Rrëmbehet dhe dhunohet barbarisht 20 vjeçarja
Thu 11 Apr 2013 - 16:47
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Frakull e Madhe të qytetit të Fierit, ku një 20 vjeçare është rrëmbyer dhe është rrahur barbarisht. Sipas informacioneve të para mësohet se vajza me inicialet B.S është ndeshur me dy të rinjtë , Aleksandër Muçaj dhe Donald Hila, por ende nu dihet nëse ishte një takim i rastësishëm apo i qëllimshëm. Uniformat blu kanë raportuar se kanë qënë bashkëfshatarët ata që e kanë shpëtuar vajzën nga dhuna. Ndërsa familjarët kanë treguar se vajza e tyre ishte nisur për tek dentisti dhe se dy djemtë i kishin ndërprerë rrugën. Ngjarja nuk ka dëshmitarë, pasi në momentin e rrëmbimit nuk ka pasur asnjë banor në rrugë. Por dyshohet se ajo është marrë forcërisht në mjet nga Aleksandër Muçaj, dhe pasi e ka kërcënuar, ai e ka keqtrajtuar dhe rrahur në mjet duke i shkaktuar plagë dhe shenja të dukshme në fytyrë dhe në trup. Dy të dyshuarit janë arrestuar nga policia dhe ndërkohë kanë nisur hetimet./alb-observer.com/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi