Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kronika e zeze - Lajmet ditore

+13
Tironci
Kushtrimi4
EpiKada
Valbona
Silvana
BeSaa
Shqiptare
Luan_Valikardi
Njera Si Asnjera
Calypso
InTeRiStI_vLoNjAt
Durrsaku
Anabel
17 posters
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 15 Feb 2012 - 19:32
Message reputation : 100% (1 vote)
Ketu mund te postoni cdo lajm qe ka te bej me kroniken e zeze,pra vrasje,dhune etj..


Edituar për herë të fundit nga AnGeLiC në Mon 25 Feb 2013 - 12:54, edituar 1 herë gjithsej
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 15 Feb 2012 - 19:39
Aяjαиα shkruajti:Ketu mund te postoni cdo lajm qe ka te bej me kroniken e zeze,pra vrasje,dhune etj..
Kronika e zeze - Lajmet ditore 435671 u hap dhe nje vend pune per mua eshte per tu festuar ky lajm
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 15 Feb 2012 - 19:44
Kronika e zeze - Lajmet ditore 51379MOSKË- Kreu i rebelimit islamik në republikën e paqëndrueshme të Kaukazit, Dagestan, Ibrahim Daudov, u vra nga forcat speciale ruse.

Lajmi bëhet i ditur sot FSB-ja (shërbimet speciale ruse) duke kujtuar se bashkëshortja i vdiq nga një atentat në Moskë në fund të vitit 2010.
(m.a/BalkanWeb)
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 22 Feb 2012 - 17:36
Elbasan, tre të lënduar në aksident
Kronika e zeze - Lajmet ditore F.0222172848959_mTre të rinj kanë mbetur të lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti në qendër të qytetit të Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth mesditës përpara teatrit “Skampa”, kur një makinë është përplasur me një motor me targa Tirane.

BalkanWeb raporton se për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesja e mjetit Borena Gjuzi dhe dy të rinjtë që udhëtonin me motor, përkatësisht Gazmir Hakaj dhe Blerina Çapaj.

Sipas policisë, shkak i aksidentit paraprakisht mendohet shpejtësia me të cilën udhëtonin të dy palët. /Telegrafi/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 22 Feb 2012 - 17:37
Maqedoni, ekstradohet serbi që dogji xhaminë e Beogradit
Kronika e zeze - Lajmet ditore F.0222173601721_mNë Shkup të martën pasdite u arrestua Milosh Radosavlevic, i njohur si Kimi, serbi që dogji xhaminë qendrore të Beogradit.
Kimi është udhëheqës i grupit të tifozëve "Grobari" të klubit të futbollit Partizan i Beogradit. Ai së fundi po strehohej në Maqedoni, pasi që kërkohej për kryerjen e disa veprave penale, dhe se ndaj tij ishte shpallur fletarrestim ndërkombëtar.

Kimi ishte autori kryesor për djegien e Bajrakli xhamisë në Beograd në vitin 2004.

Pas arrestimit ai dje i është dorëzuar autoriteteve serbe në vendkalimin kufitar Tabanoc. /INA/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 22 Feb 2012 - 17:38
Në pranga burri vrasës
Kronika e zeze - Lajmet ditore F.0222135844944_mFarmacistja Eleni Basho dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj.
Policia pretrendon të ketë prova të mjaftueshme që e implikojnë Ilia Bashon si organizatorin e vrasjes së saj. Por, sipas burimeve policore, 38-vjeçari nuk ka treguar deri më tani se cili ishte vrasësi që kreu krimin.

Gjatë një konference për shtyp drejtori i policisë Tiranë, Bernard Çaushaj bëri të ditur se ndalimi u bë bazuar edhe në Urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas grumbullimit të provave dhe fakteve që vërtetojnë implikimin e Bashos si organizator i vrasjes, raporton “Top-Channel”.

Ilia Basho gjatë marrjes në pyetje nuk e pranon krimin duke shfrytëzuar alibinë e tij që kishte natën e vrasjes, pasi gjendej në një tjetër zonë larg nga vendi i ngjarjes.

Policia nuk dha detaje të hollësishme për provat e krimit, por bën të ditur se ato janë evidentuar pas gjurmimit dhe përgjimit të Ilia Bashos në ditët pas krimit. /Telegrafi/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 23 Feb 2012 - 16:11
Elbasan, vritet me një plumb në kokë pronari i lokalit

Kronika e zeze - Lajmet ditore 35982_16ELBASAN- Ekzekutohet me një plumb në kokë një 37- vjecar në qytetin e Elbasanit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Dyli Haxhire” të qytetit të Elbasanit.

Viktima është shtetasi Almir Cani 37-vjec, babai i një vajze. Cani është qëlluar me armë përpara shtëpisë së tij, ndërsa autori është shpallur në kërkim.

Nga burimet e para të policisë, mësohet se 37-vjecari Cani është thirrur në emër nga vrasësi, e më pas me të zbritur nga banesa e tij është qëlluar me një plumb në kokë. Bëhet me dije se Cani ka qënë pronar i një lokali në këtë qytet.

Raportohet se policia e Elbasanit ka shkuar menjëherë në vendngjarje por ende nuk dihen shkaqet e vrasjes. Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar 15 persona, si dhe është identifikuar autori.
(ma.ar/BalkanWeb
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 23 Feb 2012 - 16:12
Durrës, gjendet një trup i pajetë në zonën e Currilave

Kronika e zeze - Lajmet ditore 51033_2DURRES - Banorët e zonës së Currilave në Durrës kanë gjetur trupin e pajetë të një mashkulli në breg të detit.

Lajmi u bë i ditur nga policia e qytetit bregdetar, e cila njoftoi se trupi i dekompozuar dyshohet se është rreth moshës 40-vjeçare.

Sipas të njëjtave burime, dyshohet se viktima mund të jetë mbytur ditët e fundit.

Ndërkohë ekspertët e policicisë së Durrësit kanë nisur punën për identifikimin e kufomës dhe për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

(er.nu/BalkanWeb
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 24 Feb 2012 - 2:14
Dënohet gruaja që vrau burrin, duke i hedhur vaj të nxehtë në vesh

Kronika e zeze - Lajmet ditore Download-221Gjykata e Fierit ka vendosur 14 vjet burg për Dallëndyshe Kasën e cila i hodhi bashkëshortit të saj vaj në vesh disa muaj më parë duke e lënë të vdekur atë.

Sipas hetimeve të kësaj, gjykata, sherri i nisur për gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën ndodhej familja kishte degjeneruar në ushtrim dhune nga bashkëshorti.

Ndërsa gruaja 55 vjeçare është hakmarrë duke i hedhur bashkëshortit Xhelo Kasa vaj në vesh. Ngjara ndodhi në 14 korrik në një apartament në lagjen “11 janari” të këtij qyteti.
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 25 Feb 2012 - 15:54
Durrës, 20-vjecari vetëplagoset për t’i shpëtuar borxhit
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore 49035_6DURRËS- Një 20 vjeçar ka stimuluar plagosjen dhe grabitjen e tij për ti shpëtuar borxhit që kishte prej 500 mijë lekësh në një pikë lojrash fati.

Ngjarja e pazakontë është shënuar në qytetin e Durrësit. Sipas policisë, Ulian Seferi, është paraqitur mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Durrësit rajonal me një plagë arme zjarri në këmbë, duke deklaruar se ishte plagosur nga dy të rinj, të cilët i kishin grabitur shumën prej 480 mijë lekësh të reja.

Me nisjen e hetimeve policia zbuloi mashtrimin, duke bërë të ditur se pista e grabitjes ishte sajuar pasi 20-vjecari i kishte borxh pronarit të kazinosë ku ai punonte, një shumë prej 500 mijë lekësh.

I riu është vënë në pranga për kallëzim të rremë e armëmbajtje pa leje.
(m.a/News24/BalkanWeb)
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 28 Feb 2012 - 10:19
Itali, 24-vjeçari shqiptar vritet me plumb në kokë
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore 51785ITALI- Një shqiptar 24 vjeçar është gjetur i vrarë me një plumb në kokë në një rrugë qendrore në Castel Bolognese, një provincë e Ravena.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes. Trupi i pajetë është gjetur përmbys në anë të një rruge.

Nga verifikimet e para të bëra nga Karabinierët, mësohet se viktima është Kleant Sukja, 24 vjec, i riu është goditur me armë zjarri në kokë.

Karabinierët dhe organet e drejtësisë janë vënë në lëvizje dhe pasi kanë bllokuar zonën e ngjarjes kanë filluar mbledhjen e provave.

Dyshimet e para flasin për dy persona të maskuar të cilët kanë goditur 24 vjeçarin.

I riu ishte i martuar dhe priste një fëmijë, mësohet se punonte duke shitur fruta dhe perime.

Në vendngjarje Karabinieria ka gjetur të mbledhur një grup shqiptarësh, disa prej të cilëve deklaruan se ishin shokë të viktimës dhe se ishin lajmëruar me sms për vrasjen.

(ar.si/BalkanWeb)
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 28 Feb 2012 - 14:54
Pritë e plumba në Krujë, ekstradohet Serjan Zogu

Kronika e zeze - Lajmet ditore Serjan-ZoguTiranë, 28 shkurt 2012, NOA- I shpallur në kërkim dy vite më parë, një 26 vjeçar nga Kruja u ekstradua mesditën e sotme në drejtim të vendit tonë nga Italia, pasi i kishte ngritur pritë një bashkëfshatari të cilin e kishte plagosur.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve noa.al, se i ekstraduari i shpallur në kërkim ndërkombëtar është Serjan Ramazan Zogu.

Mësohet se në shtator të vitit 2012 Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Zogun, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim“ si dhe të “Armëmbajtjes pa leje”.

26 vjeçari akuzohet se pranë një lokali në fshatin Luz të Krujës, ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur shtetasin Arben Bardhi, pasi i kishte ngritur pritë ndërsa objektivi i tij në momentin e ngjarjes po dilte me makinë nga ndërtesa e tij.

Arrestimi i tij në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Roma.

a.y/noa.al
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 28 Feb 2012 - 16:20
Pogradec, plagoset me armë 52-vjeçari, policia zbulon autorin e krimit

Kronika e zeze - Lajmet ditore Policia_tirane419-300x220Një person i moshës 52 vjeç ka mbetur i plagosur me afrmë sot në Pogradec. Policia tha se ka vënë në pranga autorin e krimit.
Sipas burimeve zyrtare, sot ne dt.28.02.2012 eshte marre njoftim se ne fshatin Velcan-Pogradec, ka pasur plagosje me arme zjarri te nje shtetasi.
Menjehere pas marrjes se njoftimit u ngrit grupi hetimor, ku ka rezultuar se i demtuari 52 vjecari Florian.H me profesion puntor me kontrate, eshte qelluar me arme zjarri ne pjesen e shpines nga shtetasi Dritan Lushka 35 vjec.
Mendohet qe motivi i ngjarjes te jete nje konflikt i vjeter mes dy shtetasve (konflikt ne lidhje me demtimin e automjetit te autorit te ngjarjes nga shtetasi Florian.H). Bejme me dije se aktualisht i demtuari Florian.H ndodhet ne spitalin civil te Pogradec, jashte rrezikut per jeten, ku po merr dhe ndihmen e nevojshme mjekesore per demtimet e lehta te marra ne pjesen e shpines.
Ndersa nga ana e uniformave blu po punohet per sqarimin e plote te rrethanave te ngjarjes.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 28 Feb 2012 - 16:21
Sarandë, 18-vjeçari vdes nga kontakti me rrymën elektrike

Kronika e zeze - Lajmet ditore Ambulanca_urgjenca3-300x222Një 18-vjeçar gjeti vdekjen sot nga kontakti me rrymën elektrike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shendelli ku 18-vjeçari Lirim Gjini ka gjetur vdekjen në banesën e tij pasi ka rënë në kontekt me korentin.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa dyshohet se vdekja e 18-vjeçarit ka ndodhur nga rënia aksidentalisht në kontakt me korentin.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 28 Feb 2012 - 16:23
Pogradec, 14-vjeçari gjendet i vetëvarur brenda në shtëpi

Kronika e zeze - Lajmet ditore Ambulanca13Bëhet shqetësues fenomeni i vetëvrasjes së fëmijëve në moshën e adoleshencës së hershme. Pas vetëvarjes së një vajze 15 vjeçare dje në Lushnje, një 14-vjeçar është gjetur i vetëvarur në fshatin Podgozhan të Mokrës, në Pogradec.
Shtetasi M. Gegprifti mësohet se është gjetur në orët e vona të së hënës në mjediset e shtëpisë së tij.
Familjarëet që ishin të parët që konstatuan vetvarjen e adoleshentit nuk zbardhin ndonjë shkak që djali i tyre të kryente aktin vetvrasës.
Policia, për shkak të largësisë nga Pogradeci dhe terreni e moti i keq, nuk ka arritur ende në vendin e ngjarjes.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 28 Feb 2012 - 16:24
Pogradec, plagoset me armë 52-vjeçari, policia zbulon autorin e krimit

Kronika e zeze - Lajmet ditore Policia_tirane419-300x220Një person i moshës 52 vjeç ka mbetur i plagosur me afrmë sot në Pogradec. Policia tha se ka vënë në pranga autorin e krimit.
Sipas burimeve zyrtare, sot ne dt.28.02.2012 eshte marre njoftim se ne fshatin Velcan-Pogradec, ka pasur plagosje me arme zjarri te nje shtetasi.
Menjehere pas marrjes se njoftimit u ngrit grupi hetimor, ku ka rezultuar se i demtuari 52 vjecari Florian.H me profesion puntor me kontrate, eshte qelluar me arme zjarri ne pjesen e shpines nga shtetasi Dritan Lushka 35 vjec.
Mendohet qe motivi i ngjarjes te jete nje konflikt i vjeter mes dy shtetasve (konflikt ne lidhje me demtimin e automjetit te autorit te ngjarjes nga shtetasi Florian.H). Bejme me dije se aktualisht i demtuari Florian.H ndodhet ne spitalin civil te Pogradec, jashte rrezikut per jeten, ku po merr dhe ndihmen e nevojshme mjekesore per demtimet e lehta te marra ne pjesen e shpines.
Ndersa nga ana e uniformave blu po punohet per sqarimin e plote te rrethanave te ngjarjes
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 29 Feb 2012 - 10:18
Elbasan, tentoi të siguronte skrap, e zë soleta vdes adoleshenti
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore 32423_130ELBASAN- Adoleshenti humb jetën në përpjekje për të siguruar skrap, ndërkohë që viktima gjendet vetëm pas alarmit të familjarëve për zhdukjen e djalit të tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ne fshatin Bukani të Elbasanit ku një adoleshent ka humbur jetën pasi e ka zënë soleta poshtë. Sipas policisë, trupi i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm, pasi familjarët kishin denoncuar zhdukjen e tij që prej mbrëmjes së djeshme, ndërkohë që ende nuk bëhet identiteti i të riut.

Nga hetimet paraprake dyshohet se adoleshenti kishte dalë dje për të marre hekurat e soletës së ish-magazinës së rezervave ushqimore, kur soleta është shembur mbi të, duke i shkaktuar vdekjen.
(el.me/BalkanWeb)
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 1 Mar 2012 - 11:33
Kërkohej në Shqipëri për vrasje, arrestohet në SHBA për grabitje bankash
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore 30579_8SHBA - Kërkohej në Shqipëri për vrasje, arrestohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për grabitje bankash.

Lajmi është publikuar sot në New York Post, ku shkruhet se policia ka vënë në pranga 26-vjeçarin Shpend Mazari, pasi kërkohej për dy grabitje bankash, me vlerë totale 500 mijë dollarë.

Madje zyrtarë të FBI-së bënë të ditur se ishin vënë prej kohësh në ndjekje të 26-vjeçarit nga Puka e Shqipërisë.

Të njëjtat burime të cituara nga New York Post thonë se i riu ishte shpallur në kërkim nga Gjykata Federale e New Jeresy për hyrje të paligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe prej vitit 2004 kërkohet nga INTERPOL-i për një vrasje të kryer në Shqipëri.

(er.nu/news24/BalkanWeb)
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 1 Mar 2012 - 12:00
Durrës, sekuestrohen rreth 1 kg kokainë, në pranga 35-vjeçari
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore 43514_2DURRES - Policia e Durrësit sekuestroi një sasi lëndësh narkotike në banesën e një shtetasi, në lagjen 13 të qytetit bregdetar.

Mësohet se lënda e sekuestruar është e llojit kokainë, ndërkohë që paraprakisht flitet për rreth 891 gramë.

Burime nga policia lokale bënë të ditur se kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 35-vjeçarit Edmond Kondakçi, nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike.

Policia është informuar në rrugë operative për veprimtarinë e shtetasit Edmond Kondakçi dhe më pas realizoi kontrollin në banesën e tij.

(er.nu/BalkanWeb)
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 1 Mar 2012 - 16:22
Gjirokastër, 55-vjecari plagos kunatin, më pas vret veten
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore 51223_4GJIROKASTER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Sokratik, të komunës Dropull i Poshtëm në Gjirokastrër. Shtetasi Agim Dida, 55-vjec ka plagosur për motive ende të paqarta, kunatin e tij dhe më pas ka vrarë veten.

Sipas burimeve të policisë së Gjirokastrës, Dida u vetëvra në momentin kur policia e ka rrethuar për ta arrestuar. Gjithashtu mësohet se i plagosur është shtetasi Alket Salaj 38-vjec, edhe ky në gjendje të rëndë.

Shtetasi Agim Dida mësohet se ka diskutuar me kunatin e tij në afërsi të një lokali në fshat, e më pas e ka qëlluar atë me armë tip pistolete në kraharor.

Dyshohet se Dida ka pasur probleme me bashkëshorten, ndërsa flitet edhe për një divorc të mundshëm në çift çka mund të jetë bërë edhe shkak për debatin mes tij e kunatit.

Policia e Gjirokatrës po heton mbi ngjarjen, për ta zbardhur të tjera detaje.
(ma.ar/BalkanWeb)
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 2 Mar 2012 - 19:38
Makina përplaset me bordurën e merr flakë, 2 persona të plagosur
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore 51900TIRANË- Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se nga përplasja me bordurën, makina ka shpërthyer në flakë, duke sjellë edhe plagosjen e dy personave që udhëtonin në të. Drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, i cili pas përplasjes ka përfunduar në një kanal në anë të autostradës.

Sipas të dhënave të para të policisë, njëri prej të plagosurve është në gjendje më të rëndë.

Në vendngjarje ndodhet edhe një zjarrfikëse, që po bën të mundur shuarjen e flakëve.

Mësohet gjithashtu, se si pasojë e aksidentit është bllokuar për disa minuta trafiku në autostradë.

(ma.ar/BalkanWeb)
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 2 Mar 2012 - 20:11
Tiranë, vëllai plagos vëllanë, në përpjekje për të shpëtuar nënën
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore 46346_41TRIANË- Sherri mes dy vëllezërve ka përfunduar në plagosje të njërit prej tyre duke rrezikuar të përfundonte në tragjedi familjare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në familjen Kamberi, pasditen e sotme rreth orës 19:00, në afërsi të rrugës ‘Jordan Misja’ në Tiranë.

Nga hetimet paraprake mësohet se dy vëllezërit, 23-vjecari Ermal Kamberi, i cili vuan nga crregullime mendore dhe vëllai i tij 21-vjecari Blerim Kamberi pas një sherri banal janë grindur mes tyre. E ëma e vëllezërve ka tentuar ti ndajë djemtë e saj, por përpjekja e saj ka dështuar pasi djali i sëmurë, Ermali i ka futur duart në fyt.

Blerimi pasi ka tentuar të largojë të ëmën ka qëlluar mjete të ftohta vëllanë e tij.

Policia, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ka dërguar të plagosurin në Spitalin Ushtarak, dhe bën me dije se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet, ndërkohë ka marrë në pyetje familjarët.
(el.me/BalkanWeb)
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 2 Mar 2012 - 20:14
ca nuk po na degjojne veshet
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 3 Mar 2012 - 14:15
SHBA kërkon 27 vjet burg për shqiptarin e akuzuar për terrorizëm
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore 51920SHBA- Drejtësia amerikane ka dënuar me 27 vjet burg, Betim Kaziun, shtetasin amerikan me origjine nga Kosova i akuzuar për terrorizëm.

Kaziu, i lindur në Nju Jork, u akuzua se kishte udhëtuar në Lindjen e Mesme në një përpjekje të dështuar për t’iu bashkuar Al Kaedës dhe të hakmerrej për abuzimin ndaj myslimanëve duke vrarë trupa amerikanë.

Ai u arrestua nga policia në Kosovë në gusht të 2009-ës dhe u transferua në SHBA për t’u përballur me akuzat për terrorizëm. Në korrik të 2011-ës, Kaziu u dënua për konspiracion për vrasje.
(el.me/news24/BalkanWeb)
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 3 Mar 2012 - 14:49
Pi 40 kokrra paracetamol, rëndë 42 vjeçarja

Lajmi i Fundit e Shtunë, Mars 3rd, 2012

Kronika e zeze - Lajmet ditore Policiasarande-300x226SARANDË- Tenton t’i jape fund jetes duke gelltitur 40 kokrra paracetamol, e perfundon ne gjendje te rende per jeten ne spital.
Ngjarja ka ndodhur ne Sarande, ku shtetasja V.Kola, 42-vjeç, banuese në lagjen nr.1 të Sarandës, pasi ka blerë në farmaci sasine e paracetamolit ka shkuar në lulishten pranë lokal “Riviera” në bulevardin e Sarandës e ka nisur t’i konsumojë një e nga një.
Nëna e dy fëmijëve është gjetur një orë më pas në gjendje të rëndë e është transportuar drejt urgjencës “Stefan Mekshi” të Sarandës.
Mjekët kanë bërë të pamundurën për ta shpëtuar 42-vjeçaren duke i kryer disa herë lavazh, por duke parë gjendjen e saj të rënduar, rreth orës 20.30 te mbremjes se djeshme, me një autoambulancë e kanë nisur drejt spitalit Ushtarak në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Policia e Sarandës, e njoftuar nga mjekët ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të çështjes me qëllim përcaktimin e shkaqeve që e kanë shtyrë 42-vjeçaren V.Kola drejt tentativës për vetëflijim.
www.panorama.com.al
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 3 Mar 2012 - 14:50
ca tipash mer, dhe per te vrare veten kursejne parate, ble moj vajze bar miu se nuk eshte shtrenjte
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sun 4 Mar 2012 - 10:04
Durrës, 30-vjeçari plagoset me armë zjarri në oborrin e shtëpisë
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore 50170_4DURRES - Plagosje me arme zjarri në Sukth të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e të plagosurit.

Sipas policisë, 30-vjeçari Artan Destani ka qenë duke pirë kafe në verandën e banesës së tij kur është qëlluar me armë zjarri.

Mësohet se autori i ngjarjes është fqinji i tij Adrian Bregu, ndërkohë që mbeten ende të paqarta shkaqet e plagosjes.

30-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, ndërsa policia bëri të mundur arrestimin e autorit dhe nisi hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.

(er.nu/BalkanWeb)
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sun 4 Mar 2012 - 10:06
Tropojë, 45-vjeçari vret bashkëshorten për nderin e humbur të vajzës
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore 51431_3TROPOJE - Konflikti për shtatzëninë e vajzës 20-vjeçare ka shkaktuar dramë në një familje në rrethin e Tropojës. "Humbja e nderit" nga ana e së bijës e ka çuar deri në marrëzi 45- vjeçarin Xhemal Abazi.

Ndërsa po debatonte ashpër me të shoqen për "turpin" që iu kishte zënë derën, kryefamiljari e ka qëlluar atë me tre plumba pistolete, duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja e rëndë, që shënon krimin e radhës brenda familjes, ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Luzh të Komunës së Llugajt. Pas ekzekutimit të bashkëshortes Naime Abazi, autori i krimit është vetëdorëzuar në polici. Ndërkohë, burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Kukësit bëjnë me dije se nëna e 4 fëmijëve u vra pas një sherri të çastit nga burri i saj.

VRASJA
Xhemal Abazi është tronditur kur ka mësuar se e bija kishte pasur lidhje me një djalë pa dijeninë e tij dhe kishte ngelur shtatzënë me të.

I gjendur ngushtë përballë opinionit të zonës, ai ka filluar të grindet ashpër me të shoqen, të cilës i ka kërkuar llogari se përse kishte lejuar që vajza e tyre t'i turpëronte dhe t'u ulte kokën.

Sherri mes dy bashkëshortëve, i cili ka nisur në orët e mbrëmjes të së premtes, ka degjeneruar deri në vrasje, rreth orës 03:00 të mëngjesit të djeshëm.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sun 4 Mar 2012 - 12:06
Gjirokastër, sekuestrohen 140 kg lëndë narkotike, 2 në pranga, 4 në kërkim
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore 51943GJIROKASTER -Policia e Gjirokastrës sekuestroi 140 kilogramë lëndë narkotike nga Lazarati dhe arrestoi në flagrancë dy persona, ndërsa shpalli në kërkim katër të tjerë.

Operacioni i koduar “Prita” është kryer në orët e para të mëngjesit në malin e Sopotit, ku ka pasur dhe shkëmbim zjarri mes policisë, grupit që transportonte drogën nga Lazarati dhe grupit në anën e rrugës së Delvinës, që priste të trafikonte drogën drejt Greqisë.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, policia arrestoi Arben Ahmetin, i dënuar me 9 vjet burg në Greqi për trafik droge dhe Dhimitraq Rrapushin, i cili priste në automjet për ta dërguar ngarkesën drejt shtetit fqinj.

Ndërkohë katër trafikantë të tjerë janë arratisur. Sipas policisë, droga po transportohej nga Lazarati përmes kafshëve, ndërsa trafikimi i saj do të vijonte me automjet. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gjithashtu edhe 4 armë zjarri dhe mjeti tip Isuzu.

(er.nu/news24/BalkanWeb)
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sun 4 Mar 2012 - 13:14
Tiranë, tentoi të ndalte një sherr mes të rinjsh, plagoset polici
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore 44643_11TIRANE – Një efektiv i policisë së Tiranës ka marrë plagë të rënda, ndërsa po përpiqej të ndalte një sherr mes disa të rinjsh në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si “Fusha e aviacionit”, kur efektivi Nuredin.G ndërhyri për të ndarë disa të rinj që po goditeshin me njëri-tjetrin me mjete të forta.

Mësohet se autori i plagosjes së punonjësit të policisë është 17 vjeçari A.M , i cili është shoqëruar në komisariat.

(er.nu/BalkanWeb)
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sun 4 Mar 2012 - 18:36
Tiranë, zjarri bllokohen banorët e një pallati 15 katësh tek Zogu i Zi
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore 32437_16TIRANË-Pak minuta pas zjarrit të rënë në një fabrikë polisteroli, një tjetër zjarr u regjistrua në një pallat tek “Zogu i Zi”. Si pasojë e këtij zjarri banorët e pallati e kanë të pamundur të dalin nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Gazetari i News 24, Spartak Koka i ndodhur në vendngjarje sqaron se zjarri fillimisht ka rënë në katin e parë të pallatit 15 katësh, e më pas flakët e tymi kanë përfshirë shkallët e pallatit e ashensorin.

Në katet e sipërme të pallatit ka banorë që kërkojnë ndihmë. Ata kanë dalë nëpër ballkone, ndërsa forcat zjarrfikëse e forcat RENEA po ndërhyjnë nga jashtë me shkallë të gjata për të zbritur banorët nga ballkonet.

Në pallat raportohet se nuk ka ndricim të brendshëm, ndërsa nga kati i fundit i pallatit ka tym.


Zjarr në fabrikën e polisterolit
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në një fabrikë polisteroli në zonën e Alliasit në kryeqytet. Rënia e zjarrit është regjistruar rreth orës 17:50, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e rënies së tij.

Nga të dhënat paraprake mësohet se në vendngjrje kanë shkuar zjarrfikëset, të cilat po punojnë për shurjen e flakëve. Nuk bëhet e ditur nëse ka personas të lënduar.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se zjarri është vënë aksidentalisht nga disa fëmijë pranë një koshi mbeturinash afër fabrikës. Flakët më tej kanë prekur edhe godinën e fabrikës me polisterol, ndërsa shëllunga tymi janë përhapur në të gjithë Tiranën.
(ma.ar/BalkanWeb)
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Mon 5 Mar 2012 - 9:27
Arrestohen “Bonnie e Clyde” shqiptarë, vidhnin për të ushqyer foshnjen
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore 51959_1TIRANE-Historia e çiftit mitik “Bonnie e Clyde”, të njohur për grabitjet dhe arratinë e tyre në fillimin e viteve ‘20-‘30 në Amerikë, zbret edhe në Tiranë.

Bëhet fjalë për një çift të ri, i cili është arrestuar ditën e djeshme nga forcat e Komisariatit Nr.1 në Tiranë, të dyshuar për së paku 8 grabitje të kryera kryesisht në zonën e ‘Qytetit Studenti’. Burime nga policia bëjnë të ditur’ se të arrestuarit janë Endrit Avdia’ 31 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Megi Maknori 19 vjeçe. urime nga policia bëjnë të ditur, se çifti ka pranuar autorësinë e grabitjeve, por ka shpjeguar se i kryenin pasi nuk kishin me se të jetonin dhe të ushqenin foshnjën e tyre. “Vjedhim, pasi nuk kemi me se të ushqejmë dhe të rrisim fëmijën tonë 1 vjeç
(d.b/BalkanWeb)
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Mon 5 Mar 2012 - 11:04
Shembet skena e koncertit të Laura Pausinit, vdes punëtori
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore 51960ROME-Një punëtor 31-vjecar vdiq kurse 2 të tjerë mbetën të plagosur pas rrëzimit të strukturës së skenës ku do të ngjitej të këndonte sot në mbrëmje Laura Pausini në Palacalafiore të Reggio Calabria-s.

Një pjesë skeleture metalike është shkëputur nga bazë e skenës ra me fuqi të madhe duke goditur punëtorët që në atë moment po punonin për sistemin e ndricimit dhe ajrimit.

Një nga punëtorët vdiq në vend, kurse 2 të tjerët u dërguan me plagë në spital.

Prokuroria në kuadër të hetimeve vendosi të sekuestrojë gjithë zonën ku u zhvillua ngjarja. Në vedngjarje mbërritën dhe spcialistë të fishës që po ndihmojnë për zbardhjen e hetimeve.

(d.b/ANSA/BalkanWeb)
InTeRiStI_vLoNjAt
InTeRiStI_vLoNjAt
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 7777
<b>Hobi</b> Hobi : Futboll
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Atje Ku Ti Smund Te Me Arrish..........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011
https://www.youtube.com/watch?v=2oFt0_pVZLY

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Durrës, 2 burra vetëvriten brenda pak orësh

Mon 5 Mar 2012 - 15:03
Kronika e zeze - Lajmet ditore 46500_3

DURRES-Dy vetëvrasje janë shënuar sot në Durrës në një hark kohor prej pak orësh. Personat që u vetëqëlluan për vdekje ishin burra të moshës së mesme dhe kane zgjedhur momentin kur kanë qenë vetëm në shtëpi për të kryer veprimin ekstem.

Durres
Një person i ka dhënë jetës me armë zjarri shumë pranë Gjykatës në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:15 minuta në Lagjen 11 të qytetit bregdetar.
TVNews24 mëson se viktima quhet Erik Laha, 50 vjec. Policia dyshon se 50-vjecari është vetëvrarë ne banesen e tij duke qëlluar mbi veten me një armë automatik. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i vetëvrasjes mund të jenë bërë borxhet ne shuma te konsiderueshme që Laha kishte kundrejt disa personave.

Shijak
Po sot një person ka vrarë veten me armë mëngjesin e sotëm në Shijak. Burimet nga policia lokale thanë se ngjarja ndodhi në fshatin Koxhas të Shijakut dhe 44 vjeçari Sazan Caka dyshohet se ka qëlluar veten me armë tip pistoletë duke i dhënë fund jetës.

Familjarët e viktimës kanë qenë të parët që kanë rënë në kontakt me trupin e pajetë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Ende mbeten të paqarta rrethanat dhe arsyet që kanë çuar 44 vjeçarin në këtë fund, por policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Mon 5 Mar 2012 - 19:18
9-vjeçari i zhdukur prej 10 ditësh, familjarët apel për ndihmë
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore 51985DURRES - Që prej 25 shkurtit, ditës që u zhduk Sabiani, të gjithë banorët e fshatit Baromet në komunën Xhafzotaj janë angazhuar për gjetjen e të miturit. Ata kanë zhvilluar kërkime përgjatë lumit Erzen, si dhe në fshatrat e tjera përreth zonës ku humbi fëmija, që vuante nga probleme mendore.

Në familjen e 9-vjeçarit përditë mblidhen të gjithë të afërmit, ndërsa bëjnë apel për ndihmë në gjetjen e tij.

Në një shtëpi të improvizuar jetojnë pesë pjesëtarët e familjes Meta, mes varfërisë dhe të ftohtit. Sipas familjarëve, Sabiani nuk shkonte në shkollë për shkak të problemeve mendore dhe e kalonte ditën duke mbledhur kanoçe përgjatë lumit Erzen për të ndihmuar familjen.

Policia e Durrësit ka zhvilluar kërkime për tre ditë me radhë në lumë, por pa asnjë rezultat.

(er.nu/news24/BalkanWeb)
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 6 Mar 2012 - 12:18
Durrës, arrestohen 2 punonjës banke
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore 36154_103DURRËS-Dy punonjës banke janë arrestuar nën akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.

Policia e Durrësit bazuar në hetimet disa mujore të Prokurorisë prangosi shtetasit Adrian Asllani e Nelion Delliallisi. Të dy personat punonin si oficerë kredie në bankën NOA sh.a dhe gjatë kryerjes së profesionit kishin përvetësuar shuma të konsiderueshme të debitorëve ndaj bankës.

(d.b/BalkanWeb)
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 6 Mar 2012 - 12:19
kam kohe qe e di per ardianin e kam shok e prisja kete gje

eshte djali i MUHO ASLLANIT ish sekretar i pare i durresit ne kohen e monizmit
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 7 Mar 2012 - 19:36
Kronika e zeze - Lajmet ditore 44643_13ELBASAN - Një 20-vjeçare ka tentuar t'i japë fund jetës, duke pirë një sasi detergjenti të llojit klor, ndërsa mësohet se aktualisht ajo ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Burime nga policia e Elbasanit bënë të ditur se 20-vjeçarja Zhuljeta Nuredini, banore e lagjes “5 maji”, ka pirë një sasi klori, pas grindjes që ka pasur me nënën e saj në banesë.

Ndërhyrja e menjëhershme mjekësore ka bërë që gjendja e 20-vjeçares të mbetet e qëndrueshme, megjithëse e rëndë.

(er.nu/BalkanWeb)
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 7 Mar 2012 - 19:37
duket qe eshte kohe krize as helm me vra veten ska
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 7 Mar 2012 - 22:08
Sëmundje e pashërueshme, gruaja gjen "shërimin"... i jep fund jetës

Kronika e zeze - Lajmet ditore Spital-noa.al_Durrës, 7 mars 2012, NOA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur një fshat të Durrësit ku një kryefamiljare i ka dhënë fund jetës si rrjedhojë e sëmundjes së pashërueshme dhe dhimbjeve të provokuara prej saj që e kishte prekur prej disa kohësh, pasi nuk ka mundur ti durojë dot.

Burime zyrtare nga policia e Durrësit thanë për agjencinë e lajmeve noa.al, se

është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë e helmuar dhe me pas ka gjetur vdekjen 68 vjeçarja Zahide Tatraku, banuese në fshatin Manzë.

Nga ana e policisë thuhet se nga hetimet e para rezulton se Tatraku është vetëhelmuar me fostoksinë pasi vuante prej një kohe të gjatë nga një sëmundje e pashërueshme.

Duket se e ndjera nuk ka përballuar dot të shihte se si i ikte dita ditës jeta para syve e nuk ka duruar dot as dhimbjen që po kalonte, e as atë që po u shkaktonte familjarëve, e për këtë i ka dhënë vetë “shërim” sëmundjes së saj, duke u vetëflijuar.

a.y/noa.al
Sponsored content

Kronika e zeze - Lajmet ditore Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi