- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Dhunohet drejtori i postës së Shkodrës
Fri 22 Feb 2013 - 11:19
Drejtori Rajonal i Postës Shqiptare në Shkodër, zyrtar i LSI-së, ka rënë pre e dhunës çnjerëzore sapo ka dalë nga zyra dhe po shkonte në shtëpi. Dyshimet e para të policisë kanë të bëjnë me një sulm ndaj tij për shkak të detyrës, por nuk përjashtohet mundësia edhe të ndonjë konflikti personal. Gjithsesi, policia pritet të marrë deklaratën e të dëmtuarit Shkëlzen Berisha, për të zbardhur motivin e krimit dhe për të identifikuar autorin.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 15:30, kur drejtori i postës, Shkëlzen Berisha, ka qenë duke dalë nga institucioni që drejton, i cili ndodhet në qendër të qytetit. Vetëm pak metra larg punës së tij ndodhej edhe hyrja e pallatit ku ai jeton. Në kohën që ai ishte drejtuar për në banesë, sipas policisë, dy persona me motor e kanë ndaluar zyrtarin e LSI-së dhe pas një debati me sharje dhe fyerje, kanë nisur ta godasin me grushte dhe me një shufër hekuri. Drejtori i Postës është goditur në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë, duke marrë plagë serioze dhe dy autorët e kanë lënë të shtrirë përdhe. Pasi e kanë goditur, autorët, të cilët ende janë të paidentifikuar, kanë mundur të largohen, pa rënë në dorë të policisë.
vendi i plagosjes, ShkodërNdihma e parë, drejtorit të postës, i është dhënë nga disa fqinj, që e kanë gjetur pothuajse pa ndjenja. Një nga fqinjët, që e ka dërguar në spital, ka treguar për gazetën momentet e konfliktit dhe dërgimin e Berishës në spital. “E gjetëm të mbuluar me gjak dhe pa ndjenja. E njohëm me vështirësi. Nuk ishte në gjendje të fliste, kështu që e morëm dhe e futëm në një makinë, me të cilën e dërguam me shpejtësi në spital, pasi kishte dëmtime të rënda. Nuk arrita t’i shoh autorët, por u larguan me një motor”, është shprehur fqinji i drejtorit të dhunuar. Sapo i dëmtuari është dërguar në spital, ai i është nënshtruar menjëherë ndërhyrjes kirurgjikale dhe sipas mjekëve, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Burimet nga spitali bënë të ditur se ai ka marrë disa fraktura dhe çarje në pjesën e kokës dhe pjesë të tjera të trupit, pasi është goditur nga mjete të forta.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për ngjarjen, por për momentin ende nuk ka as motive dhe as autor të identifikuar. Sipas policisë, për momentin, fakti që i dëmtuari nuk mund të japë informacion në lidhje me personat që e kanë goditur, për shkak të traumës që ka marrë, e bën të vështirë identifikim e autorëve. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se sapo i dëmtuari të jetë në gjendje për të folur, gjë që pritet të realizohet gjatë natës, do të ketë informacion dhe detaje në lidhje me autorët dhe motivet. Hetimet e grupit të punës e lidhin sulmin ndaj drejtorit të postës në dy pista. Njëra ka të bëjë për shkak të detyrës dhe tjetra me ndonjë konflikt personal, që i dëmtuari mund të ketë pasur me autorët gjatë ditës së djeshme, por që e ka nënvlerësuar. Sipas policisë, Shkëlzen Berisha, prej gati 1 viti drejton Albapostën në Shkodër, si përfaqësues i LSI-së, ndërkohë që bashkëshortja e tij punon si notere. Megjithatë, policia ka hedhur poshtë pistat e hetimit që lidhen me profesionin e bashkëshortes së tij. Sipas të dhënave, grupi hetimor ka marrë në pyetje stafin e postës në lidhje me ndonjë konflikt në zyrat e institucionit gjatë ditës së djeshme, por nuk janë publikuar detaje të mëtejshme për këtë çështje.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi