Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Media serbe: Shqiptarët mercenarë të SHBA për të destabilizuar Serbinë Empty Media serbe: Shqiptarët mercenarë të SHBA për të destabilizuar Serbinë

Wed 20 Feb 2013 - 20:19


“Veçernje Novosti” në një artikull të saj shkruan se, situata e tensionuar në të cilën gjendet tashmë rajoni është pasojë e një komploti madhor perëndimor, veçanërisht amerikan , i cili ka qëllim të përdorë shqiptarët si vegël për të destabilizuar Serbinë ortodokse në një kohë që në këtë vend është rritur prania ruse.

Në artikull me tej shkruhet se përkeqësimi i marrëdhënies Prishtinë –Beograd nuk është aspak i rastësishëm dhe se shqiptarët kanë ndërmend t’i përshkallëzojnë ngjarjet deri në fund, madje sipas tyre “kjo masë e madhe i detyrohet sjelljes agresive të ekstremistëve dhe terroristëve shqiptarë”, citohet gazeta në GSH.

“Shqiptarët kanë aleatë në Uashington dhe në Tiranë, ku merren vendimet se si do të luftohet kundër Serbisë ortodokse. Është evidente që ndërsa SHBA kërkon të vërë në kontroll gjithë botën, po përdor shqiptarët si mercenarë për shpërbërjen e Serbisë”, ka thënë akademiku Kaplan Buroviç.

“Çdo herë që Beogradi afrohet me Moskën, pasojat bien mbi Serbinë, të cilat mbërrijnë përmes ekstremistëve shqiptarë”.- komenton Darko Trifunoviç

Po sipas artikullit, qeveria kosovare po implementon disa forma të dhunës politike mbi serbët si: presioni politik nga Prishtina dhe aleatët e saj perëndimorë, BE dhe USA, demonstrimet e protestat publike, sulmet mbi serbët, shtëpitë e tyre, kishat, varret e monumentet, sulmet me armë eksploziv në zonat e banuara nga serbët, kërcënimi për shkëputje territoresh të reja nga Serbia drejt krijimit të Shqipërisë së Madhe.

Në mbyllje të artikullit shtrohet pyetja luftë apo jo? E megjithatë Darko Trifunoviç shton: “ekstremistët shqiptarë kërkojnë të krijojnë Shqipërinë e Madhe, e cila i nevojitet Perëndimit për të zgjeruar frontin kundër Rusisë”.

“Kjo super-Shqipëri nuk mund të krijohet pa luftë, pasi do të ngrihet Greqia, Maqedonia, Serbia e Mali i Zi”, nënvizon akademiku Kalan Buroviç.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi