Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Koha Ditore” feston ditëlindjen e 15-të Empty Koha Ditore” feston ditëlindjen e 15-të

Sun 1 Apr 2012 - 16:06
Në sallën ku çdo natë inskenohen tregime imagjinare, të shtunën është rrëfyer një histori e vërtetë. Salla e Teatrit Kombëtar të Kosovës është shndërruar në hapësirën nga ku përmes muzikës e fjalëve është festuar përvjetori i gazetës që është bërë zëri i kosovarëve për kosovarët. Gazeta më e madhe në vend “Koha Ditore” ka festuar ditëlindjen e pesëmbëdhjetë.

Një qilim i kuq me disa drita shumëngjyrëshe që reflektonin në shkallët e Teatrit, në hyrje të të cilit nikoqirët kanë mirëpritur mysafirë të shumtë, ka qenë introja e festës. Personalitete të ndryshme kanë qenë mysafirët, të cilët janë bërë bashkë me gazetarët në ditëlindjen e gazetës me të cilën të gjithë nisin ditën e tyre. Një skenë e madhe e rregulluar me shije, dy projektorë në muret e anësore në paraskenë ku shfaqej numri 15 i mbuluar me plot ballina të gazetës ndër vite, ka qenë mikpritja e parë në sallën që të shtunën si rrallë herë në teatër ka qenë e stërmbushur.

Motoja e gazetës, “Tradita që ecë... fjalë për fjalë”, ka shoqëruar gjatë gjithë kohës natën glamuroze të së shtunës. E që tradita është veçori e “Kohës...” e ka argumentuar programi jashtëzakonisht i mirë artistik i përbërë nga emrat më elitarë të muzikës në Kosovë.

Të gjithë ata, ishin aty për të kënduar për “Kohën...”. Natën e ka hapur rock grupi “Troja” i cili i ka kënduar “Mbretëreshës Kohë”. Grupi i ka lënë vend edhe të tjerë emrave si Rona Nishliu, Mentor Haziri, tenorit Riad Imeri, Flaka Krelanit, Teuta Kurtit, Rina Bilurdagut e shumë emrave të tjerë që kanë përbërë mozaikun e një feste e cila ka mbajtur publikun me një frymë.

Kjo frymë është lëshuar herë pas herë kur në ekranet shfaqeshin videot e ndryshme dhe fotografitë e stafit të gazetës.

Por ka ardhur edhe momenti kur e tërë salla është bërë sy e vesh kur në skenë ka dalë njeriu i cili ka themeluar gazetën që tash është më e fuqishmja në vend.

Veton Surroi ka qenë ai që ka kthyer publikun në një kohë kur, sipas tij, gjenerata që e ka themeluar “Kohën...” ka qenë e ngutshme.

Por ngutshmëria për të themeluar “Kohën Ditore”, për Surroin, ka qenë e hairit.

“Kjo gjeneratë e ka prodhuar këtë gazetë që ndoshta ka mundur të niste më herët e ndoshta më vonë. Por ekipi që e filloi gazetën, ngutej që sa më shpejt të nxirrte këtë gazetë që nisi më 31 mars e jo me 1 prill, sepse duhet të pajtohemi se nuk do të ishte datë që do të nxiste besueshmërinë e gazetës”, ka thënë Surroi.

Duke folur për gazetën, themeluesi i saj, ka thënë të ndihet si pensionist, por që e kupton gazetën më së miri. Sipas Surroit, festa u takon gjithë atyre që sot e mbajnë gjallë frymën e një gazete që ka qenë vizion qysh prej kur është themeluar.

E për drejtoreshën menaxhuese të Grupit KOHA, Flaka Surroi, gazeta “Koha Ditore” vazhdon të jetë gazeta më e madhe dhe më e fuqishme që ka Kosova.

“Historitë mund të shkruhen e të rishkruhen, sa herë që të ketë fitues të rinj. Por njëra histori nuk do të shlyhet kurrë, pavarësisht se sa do t’u shkonte kjo për shtat atyre: historia të cilën dita më ditë, pesëmbëdhjetë vjet me radhë, e ka shkruar KOHA Ditore... dhe që do të vazhdojë ta shkruajë me breza e breza...”, ka thënë Surroi.

Kryeredaktori i gazetës “Koha Ditore”, Agron Bajrami, ka zgjedhur që mbi të gjitha të vlerësojë lexuesin e gazetës.

“Këta janë fuqia jonë të cilën nuk po mund ta mposhtë askush! Janë njerëz që e lexuan këtë gazetë edhe në kohë të pushtimit. Edhe në kampe refugjatësh. Edhe në ekzil. Edhe në kohën e kaosit të pasluftës. Edhe në kohën e rindërtimit. Edhe në kohën e shtetëzimit. Edhe sot, kur ëndrrat kanë nisur të zbehen, dhe frika nga zhgënjimi me shtetin po bëhet çdo ditë e më e madhe”, ka thënë Bajrami.

E këta lexues janë të zakonshëm e pak më të veçantë. Disa prej këtyre, zëvëndëskryeministri Hajredin Kuçi, kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi, ministrja Vlora Çitaku, xhudistja Majlinda Kelemendi e shumë të tjerë nëpërmjet videove, kanë uruar gazetën, duke e cilësuar atë si burimin e vetëm të informacionit të drejtë e të pavarur.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi