Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shala e Ahmeti nuk mund të jenë ambasador Empty Shala e Ahmeti nuk mund të jenë ambasador

Fri 2 Mar 2012 - 15:12
Presidentja Atifete Jahjaga duket se ia ka “këputur shpresën” ish-ministrit Ahmet Shala, që të bëhet ambasador i Kosovës në Bruksel. Por, ajo nuk është ndalur me kaq. Përveç Shalës, privilegjin prej ambasadori nuk do ta gëzojë as deputeti i Partisë së Drejtësisë, Amir Ahmeti, i cili është propozuar për ambasador në Arabinë Saudite.

E premte 2 Mars 2012 10:55
E para e vendit ka vendosur që nga nëntë kandidatë për ambasadorë, të propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, këtë mundësi do t’ua japë vetëm disa prej tyre, por jo edhe Shalës e Ahmetit. Të pakën kështu kanë deklaruar burime të “Zërit” të afërta me Presidencën e Kosovës.
Ata kanë thënë se Jahjaga nuk e ka nënshkruar listën me të gjithë emrat. “Po thonë se kjo është bërë nga presioni i kryeministrit, Hashim Thaçi dhe ministrit Ferid Agani, të cilët nuk po duan që Shalën e Ahmetin t’i bëjnë ambasadorë, sepse nuk janë të rëndësishëm për ta. Ata janë të interesuar që këto pozita t’ua japin personave më të afërt të tyre. Ju e dini që Ahmet Shala nuk i ka punët aq mirë me kryeministrin dhe që ministri Agani e ka përjashtuar nga partia Amir Ahmetin”, ka thënë burimi.
Por, të kontaktuar nga “Zëri”, të dy kandidatët për ambasadorë nuk kanë pranuar të prononcohen duke deklaruar se nuk kanë informata për këtë çështje dhe se për një gjë të tillë duhet të pyetet Presidenca e Kosovës.
Nga ana tjetër, as zyrtarët e Presidencës nuk kanë dhënë detaje rreth procesit në fjalë.
“Dekretimi i kandidatëve për ambasadorë është nominal dhe proces në besim. Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës nuk mund të komentojë. Procesi ende po vazhdon”, ka thënë Arbër Vllahiu, këshilltari për medie i presidentes Jahjaga. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi