetër. ... I mjerë është ai që nuk e kupton këtë të vërtetë, sepse është në pragun e shkatërrimit.

Shkurt, madhështia e Zotit qëndron në delikatesën e Tij dhe të mos jetë i kufizuar nga shikimi fizik i njeriut. Dhe s’ka vend të dyshohet për qenien e Tij nëse ne nuk e shikojmë, sepse ka edhe mënyra të tjera më të sigurta dhe më bindëse, nëpërmjet të cilave ne mund ta njohim Atë. Pra o të dashur! A do të ndiqni ata njerëz të cilët kanë besuar në fuqinë magnetike, në energjinë elektrike, që u dorëzuan para fuqisë së kohës të hapësirës dhe u nënshtruan para epsheve ose ndjenjave të tjera, edhe pse nuk i kanë parë me sy, por nuk u bënë gati që ta adhuronin Zotin dhe të përuleshin para Tij. Jo! Ju nuk do të bëni gjëra të tilla!!

Anonymous
Vizitor
Vizitor

Nëse Zoti ekziston, Pse nuk duket?! Empty Re: Nëse Zoti ekziston, Pse nuk duket?!

Wed 1 Jun 2011 - 19:45
Në të vërtetë, ekzistenca e Zotit nuk mund të provohet ose të hidhet poshtë. Bibla thotë gjithashtu se ne duhet të pranojmë me anë të besimit faktin se Zoti ekziston, “Edhe pa besim është e pamundur t'i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë” (Hebrenjve 11:6). Nëse Zoti do të kishte dëshirë, Ai thjesht mund të shfaqej edhe t’i provonte botës si Ai ekziston. Por nëse Ai do ta bënte këtë gjë atëhere nuk do të kishte nevojë për besim. “Jezusi i tha: ``Sepse më ke parë, Thoma, ti ke besuar; lum ata që nuk kanë parë dhe kanë besuar!'' (Gjoni 20:29).

Por kjo nuk do të thotë se nuk ka asnjë fakt për ezistencën e Zotit. Bibla deklaron: “Qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij. Një ditë i flet ditës tjetër dhe një natë ia tregon tjetrës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi