Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
legjenda_1983
legjenda_1983
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
 <b>Mosha</b> Mosha : 41
<b>Postime</b> Postime : 13
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 11/11/2013

ugina i kërkon Kosovës të pezullojë bisedimet me Serbinë Empty ugina i kërkon Kosovës të pezullojë bisedimet me Serbinë

Mon 11 Nov 2013 - 18:08
Partitë politike shqiptare në Luginë të Preshevës kërkojnë pezullimin e bisedimeve ndërmjet lidershipit të kësaj ane dhe Qeverisë së Serbisë. Si shkas për këtë kanë marrë konfiskimin e librave në gjuhën shqipe nga autoritetet serbe në Shkollën Fillore “Zenel Hajdini” në Raincë. Përfaqësuesit e këtyre subjekteve kanë kërkuar të dielën që këto bisedime të ndërpriten përkohësisht derisa autoritetet serbe t’i kthejnë librat e konfiskuar dhe ta ndalojnë provokimin ndaj shqiptarëve. Pas takimit që është zhvilluar të dielën në mes të liderëve shqiptarë të kësaj ane, Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë për “Epokën e re” se partia e tij mendon se duhet të ndodhë moratoriumi i bisedimeve në mes të shqiptarëve të Luginës dhe Beogradit derisa të plotësohen kërkesat e shqiptarëve për kthimin e librave.Ai ka deklaruar se pala serbe duhet t’i kthejë edhe librat që i ka konfiskuar në vitin 2010. “Propozimi ynë është ta vendosim masën e moratoriumit në vazhdimin e bisedimeve që kanë filluar në mes të Luginës së Preshevës dhe Beogradit derisa nuk kthehen librat shkollorë të nxënësve të sekuestruara në vitin 2010 bashkë me traktorin dhe rimorkion e tij dhe librat që më 8 nëntor janë marrë në Shkollën Fillore ‘Zenel Hajdini’, ku nga duart e nxënësve janë marrë 5 mijë e 60 ekzemplarë të librave”, ka thënë Mustafa.Ai ka treguar se Partia Demokratike Shqiptare, të cilën e udhëheq, nuk do t’u kthehet bisedimeve me Beogradin derisa të kthehen librat në duart e nxënësve, duke shtuar se pret që kësaj kërkese t’i bashkohen edhe partitë e tjera shqiptare në Luginë. “Shpresojmë se edhe pjesa dërrmuese e partive të tjera do të na përkrah. Megjithatë, shpresojmë se do të vazhdojnë bisedat edhe ditëve të tjera në mes të liderëve shqiptarë dhe do ta detyrojmë Serbinë t’i kthejë librat në duart e nxënësve, e jo të mbeten ato në duart e policëve, të cilëve nuk u duhen”, është shprehur Mustafa.Ai ka kërkuar nga qeveritë e shqiptarëve dhe faktori ndërkombëtar që këtë çështje ta vendosin në bisedimet që po zhvillohen në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“Apelojmë Qeverinë e Shqipërisë, të Kosovës dhe të Serbisë, komunitetin ndërkombëtar dhe baroneshën Ashton, ta vendosin në tryezën e bisedimeve ndërmjet kryeministrave, atij të Kosovës dhe Serbisë, edhe problemin e shqiptarëve të Luginës”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të gëzojnë atë shkallë të të drejtave të serbëve në veriun e Republikës së Kosovës.

Sipas tij, përderisa nuk punohet me standarde të njëjta për të gjitha pakicat kombëtare në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor, është e pamundur të vendosen paqja dhe mirëbesimi ndërmjet popujve.

Pothuajse të njëjtin qëndrim ka edhe lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD), Jonuz Musliu. Ai në një komunikatë për medie ka thënë se askush nuk ka të drejtë të luajë me librin shqip dhe se veprimet e tilla janë anticivilizuese dhe antinjerëzore. Sipas LPD-së, ky veprim paraqet provokimin më të rëndë që nga heqja me dhunë e lapidarit të dëshmorëve të kombit në Preshevë.

“E drejta për t’u arsimuar dhe shkolluar në gjuhën amtare është e drejtë e garantuar me konventat ndërkombëtare, pra edhe me Kushtetutën e Serbisë. Mirëpo, Beogradi, kur janë në pyetje shqiptarët, nuk i njeh as ligjet e veta. Veprimet e tilla nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në Luginë të Preshevës, përkundrazi ato këtë rajon e mbajnë të brishtë dhe të ndjeshëm”, thuhet në reagimin e Lëvizjes së Progresit Demokratik të nënshkruar nga lideri i saj, Jonuz Musliu.

LPD-ja kërkon nga lidershipi i Luginës së Preshevës pezullimin e procesit të dialogut me Beogradin, përderisa Qeveria e Serbisë nuk i ndërprenë provokimet e tilla dhe përderisa nuk jep sqarime lidhur me rastin e konfiskimit të librave shqip në Preshevë.

Gjithashtu, LPD-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës, Qeveria e Shqipërisë dhe faktorët ndërkombëtarë të jenë më energjikë sa i përket presionit ndaj Qeverisë së Serbisë për të hequr dorë nga politika diskriminuese ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi