Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Mbytja e anijes, vijojnë kërkimet Empty Mbytja e anijes, vijojnë kërkimet

Fri 22 Jun 2012 - 17:00
Mbytja e anijes, vijojnë kërkimet Anije-luftarakeEkipet e shpetimit kane vazhduar kerkimet per dhjetera personat e zhdukur pas mbytjes se nje anijes me klandestine ne afersi te ishullit Christmas, ne veri-perendim te Australise. 110 te mbijetuar jane nxjerre deri tani nga deti, por zyrtaret besojne se ne varke ka pasur rreth 200 vete. Tre trupa te pajete jane gjetur gjithsej.

Sipas ministrit te Brendshem australian, Jason Clare, te gjithe personat ne bord mendohet te kene qene afgane.

"Ishin te gjithe meshkuj te rritur, pervec nje djali 13-vjeçar, i cili është shpëtuar. Jemi ne ate pike kritike kur duhet te punojme intensivisht për të shpetuar sa me shume jete qe te jete e mundur dhe ky eshte fokusi im per momentin", tha Jason Clare, minister i Brendshem i Australise.

Anije tregtare, ato te rojes bregdetare australiane dhe avione kane ndihmuar ne operacionin e kerkim-shpetimit. ishulli Christmas eshte ne fakt me prane Indonezise sesa Australise, por konsiderohet nje objektiv i klandetineve qe shpresojne te mberrijne ne token e Australise shpeshhehere me varka te tejmbushura e ne gjendje shume te keqe.

Sipas zyrtareve, anija ka leshuar nje thirrje per ndihme e me vone eshte diktuar e permbysur nga nje avion australian zbulimi. Temperatura e ujit nuk ka qene e ulet, çka shton shpresat per gjetjen e te mbijetuarve. Australia ka nje qender te madhe emigracioni ne ishullin Christmas, kushtet e te cileve konsiderohen pergjithesisht optimale.
tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi