Ajo do të martohej në shkurt (vdekja që ka tronditur një vend)
Mon 31 Dec 2012 - 17:11
Vdekja e një 23- vjeçareje, pasi u përdhunua në grup në Indi, ka shokuar mbarë vendin.
Tani mediat bëjnë me dije se studentja kishte në plan që të martohej në shkurt.
Fqinjët e saj thonë se ajo kishte bërë të gjithë përgatitjet për dasmën dhe kishte caktuar edhe vendin ku do bëhej.
Ajo me të fejuarin e saj kishin nisur të blinin edhe rrobat e dasmës.
Për shkak se emri i saj nuk është bërë publik, për 23 vjeçaren përdoren disa emra nga media indiane. Disa e quajnë Bija e Indisë, të tjera Zemërluania apo edhe Nirbhaya, që do të thotë e patrembura.
Që prej përdhunimit brutal në grup, India është mbërthyer nga protesta të ashpra. Miliona njerëz kërkojnë ekzekutimin e gjashtë të akuzuarve për këtë ngjarje të rëndë. Ata rrezikojnë tani dënimin me vdekje.
Aktivistët e të drejtave të femrave thonë se diçka nuk shkon siç duhet me shoqërinë e tyre.
Përdhunimet janë shumë të përhapura në Indi. Mediat japin shifra shokuese. Në Nju Delhi nga 635 përdhunime, vetëm njëri është dënuar nga gjykata.
23 vjeçarja u sulmua më 16 dhjetor. Ajo së bashku me të fejuarin ishin në një autobus privat në Nju Delhi. Krejt papritur gjashtë persona e sulmuan atë. Me vete kishin një shufër hekuri.
Pasi e përdhunuan rëndshëm, ata edhe e rrahën atë. Ndërkohë me shufrën e hekurit i dhunuan edhe organin ****ual. Më pas e hodhën atë të zhveshur e të plagosur në mes të rrugës. Shoku i saj duhej të shihte të gjithë skenën.
Vajza u dërgua për kurim në Singapor, por nuk e fitoi betejën me vdekjen. Më 29 dhjetor ajo ndërroi jetë./Tema

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi