Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Delfinet mund te jene gjeni te matematikes Empty Delfinet mund te jene gjeni te matematikes

Wed 25 Jul 2012 - 16:27
Delfinet mund te jene gjeni te matematikes DelfinetDelfinet mund te perdorin matematike komplekse dhe jolineare nderkohe qe gjuajne per ushqim. Kjo sipas nje studimi te ri qe sugjeron qe delfinet mund te jene shume me te afte nga sa eshte besuar deri tani.
Frymezimi per studimin e ri erdhi pasi autori kryesor, Tim Leighton pa nje episod te serive Blue Planet ne Discovery Channel.
"Me beri menjehere pershtypje, pasi une e dija qe asnje sonar e prodhuar nga njeriu nuk do te ishte e mundur te operonte ne nje uje me flluska si ato qe krijonin delfinet." - tha Leighton, nje profesor i ultrasonikes dhe akustikes nen uje ne Universitetin e Southampton.
"Keta delfine ose kane vene ne pune aparatin e tyre sensorial me spektakular gjate gjuajtjes, ose kane nje sonar qe mund te beje ate qe sonaret njerezore nuk munden ta bejne. Ndoshta ata kane dicka te mahnitshme qe nuk e kishim vene re."- tha ai.

Leighton dhe koleget e tij jane shume te vendosur per te zbuluar misterin e ketyre delfineve.
Ata filluan punen e tyre duke modeluar llojet e pulsimeve te ekolokacioneve qe nxjerrin delfinet. Kerkuesit i i procesuan ato duke perdorur matematike jolineare ne vend te perdorimit te menyres standarte te procesimit te kthimeve sonare.
Teknika funksionoi dhe shpjegoi keshtu se si delfinet mund te arrijne suksesin e gjuetise me flluskat.
Matematika qe eshte e perfshire eshte shume komplekse. Ne thelb mbeshteten ne dergimin e pulsimeve qe ndryshojne ne amplitude. E para mund te kete nje vlere 1 ndersa e dyta nje vlere 1/3.

"Keshtu qe duke e marre te mireqene qe delfini e mban mend raportin ndermjet dy pulseve, dhe mund te shumezoje ekon e dyte me ate dhe te shtoje ekot se bashku, mund ta beje peshkun 'te dukshem' tek sonari i tij." - thote Leighton.
Por kjo nuk eshte e gjitha. Duhet te kete nje faze te dyte tek gjuetia.
"Flluskat shkaktojne alarme false dhe nje delfin nuk mund te shpenzoje energjine e tij duke ndjekur alarme false nderkohe qe peshqit e vertete arratisen." - shpjegon Leighton.

Faza e dyte qe perfshin heqjen e ekove nga njera tjetra, duke siguruar qe ekoja e pulsit te dyte eshte e para e shumezuar me tre.
"Bubbles cause false alarms because they scatter strongly and a dolphin cannot afford to waste its energy chasing false alarms while the real fish escape," explains Leighton.

Ne menyre qe te konfirmohet qe delfinen perdorin kete proces matematikor jolinear, jane ende disa pyetje te cilave u duhet pergjigjur.
"Deri sa matjet te behen me delfine nderkohe qe ata gjuajne ne uje me flluska, keto pyetje do te ngelen pa pergjigje." - tha Leighton.
Nese mund te kopjohet, ky lloj sonari do te kishte shume benefite per njerezit.
Megjithate, pervec delfineve ka edhe kafshe te tjera qe kane kuptim te avancuar te koncepteve numerike. Jane papagajt, shimpanze dhe edhe pellumba kane treguar zgjuarsi. Por deri me sot nuk ishte zbuluar ndonjehere nivel kaq i larte inteligjence.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi