Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rama feston ditëlindjen, merr dhuratën më të çuditshme Empty Rama feston ditëlindjen, merr dhuratën më të çuditshme

Fri 5 Jul 2013 - 17:29
Ditën e djeshme kreu i PS-së festoi 49-vjetorin e tij. Kësaj radhe ai festoi jo si zakonisht por si kryeministri i ardhshëm i vendit. Mes festës dhe dhuratave ai mori edhe nga ato dhurata që quhen ndryshe “surpriza”. DHURATAT E SURPRIZAT PËR KREUN E PS ME RASTIN E DITËLINDJES • Stafi i bashkëpunëtorëve i ka bërë dhuratë një kopje të gazetës së PD-së, “Rilindja Demokratike” dhe së përditshmes “55” të datave 24 qershor që hapeshin respektivisht me titujt “Fitore” dhe “Shqipëria zgjodhi të ecë Përpara” • Në zyrën e tij e ka gjetur të shtruar jo vetëm shampanjën, por edhe tortat e shumta që i kanë ardhur me rastin e ditës së lindjes • Torta e dhuruar nga Forumi i të Rinjve Eurosocialistë ishte në ngjyrën “mavi” ku mbi të ishte shkruar “Rilindje” dhe numrin 29 i fitores së Partisë Socialiste • Një tortë tjetër, kreut të PS-së ja kishte dërguar nëna e tij, Aneta Rama, për ta ndarë me stafin e bashkëpunëtorëve. • 3 torta të tjera i kishin ardhur nga punonjësit e partisë. • Dhuratat, jo vetëm nga deputetë, miq e të afërm, por edhe nga simpatizantë të PS-së, brenda e jashtë vendit. Dhuratat nuk kanë mundur të hapen, prej kreut socialist, sepse fill pas festës me stafin, në katin e dytë të selisë, aty ku zakonisht zhvillohen mbledhjet e grupit parlamentar, Rama nisi axhendën e takimeve. • Shumë prej dhuratave, kanë patur brenda tyre, libra, kancelarira të ndryshme, por edhe dhurata të tjera simbolike. • Në selinë e PS-së kanë ardhur edhe kartolinat tradicionale të urimit, me fjalë të përzemërta që i uronin jo vetëm jetë të gjatë, por edhe suksese në detyrën e re. • Gjatë drekës dhe darkës ai ka festuar me familjarët e tij, miqtë më të ngushtë, duke preferuar që të mos bëhej diçka e madhe. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi