Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

17-vjeçarja autike dhunohet dhe tentohet të përdhunohet në shkollë Empty 17-vjeçarja autike dhunohet dhe tentohet të përdhunohet në shkollë

Sun 13 Oct 2013 - 18:51
17-vjeçarja autike dhunohet dhe tentohet të përdhunohet në shkollë Dhuna-240x320Xh. Juba, është 17 vjeç, përjetësisht e dënuar për të mos jetuar si gjithë të tjerët. Ajo është autike, sindromë që prindërit e kanë konstatuar që kur ishte fare e vogël. Ajo kupton mirë gjithçka që ndodh përreth, por në pamundësi për të folur nuk arrin të shpjegojë asgjë. Përveçse fatkeqe, e mitura është pre e dhunës së ushtruar në shkollën speciale në qytetin e Durrësit, të cilën e ndiqte prej disa muajsh. Të paktën ky është pretendimi i zotit Taulant Juba, të atit të vajzës, i cili denoncon në gazetën “Shqip” ngjarjen e tmerrshme që i ka ndodhur të bijës.

Vajza, prej disa kohësh, jetonte në qendrën rezidenciale për personat me aftësi të kufizuara në Durrës, ndërsa çdo ditë shoqërohej me furgon bashkë me fëmijët e tjerë për të ndjekur 4 orë mësim në shkollën speciale. Mirëpo, dita e premte ka qenë e premtja e zezë si për vajzën autike ashtu edhe për familjarët e saj, të cilët janë njoftuar në orën 10.00 të paradites së dy ditëve më parë se vajza e tyre është gjetur e çarë, e gërricur, me të qepura në kokë, e gjakosur në pjesën më të madhe të trupit.

Këtu fillon historia. Zoti Juba deklaron se vajza e tij është dhunuar, madje ai këmbëngul se ka shumë mundësi të jetë tentativë për përdhunim. Nga njëra anë punonjës të qendrës rezidenciale që pohojnë se vajza është nisur nga ky institucion në orën 08.20 drejt shkollës speciale, ndërsa është kthyer në orën 10.10 e shoqëruar me një prej mësuesve të shkollës speciale, e qepur në kokë, me të çara, të gërricura. Nga ana tjetër, mësuesit e shkollës, të cilët deklarojnë se 17-vjeçarja është gjendur në klasë e veshur trashë, me një kapuç në kokë, ndërsa në faqe i rridhnin currila gjaku, çka u kishte bërë përshtypje mësuesve, të cilët këmbëngulin se vajza ka mbërritur në shkollë në këtë gjendje, duke i hedhur fajin qendrës rezidenciale për personat me paaftësi. Kjo është ngjarja që Taulanti, babai i vajzës autike tregon i prekur thellësisht nga kjo ngjarje, që thotë se ka tronditur tërësisht jetën e tij.shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi