Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kidman-Urban, si në muaj mjalti Empty Kidman-Urban, si në muaj mjalti

Tue 19 Feb 2013 - 11:04
Me karriera tejet intensive, që çojnë secilin vazhdimisht sa në njërën anë të globit në tjetrën, Keith Urban dhe Nicole Kidman i duhet të kalojnë shumë pak kohë pranë njëri-tjetrit.

Megjithatë, partnerë që prej vitit 2006, aktorja hollivudiane dhe këngëtari u dukën si të rikthyer në ditët e muajit të mjaltit, në një pushim për të cilin gjetën kohën t’i dedikoheshin njeri-tjetrit në fundjavë.

Me Keith që mori disa ditë pushime nga filmimet e “American Idol” dhe 45-vjeçaren të rikthyer nga sheshxhirimet e filmit të saj të fundit, bashkëshortët u fotografuan tepër të dhënë pas njëri-tjetrit, duke luajtur me dallgët e Oqeanit Paqësor, në brigjet e Sidneit, në Australi.
Si dy adoleshentë, partnerët u fotografuan duke u puthur, përkedhelur dhe luajtur me njëri-tjetrin në publik, pa asnjë shenjë konsumimi nga shtatë vitet që kanë kaluar të martuar, por më shumë larg se sa pranë njëri-tjetrit.

Kidman-Urban, si në muaj mjalti Kidman1-1802
Kidman-Urban, si në muaj mjalti Kidman2-1802
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi