- MiikaaaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 3712
Anetaresuar : 22/01/2013
Të mbijetuarit e tragjedisë së Himarës apelojnë për ndihmë. Paralajmërojnë grevë
Tue 9 Apr 2013 - 11:20
ELBASAN- Të mbijetuarit nga tragjedia e Himarës, që ndodhi në 21 maj të vitit 2012, ku humbën jetën 13 studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” dhe u plagosën 12 të tjerë, sot apelojnë për ndihmë. Nëpërmjet një deklarate për medait ata janë shprehur se kompania SIGMA nuk i ka dhënë ende dëmshpërblimin, për këtë arsye ata u bëjnë thirrje institucioneve, kryeministrit, ministrit të Drejtësisë si dhe Avokatit të Popullit të ndërhyjnë.
“Kanë kaluar 11 muaj nga aksidenti dhe nuk kemi marrë asgjë. Kompania e sigurimeve SIGMA na detyrohet 150 milionë lekë (të reja). SIGMA nuk i plotëson detyrimet”,- kanë thënë studentët e mbijetuar të aksidentit tragjik në një deklaratë për shtyp të bërë sot paradite para Universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
Re: Të mbijetuarit e tragjedisë së Himarës apelojnë për ndihmë. Paralajmërojnë grevë
Fri 12 Apr 2013 - 13:20
Të mbijetuarat e tragjedisë së Himarës: “Po tallen me ne, na ofrojnë shuma qesharake edhe pse mbetëm sakate”
Griselda Zeneli. një nga studentet e mbijetuara të tragjedisë së Himarës, ka rrëfyer se kompania e sigurimit po tallet me jetën e tyre ka vendosur që ti dëmshpërbleje më shuma qesharake.
“Na pritën në një nga zyrat e tyre dhe secilës i komunikuan shumën që do të përfitonte. Mua më thanë se shuma është vetëm 4 milionë lekë të vjetra. Kjo shumë është përcaktuar,pasi sipas tyre nuk kemi dëmtime aq serioze. Unë nuk e pranova këtë shumë, pasi për mua është tallje. Të mbetem sakate e të marr 4 milionë lekë. Kjo është vërtet fyerje.Doja të ikja jashtë shtetit për të bërë ndërhyrje kirurgjikale,pasi këtu dihet si është,por me këto pra nuk mund të bëj asgjë”, është shprehur Zenelio duke theksuar se të gjitha vajzat nuk kanë pranuar të firmosnin dokumenta te dëmshpërblimit.
“Ka pasur raste kur janë vlerësuar me 250 mijë lekë të vjetra, kur vetëm trauma që ka pësuar nuk vlen aq pak. Pasi pashë shifra të tilla vendosa të mos e mësoj fare shumën që më është ofruar”, ka deklaruar më tej që ka zbuluar se Zeneli kompania ka pohuar se nuk do të dëmshpërblejë Eriselda Guvberen dhe Florije Peçin, pasi ka mbuluar shpenzimet e tyre gjatë kurimit jashtë vendit.Më pas ajo thekson se ato do të fillojnë që sot protestën e paralajmëruar./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi