- MiikaaaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 3712
Anetaresuar : 22/01/2013
Lajmet e mira të javës ..
Sat 23 Feb 2013 - 13:29
Lajmet e mira të javës
Lajmi se Florije Peci është shtatëzënë befasoi opinionin publik. Në media menjëherë lindën debate dhe një diskutim i gjerë u bë për çështjen a duhet të mbajë fëmijën vajza që dyshohet se është abuzuar në një spital të Austrisë. Gjendja shendestësore e mirë e fëmijës dhe nënës si dhe tejekalimi i afatit ligjor prej 12 javësh për të abortuar e bënte të pamundur ndërprerjen e shtatëzanisë nga ana e mjekëve. Në kushte të tilla, megjithë dëshirën e parë për të abortuar, Florije Peci ndryshoi mendje dhe zgjodhi të vazhdojë shtatëzaninë se saj.
Bukuria e vajzave shqiptare vazhdon të mahnisë shtete të ndryshme në botë. Kësaj radhe është Zvicra, e cila në konkursin për më të bukurën e shtetit helvet ka plot tre shqiptare nga Kosova. Dorina Podrimja dhe Anita Mustafa kanë lindur në Zvicër, ndërsa Heidi Lushtaku ka shkuar atje në moshën 6-vjeçare. Në kombëtaren e futbollit të Zvicrës janë gjysma e lojtarëve shqiptarë, por duket se edhe kurora e vajzës më të bukur ka gjasa të flasë shqip. Por, për këtë duhet të presim më së paku deri në 28 prill, kur nga 18 konkurrente do të zgjidhen për të vazhduar garën 12.
Një lajm i gëzueshëm për shqiptarët vjen nga një kishë veneciane. Nuk ka ndojë kardinal shqiptar që do të kandidojë për Papë, por në një nga tre hapësirat ovale të këtij objekti kulti valvitet flamuri shqiptar. Ishte studiuesja italiane, Lucia Nadin, që bëri këtë zbulim të madh, ndërsa autori i kësaj vepre rreth 500-vjeçare është Paolo Veronese, një nga piktorët më të shquar venedikas të shekullit 16. Ky afresk tregon për lidhjen e Italisë me hitorinë, traditën dhe jetën spirituale në Shqipëri me të cilën kanë dhënë dhe marrë ndër shekuj.
Megjithëse vetëm 2 vjeç, një vajzë skoceze i ka shpëtuar jetën së ëmës. Një telefonatë në numrin e policisë duke i thënë “ Mami po fle dhe nuk po zgjohet” ka bërë që ndihma të vijë menjëherë në familjen e vogëlushes. Për këtë arsye policia britanike e ka vlerësuar 2-vjeçaren me një çmim special për shpejtësinë e të kërkuarit ndihmë në numrin e emergjencës megjithëse ajo dinte vetëm të luante me telefonin.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi