Emigrantët ndërmjet ëndrrave, shpresave dhe tragjedisë
Sat 12 May 2012 - 1:17
ROME- Projeksione, promovime librash dhe takime për të treguar historitë e atyre që u përpoqën të arrijnë Italinë, në kërkim të një të një jete më të mirë.
Në bibliotekën “Villa Leopardi” në kryeqytetin italian muaji maj i është dedikuar emigrantëve. Mes shumë aktiviteteve gjendet edhe një për Shqipërin që sjell në vëmendje edhe njëherë vitin 1997 dhe tragjedinë e Otrantos.
Më 14 maj, do të bëhet prezantimi i librit “Il naufragio” (Fundosja) i autorit Alessandro Leogrande, që tregon historinë e përplasjes së motovedetës Kateri i Radës me një anije të patrullës italiane, në kanalin e Otrantos më 28 mars, 1997. Gjatë këtij promovimi do të jetë i pranishëm edhe vetë autori i librit.
Alessandro Leogrande ka hetuar gjerësisht rreth fundosjes së Katerit të Radës. Ai është takuar me të mbijetuarit, të afërmit e viktimave, ushtarakë, avokatë, aktivistë të shoqatave antir-raciste dhe ka udhëtuar në qytete e fshatra të Shqipërisë nga ku vinin emigrantët e kësaj tragjedie.
Nga tragjedia e Otrantos mbijetuan vetëm 34 persona, 57 humbën jetën, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë, ndërsa 24 trupa nuk u gjetën kurrë.

- Ulja e dënimit për kapitenin e tragjedisë së Otrantos, PDIU: Njollë e zezë për drejtësinë
- RONA NISHLIU: KENGEN JA DEDIKOJ TRAGJEDISE
- Fotografi të pabotuara më parë të tragjedisë së 11 Shtatorit
- 100 vjet nga Titaniku, në shitje fotografia e ajsbergut të tragjedisë
- Të mbijetuarit e tragjedisë së Himarës apelojnë për ndihmë. Paralajmërojnë grevë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi