Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ja sa shpërblehet vogëlushja qe humbi krahun në tragjedinë e Gërdecit  Empty Ja sa shpërblehet vogëlushja qe humbi krahun në tragjedinë e Gërdecit

Mon 4 Mar 2013 - 11:09
Ja sa shpërblehet vogëlushja qe humbi krahun në tragjedinë e Gërdecit  132-370x290

Gjykata e Tiranës dëmshpërblen Regina Muratin, vajzën e vogël që humbi krahun në tragjedinë e rëndë të 15 marsit 2008 në Gërdec. Në vendimin e firmosur pak ditë më parë nga gjykatësja Rezarta Balliu (Vigani), urdhërohet kompania “Albademil” e biznesmenit Mihal Delijorgji, të shpërblejë në shumën e 18 milionë lekëve Reginën, e cila tashmë ka mbushur 13 vjeçe dhe ndryshe nga bashkëmoshatarët e saj, jeta e vajzës ka ndryshuar kryekëput, pasi gjymtimi e ka bërë të paaftë për punë. Gjithashtu, i ati Kujtimi dhe e ëma Marjeta shpërblehen me nga 3.4 milionë lekë secili. Laura, Soni dhe Fabio Murati, motra dhe vëllezërit e Reginës, janë shpërblyer me nga 1.7 milionë lekë secili. Padia për shpërblim dëmi u bë nga familja Murati, pak kohë pas tragjedisë. Tashmë kur kanë kaluar afro 5 vite nga ngjarja e rëndë që u mori jetën 26 personave dhe 300 të tjerë u plagosën, gjykata firmosi një vendim në favor të vajzës së gjymtuar. I kontaktuar në telefon, Kujtim Murati, babai i Reginës tha se nuk është në dijeni të një vendimi të tillë, pasi nuk kishte kontaktuar me avokatin e tij.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi