Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Lulebora
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 43
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

Banka e vetme me një punonjës në botë!!! Empty Banka e vetme me një punonjës në botë!!!

Tue 19 Feb 2013 - 5:40
Banka e vetme me një punonjës në botë!!! Banka-me-nje-punonjes-ne-Gjermani-320x216Në një fshat të Gjermanisë, banorët i drejtohen një bankieri të vetëpunësuarPeter Breiter, 41 vjeç, është një bankier i pazakontë. Bonuset e stërmëdha, instrumentet financiare të komplikuara dhe biznesi miliona euro nuk janë për të. Në vend të tyre ai është i lumtur me plotësimin e transaksioneve me dorë për 500 banorët e fshatit Gamesfeld në Gjermani.
“E pse duhet të përdor një ATM?”, – thotë Friedrich Feldmann, një klient që është ulur në dhomën e vogël të pritjes së bankës për vizitën e tij të përjavshme për të tërhequr kesh. “ATM-të në fund të fundit kushtojnë para”.
Banka kooperative “Raiffeisen Gammesfeld eG” është një nga dhjetë bankat më të vogla në Gjermani nga depozitat dhe është e vetmja që drejtohet me vetëm një punonjës. Bankat e vogla si kjo dominojnë financat gjermane. Ato i kanë rrënjët te komuniteti dhe kanë një numër të kufizuar depozitash e kredish te banorët e zonës ku veprojnë.
Megjithëse numri i bankave të tilla kooperative në Gjermani ka rënë nga mbi 7 mijë në vitet 1970 në rreth 1,100 aktualisht, banka si kjo ofrojnë konkurrencë për dy gjigandët e këtij vendi, “Deutsche Bank” dhe “Commerzbank”.
Një ditë e zakonshme pune për Breiter përfshin sigurimin e fshatarëve me kesh për nevojat e tyre të ditës, sigurimin e kredive të vogla për bizneset vendore, si dhe pastrimin e zakonshëm të ndërtesës njëkatëshe me 200 metra katrorë që përbën zyrat e bankës.
Ai pati punuar më herët në një bankë të madhe, por Breiter, i lindur në fshat, thotë se kur e mori këtë vend pune në vitin 2008, bëri gjënë më të mirë në jetë.
Njoftimi për vendin e punës kërkonte dikë që punonte me dorë, pa kompjuterë. Makina e shkrimit ka shenja se është përdorur vazhdimisht dhe Breiter, i cili si veshje pune përdor një palë xhinse dhe një pulovër, nuk ka një kompjuter.
“Është kaq shumë qejf”, thotë Breiter, një matematicien i pasionuar ndërsa merret me një numër të konsiderueshëm klientësh. Ai i njeh klientët me emër dhe vazhdimisht ofron këshilla për punë, marrëdhënie e probleme financiare. “Njerëzit thanë se unë do të mërzitesha, por në fakt nuk jam”, tha ai.
Bankat kooperative ekzistojnë sepse në Gjermani ekzistojnë kompanitë Mittelstand, kompani të vogla dhe të mesme, shpesh të drejtuara nga një familje dhe që janë zemra e aktivitetit eksportues të këtij vendi. Te banka “Gammesfeld” ka klientë fermerë, një prodhues panelesh diellore me 100 punonjës dhe një kompani dritaresh.
Megjithëse shumë banka kooperative u goditën nga kriza financiare, ato e kaluan atë shumë më mirë se sa pjesa tjetër e sektorit për shkak se nuk kishin marrë përsipër rreziqe të ekzagjeruara, sepse i njohin klientët një më një. Tronditja nga shkatërrimi i bankave të mëdha ka sjellë edhe rritje të interesit për bankat e këtij lloji.
“Raiffeisen Gammesfeld” e ka të kufizuar aktivitetin e vet te bankinku tradicional, aty nuk ka karta krediti, aksione, fonde apo banking në internet. Fitimet neto janë të qëndrueshme në rreth 40 mijë euro në vit, ndërsa kredia më e madhe që ka dhënë është 600 mijë euro.
Breiter thotë se kriza financiare ka rritur interesin për bankën e tij nga e gjithë Gjermania: “Dikush erdhi pesë herë për të kërkuar 4 milionë euro kredi, por unë e refuzova sepse nuk qe nga Gammesfeld!”. Të tjerë kanë ardhur për të kërkuar këshilla se si mund të ndërtojnë një bankë të tillë në fshatin e vet, por ai thotë se modeli nuk mund të kopjohet për shkak të kostos së lartë fillestare që mbart.
Breiter thotë se është krenar gjithashtu për faktin se kjo bankë synon t’i shërbejë komunitetit dhe jo thjesht të bëjë fitime. Çdo klienti i ofrohet një normë e vetme interesi, pavarësisht nëse mund të fitojnë 1 mijë apo 10 mijë euro në muaj.
Në vitet ‘80, drejtuesi i mëparshëm i bankës, Fritz Vogt – gjyshi i të cilit e pati themeluar bankën më 1870 – u detyrua të shkojë në gjyq për të mbajtur licencën si bankë, sepse ai nuk kishte një punonjës të dytë siç ishte rregulli. Edhe tani, 82-vjeçari Vogt, shtëpia e të cilit është pas bankës, vjen sërish një herë në javë për të ndihmuar e për t’u hedhur një sy llogarive.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi