Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mbytja e anijes, të mbijetuarit, të tronditur  Empty Mbytja e anijes, të mbijetuarit, të tronditur

Thu 20 Oct 2011 - 14:15
Mbytja e anijes, të mbijetuarit, të tronditur  Anija-mbulim_tn_27
Dy të mbijetuarit nga mbytja e anijes 3400 toneshe me flamur maltez “Reina 1” ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore në spitalin rajonal të Durrësit, por gjendja e tyre psikologjike është e rënduar.

Të vetmit e mbijetuar nga kjo tragjedi janë kapiteni i anijes Ahmet Soyturk dhe oficeri i dytë i saj Ahmet Bal. Kapiteni 38-vjecar ende i tronditur flet për goditjen fatale që solli mbytjen brenda 2 minutash të anijes dhe përpjekjet për të veshur jelekët e shpëtimit, ndërsa pjesa më e madhe e ekuipazhit ishte në gjumë.

Biseda me kapitenin ndërpritet nga një telefonatë e gjatë me pronarin e anijes të cilit i raporton mbi tragjedinë dhe humbjen e shokëve të ekuipazhit.

Gjithcka ndodhi shumë shpejt dhe kapiteni i anijes i shmanget pyetjes mbi identifikimin e mjetit që lundronte pranë tyre. Aktualisht ekspertët flasin për një gabim njerëzor, ndërkohë që do të jetë kutia e zezë e anijes që do të zbardhë komunikimin e mundshëm mes drejtuesve të dy mjeteve që u përplasën rreth 20 milje larg brigjeve të Durrësit.

Anija turke “Reina 1” me ekuipazh turk dhe flamur maltez ishte nisur nga Rusia me destinacion portin e Barit në Mal të Zi, ku ishte parashikuar të mbërrinte ditën e enjte. 8 persona te tjere rezultojne te zhdukur, ndersa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, ndonëse pak gjasa ka për të mbijetuar të tjerë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi