- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Anduena Llabani, ndërmjet familjes dhe karrierës
Fri 22 Feb 2013 - 15:47
Anduena Llabani para disa muajsh është bere mama duke sjelle ne jete djalin e saj, i cili ka ndryshuar jo vetëm statusin e saj, por edhe jetën.
Në një interviste Anduena ka folur për ketë eksperience te re dhe sigurisht duke rrëfyer edhe sakrificat qe është dashur te beje për hir te profesionit, por edhe marrëdhënie qe ka ajo me rrjetet sociale.
Karriera dhe familja, a mund te bëhen te dyja ne te njëjtën kohe dhe pa cenuar njëra-tjetrën?
Ka gjithnjë nje rrugëzgjidhje. Është një beteje ndjenjash dhe fatesh. Pa asnjërën prej te dyjave nuk mund te bej dot, ndaj dhe përpiqem qe te bej zgjedhjen time pa cenuar as karrierën e as familjen. Fakt është qe pas 6 muajsh, unë vendosa t’i rikthehem punës. Ishte një vendim qe padyshim me kushtoi shume. Me shume kohe dhe mund ne pune dhe me pak kohe me djalin. Mendoj se te dyja duan kohen dhe përkushtimin e duhur. Për momentin jam 24 ore e përkushtuar me mendje dhe fizikisht tek Aleksei, ndaj kam vendosur t’i le pak kohe vetes. Për karrierën ka gjithnjë një kohe dhe je vend te duhur.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi