Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Taksisti i ndershëm, i kthen 10 mijë $ udhëtarit, shpërblehet me 3 $ Empty Taksisti i ndershëm, i kthen 10 mijë $ udhëtarit, shpërblehet me 3 $

Sun 28 Oct 2012 - 14:14
Taksisti i ndershëm, i kthen 10 mijë $ udhëtarit, shpërblehet me 3 $ 616_523086514369441_277802615_n

Një taksi vozitës në Emiratet e Bashkuara Arabe është shpërblyer me 3 dollarë amerikan, pasi që një udhëtari i kishte kthyer 10 mijë dollarët e humbur në makinën e tij. Shaban Alija, është shoferi i taksisë me origjinë pakistaneze, për të cilin kanë shkruar mediat botërore për humanizmin e tij dhe humbësin e parave.Shaban ka gjetur çantën me paratë dhe pas kontrollit të saj ai ka parë shumën e parave në dollarë dhe dokumentet personale të sauditit, i cili kishte humbur çantën. Ai kishte pritur se do të përfitojë një ndihmë sado pak më solide nga humbësi i çantës, mirëpo shpërblimi ka qenë vetëm 3 dollarë, apo 10 dirhame.

“Dua të pranojë se më ka ardhur keq se përse kam harxhuar aq shumë kohë për të gjetur këtë udhëtarë, dhe disa orë duke e pritur këtë person në ambientet e hapësirës së kompanisë ku ishte punësuar. Por, s`ka problem, do t`ia kisha kthyer paratë, edhe po mos të kisha asnjë shpërblim”, ka deklaruar taksi vozitësi, Shaban Alia.

Një rast i njëjtë ka ndodhur edhe disa vite më parë kur një taksi vozitës tjetër kishte gjetur në makinën e tij disa mijëra dollarë, pasaportën, laptopin, blacbarry-n dhe një kartelë bankare dhe gjësende tjera të një nigeriani, mirëpo taksiu ka mbetur vetëm me një faleminderit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi