Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vigani feston ditëlindjen, harbohen Big Brother-istat  Empty Vigani feston ditëlindjen, harbohen Big Brother-istat

Sat 20 Jul 2013 - 11:00
Vigani feston ditëlindjen, harbohen Big Brother-istat  F71b0b70-eef1-484a-81a7-d3d693f3f1e7---0-Një prej ish banorëve të reality show-t “Big Brother” ka festuar ditëlindjen. Vigani, i cili tashmë është bërë i njohur pas lojës televizive, ka marrë si dhuratë një festë surprizë. Festa është organizuar nga Altina, një tjetër ish konkurrente. Në një prej clubeve të Gjilanit, në Kosovë janë mbledhur familjarë e miq të Viganit, një pjesë e madhe e të cilëve emra të njohur. Vëllai i tij, Valon Shehu ka qenë këngëtari i festës, ndërsa banorët e edicionit të fundit të reality show-t, ishin thuajse të gjithë të pranishëm, përfshirë edhe fituesin, Anaidin. Ata kanë kërcyer e kanë pirë deri në orët e para të mëngjesit, në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Teksa shoku i tij i ngushtë, Edberi argëtohej në krahët e të dashurës Arbenita, Vigani kishte zgjedhur një bionde që ne e njohim mirë. Siç shihet edhe nga fotot, ata kanë kërcyer e kanë marrë poza pranë njëri-tjetrit në të shumtën e kohës. Pas daljes nga shtëpia Elena deklaroi se me Viganin nuk do të kishte më asnjë lloj kontakti, por vetëm nëse e shihte rastësisht në rrugë, do e përshëndeste. Duket se pakënaqësitë midis të dyve kanë mbetur pas, e ata janë po aq të afërt me njëri-tjetrin.ikub.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi