Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

SHBA ndihmojnë Serbinë, por me pavarësi të forcuar të Kosovës Empty SHBA ndihmojnë Serbinë, por me pavarësi të forcuar të Kosovës

Wed 12 Jun 2013 - 10:08
– Në lojën diplomatike rreth datës për Serbinë papritmas është përfshirë edhe Uashingtoni. Sipas gazetës së Beogradit “Novosti”, në Departamentin amerikan të Shtetit fatin e integrimeve evropiane të Serbisë mund ta vendosë rezultati i betejës mes dy rrymave në administratën amerikane. Sipas burimeve të gazetës në fjalë, rryma e fortë angazhohet që data të përdoret si “karrotë” që Beogradi të detyrohet për më shumë koncesione në implementimin e Marrëveshjes së Brukselit, ndërsa rryma më e butë beson se presionet e mëtejshme do të ishin kundërproduktive. Ky grup angazhohet që Beogradi të marrë “dritën jeshile” për datën, ndërsa Prishtina të marrë angazhmanin special kontraktual nga BE-ja, sepse gjoja ndarja e MSS ende nuk është e mundshme, sepse pesë vende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Aktualisht po shqyrtohet opsioni I shatëll-diplomacisë së Uashingtonit në kryeqendrat kryesore evropiane, e posaçërisht në Berlin, i cili edhe më tutje ka qëndrimin më të fortë sa i përket çështjes së integrimit të Serbisë.

Sipas gazetës, ekziston ideja që zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit Philip Reeker të marrë rolin ndërmjetësues, i cili në ditët në vijim do të tentojë të bindë Gjermaninë të lejojë “dritën jeshile” gjë që do të ishte sinjal edhe për shtetet e tjera të BE-së të cilat ende hamenden rreth datës.

Nënkryetarja e Qeverisë serbe e ngarkuar për integrime evropiane Suzana Grubjesheviq ka qëndruar këto ditë në Gjermani dhe është kaur me zyrtarë të lartë të këtij vendi.

"Qëndrimi gjerman për dhënien e datës varet nga zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit”, k thënë ajo.

"Washingtoni është i vetëdijshëm se disponimi në BE për zgjerimin e mëtejmë është gjithnjë e më i vogël, por është në interesin e tyre që të përshpejtojnë integrimet evropiane të Prishtinës me qëllim të rrumbullakimit të pavarësisë së Kosovës dhe shtimit të vendeve që e njohin. Se a do të jetë në pakon e integrimeve të përshpejtuara edhe Serbia apo asaj do t’i lëshohet rampa, do të shihet pas disa javësh”, thotë analisti serb në Washington Obrad Kesiq.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi