Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Taksisti përdhunohet dhe plagoset nga 30-vjeçarja Empty Taksisti përdhunohet dhe plagoset nga 30-vjeçarja

Tue 28 Aug 2012 - 0:38
Taksisti përdhunohet dhe plagoset nga 30-vjeçarja Perdhunuesja-300x225Një taksit rumun u bë protagonist i një ngjarje të rrallë dhe për pak tragjike.

Nicolae Stan, dëshmoi nga krevati i një spitali, se si një vajzë e pashme u ngjit në taksinë e tij, e ftoi në shtëpinë e saj dhe atje i vendosu thikën në fyt e i kërkoi që të kryenin marrëdhënie seksuale mes tyre.

Ngjarja ndodhi në kryeqytetin e vendit, Bukuresht. Siç raportoi e përditshmja “Gazeta de Bistrita”, vajza e identifikuar më pas si 30-vjeçarja Luminita Perijoc, kundrejt një shpërblimi bindi viktimën që ta ndihmonte për ngritjen e valixheve në një apartament, ku pas refuzimit të joshjeve të saj, ajo u bë e dhunshme.

Në atë moment, ajo i vendosi babait të familjes thikën në fyt dhe e detyroi që të realizonin marrëdhënie seksuale. Megjithatë, e pangopur, Perijoc i kërkoi taksistit që të rikthehej të bënte seks për herë të dytë dhe për të tretë. Kur u shpreh se ishte i paaftë të kënaqte dëshirën e fundit të pasagjeres së çuditshme, ai u godit në brinjë me armën e ftohtë dhe pati nevojë për t’u kuruar në spital për plagën e marrë.

Ndonëse e reja u arrestua më pas, taksisti u shpreh se e gjithë kjo ngjarje e pazakontë i ka shkatërruar jetën, sepse gjëja e fundit që do të donte ishte të fitonte vëmendje mediatike dhe të bëhej objekt komenti i të gjithë Rumanisë. Taksisti përdhunohet dhe plagoset nga 30-vjeçarja Perdhunuesja1Me cinizëm, në disa forume ai është ironizuar për mungesën e dëshirës për të realizuar marrëdhënie me një vajzë me ngjashmëri të çuditshme me Angelina Jolie për nga pamja, por mediat serioze në vend kanë kërkuar që 30-vjeçarja të dënohet për përdhunim dhe plagosje, në të njëjtën mënyrë se si do të ishte dënuar krimi nëse ai do të ishte realizuar nga një mashkull.(tch)
Taksisti përdhunohet dhe plagoset nga 30-vjeçarja TaksistiTaksisti përdhunohet dhe plagoset nga 30-vjeçarja Perdhunuesja2
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi