Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Vijojnë kërkimet për tre të arratisurit, policia: Lulo, Haxhiraj dhe Toma mund të jenë bashkë Empty Vijojnë kërkimet për tre të arratisurit, policia: Lulo, Haxhiraj dhe Toma mund të jenë bashkë

Mon 25 Nov 2013 - 14:18
KORÇË- Tashmë prej dy ditësh vijon aksioni për të arrestuar dhe tre të arratisurit e fundit nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë. Policia ka vazhduar pa ndërprerje kërkimet për Eduard Lulon, Reiz Haxhirajn dhe Gëzim Tomon.

Sipas informacioneve të fundit kërkimet për Haxhirajn dhe Lulon vazhdojnë të jetë të përqëndruara në zonën përreth malit të Gramozit dhe në kufirin me Greqinë. Sipas policisë dyshohet se këta dy të arratisur fshihen në pyjet e malit Gramoz. Ndërkohë nga policia kufitare kërkimet po zhvillohen me kamera termike.

Ndërsa kërkimet për të arratisurin e tretë Gezom Tomon janë përqëndruar në zonën e Prrenjasit. Sipas policisë dyshohet se Tomo ndodhet ende në këtë zonë. Një ditë më parë në një magazinë të braktisur në Prenjas u arrestuan edhe tre të arratisur të tjerë të Burgut të Drenovës.

Pas sinjalizimit të banorëve të zonës, të cilët kishin dëgjuar të shtëna me armë në brendësi të magazinës, policia dhe forcat RENEA rrethuan zonën, duke bërë të mundur arrestimin e të dënuarve Admir Tafili, Gezim Guri dhe Fran Marashi.

ULET INTESITETI I KËRKIMEVE, NË MBIKQYRJE NJË BANESË NË LESKOVIKT I
Ora 13:15- Është ulur intesiteti i kërkimeve për tre të arratisurit nga Burgu i Drenovës. Burime nga policia bëjnë të ditur se kërkimet po bëhen në bazë të informacioneve që vijnë. Por ndërkohë kërkimet nuk janë ndërprerë ato vazhdojnë në zonë e malit të Gramozit. Sipas informacioneve të fundit gjurmët që u raportua se ishin gjetur në orët e para të mëngjesit janë studiuar dhe është arritur në rezultatin se ato nuk kanë lidhje me tre të arratisurit pasi janë shumë të vjetra. Ndërkohë policia bën me dije se ka vazhduar me kontrollet në banesat e zonës përreth. Është kontrolluar edhe banesa e një të afërmi të Eduard Lulos në Leskovik. Sipas policisë banesa po mbahet nën vëzhgim pasi mendohet se Lulo mund të tentojë të shkojë aty.

POLICIA: DYSHOHET SE ME HAXHIRAJN DHE LULON ËSHTË EDHE TOMA
Ora 10:16- Policia ka zbardhur disa detaje të reja lidhur me ecurinë e kërkimeve për kapjen e tre të arratisurve nga burgu. Sipas informacioneve të fundit nga policia bëhet me dije se janë gjetur disa gjurmë po ende nuk është e sigurtë nëse janë të personave që po kërkohen. Ndërkohë të njëjtat burime thonë se dyshohet se bashkë me Haxhirajn dhe Lulon është edhe i kërkuari tjetër Gëzim Toma. Policia përjashton mundësinë e të arratisurve jashtë kufijve të Shqipërisë.

KONTROLLE PËR EDUARD LULON NË TIRANË
Ora 09:39- Vazhdon aksioni për kërkimin e tre të arratisurve të Burgut të Drenovës. Policia bën me dije se kërkimet për një prej të arratisurve Eduard Lulon janë shtrirë në Tiranë. Sipas policisë dyshohet se Lulo ka arritur të futet dhe të fshihet në kryeqytet. Policia e Tiranës ka marrë disa aksione në disa zona të kryeqytetit si në Laprakë, te Bregu i Lumit dhe te Stacioni i Trenit.

/BalkanWeb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi