- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Britani, burg përjetë shqiptarit që vrau shqiptarin
Thu 21 Feb 2013 - 11:55
Drejtesia britanike shpall fajtor dhe dënoi me burgim të përjetshëm Arben Lleshin për vrasjen e shqiptarit 29-vjeçar Agim Hoxha, i cili u gjet i djegur në një makinë në 10 prill të vitit të kaluar.
Bashke me te nje tjeter shqiptar eshte burgosur per pengim te drejtesise. Shkaku i vertete i vdekjes se Agim Hoxhes nuk dihet, por policia britanike beson se ai eshte vrare ne nje apartament ne qytetin jugor anglez te Southemptonit. Analizat pas vdekjes treguan se ai ishte i vdekur perpara se makines t'i vihej zjarri, pasi nuk ishte gjetur tym ne mushkërite e tij. Agim Hoxha besohet se ka qene i perfshire ne tregetine e kokaines duke fituar mijera sterlina nga ky biznes.
Inspektori dedektiv Scott Clarke thote se 'hetimet edhe te dhenat sekrete na cuan ne Shqiperi dhe ne Itali, ku u arrestua edhe autori i vrasje Arben Lleshi'.
“Ne fillim te hetimit ne u perballem me nje viktime te paidentifikuar, mungesen e vendit te vrasjes apo armes se vrasjes dhe asnje te dyshuar imediat”, sqaron inspektori dedektiv. Ai shton se 'edhe pse ne kurre mund te mos e marrim vesh motivin e sakte te vrasjes se z. Hoxha , ne si polici jemi te bindur per perfshirjen e tij ne tregtine e droges”.
Ne procesin e zhvilluar u degjua sesi autori i vrasjes i cili e mohoi akuzen, kishte shkuar diten e vrasjes per te blere nje leve dhe tela, si dhe materiale te tjera qe ai i ka perdorur per vrasjen dhe djegien e trupit te viktimes Agim Hoxha ne nje makine Mercedes.Ne nje deklarate familja e viktimes tha se 'ajo qe kerkonim ishte drejtesi per Agimin dhe drejtesia sot u dha'.
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Britani, burg përjetë shqiptarit që vrau shqiptarin
Thu 21 Feb 2013 - 15:38
Ka ligje aty, jo si ne Shqiperi qe krim"B"i hedh valle...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi