Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rusi, kërkime për copa meteori, vlejnë 10 mijë euro Empty Rusi, kërkime për copa meteori, vlejnë 10 mijë euro

Mon 18 Feb 2013 - 14:07
Rusi, kërkime për copa meteori, vlejnë 10 mijë euro Site-meteorite-chelyabinsk-pieces%20182Rënia e një meteori në një rajon të Rusisë ka nxitur kërkimet për gjetjen e copave të tij, që mendohet se vlejnë së paku 10 mijë euro.

Disa ditë pasi meteori 40 tonësh tronditi Rusinë, duke plagosur mbi 1200 persona, vendasit kanë nisur të kërkojnë për copëzat e meteorit, që mund të shiten shumë shtrenjtë në treg.

Një biznesmen rus tha se është gati që të paguajë 500 mijë rubla për një copë.

Meteori shkaktoi dëme në qytetin rus Chelyabinsk për shkak të valës që shkaktoi zhurma kur meteori theu barrierën e zërit dhe shpërtheu.

Qeveria ka ndaluar disa kërkues thesaresh, duke thënë se copëzat e meteorit u duhen shkencëtarëve.

Steven Spielberg, regjisori i famshëm, është një koleksionist meteorësh.

Vjet në tetor një copë meteor e gjetur në Siberi u shit për 43 mijë dollarë.

NASA thotë se kur meteori hyri në atmosferë, shpërtheu me fuqinë e një bombe bërthamore.

Shkencëtarët thonë se po planifikojnë ndërtimin e një sistemi paralajmërimi për meteorët dhe asteroidët, pasi shqetësimi kryesor i mediave ka qenë se përse nuk ka pasur asnjë paralajmërim për një rrezik të tillë.



/Shekulli Online/Përgatiti: B.M./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi