Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kronika e zeze - Lajmet ditore

+13
Tironci
Kushtrimi4
EpiKada
Valbona
Silvana
BeSaa
Shqiptare
Luan_Valikardi
Njera Si Asnjera
Calypso
InTeRiStI_vLoNjAt
Durrsaku
Anabel
17 posters
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 15 Feb 2012 - 19:32
Message reputation : 100% (1 vote)
First topic message reminder :

Ketu mund te postoni cdo lajm qe ka te bej me kroniken e zeze,pra vrasje,dhune etj..


Edituar për herë të fundit nga AnGeLiC në Mon 25 Feb 2013 - 12:54, edituar 1 herë gjithsej

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 28 Sep 2012 - 15:19
Lezhë, vret vëllanë për delet

Një tjetër vrasje ka tronditur opinionin publik të Lezhës dhe pikërisht në zonën e Zadrimës. Në fshatin Piraj vëllai ka gjuajtur më armë zjarri vëllanë.

Bëhet fjalë pikërisht për shtetasin Gjin Marku 47 vjeç i cili per shkak se ne kulloten e tij i kane hyre bagetite qe ishin prone e te vellait me te madh, ka gjuajtur me armë zjarri vëllain e tij 49-vjeçarin Pjeter Marku.

Fillimisht u dha informacioni se i plagosuri ishte jashtë rrezikut per jeten por mesa duket me pas ka pasur komplikacione qe kane çuar ne humbjen e jetes te 49-vjeçari Pjeter Marku. Policia arrestoi autorin.

Ngjarja ne Lezhe vjen vetem disa dite pasi shtetasi Kastriot Zhuba, qelloi dhe vrau me kallashnikov nje familje te tere vetem pas nje debate per makinen. Ai eshte ne kerkim nga policia e cila ka vendosur 1 milione leke shperblim, ndersa vrasesi eshte i pari qe Kisha Katolike e shkisheroi.

/top-channel/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 28 Sep 2012 - 15:22
E rreh vjehrri, 26-vjeçarja merr urdhër mbrojtje

E rreh vjehrri sistematikisht, një 26-vjeçare pogradecare merr urdhër mbrojtje, pas kërkesë padisë së depozituar në polici.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së Pogradecit 26-vjeçarja me inicialet I. B., banuese në fshatin Memlisht të Pogradecit ka denoncuar se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga babai i bashkëshortit të saj, Xh. Bufi, 62 vjeç.

Sipas policisë ngjarja e ndodhur ka si motiv pronësinë dhe menjëherë pas denoncimit është lëshuar urdhër mbrojtje për të renë.

/top-channel/
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 28 Sep 2012 - 18:47
Tiranë, sherr me armë mes të rinjve

Të shtëna me armë janë verifikuar në orët e fundit tek zona e Porcelanit, në Tiranë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal, pas një sherri verbal mes disa të rinjve që ka degraduar në armë.

Sipas burimeve, dy nga të plagosurit janë identifikuar si shtetasit Bledi Haka dhe Shaqir Shtishi. Forcat e policisë po hetojnë rreth krimit.

Më herët, dy policë specialë dhe një shofer autobusi morën plagë në trup dhe në kokë për shkak të një sherri masiv të nisur pranë ish-pastiçerisë “Flora”.

Ngjarja ndodhi në orët e paradites, kur dy efektivë të skuadrës speciale të policisë së Tiranës ishin duke lëvizur me automjetin e tyre tip “BMW”.

Gjatë lëvizjes, mjeti i tyre u fërkua me autobusin që transportonte punëtorët e një kompanie pijesh freskuese me targa “TR 3720 F”.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 29 Sep 2012 - 10:13
Mbetet në burg bashkëshorti i dhunshëm

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 GJYQI-GRUAJA-25_tn_4

Gjykata Penale e Tiranes e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 35-vjeçarit Blerim Metaliaj, duke e lënë atë më masën e arrestit me burg pa afat.

Vendimin e masës e dha gjyqtarja Alkelina Gazidede, duke i referuar Blerim Metalisë akuzën e dhunës në familje, pak ore pasi ai u prangos në kushtet e flagrancës për shkak të dhunës ndaj të shoqes Bembe Metaliaj.

Gjate masës së sigurisë, i pandeheuri u shfaq i penduar dhe i deklaroi gjykatës se e kishte goditur të shoqen në kushtet e tronditjes së fortë psikike.

35-vjeçari u arrestua gjatë procesit civil për zgjidhje martese, gjyq që po zhvillohej në zyrën e gjyqtares Kace Agolli.

Ndërsa u arrestua pas këtij veprimi të dhunshem, sikur të mos mjaftonte ky akt, ai në prani të policisë sulmoi edhe një kameraman , i cili po filmonte te akuzuarin në çastet që po dilte nga gjykata.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Mon 1 Oct 2012 - 10:06
Masakër në taksi,3 të vdekur për motive xhelozie

Një ngjarje e rëndë u shenua ne nje fshat te Korçës ku mbetën të vrarë 3 persona. Gjithcka ndodhi ne Podgorie brenda në një taksi.
Policia tha se 57-vjeçari Viktor Rrodhani vrau fillimisht 40-vjeçaret Elda Cocka dhe Floridon Guri dhe me pas vrau edhe veten. Ngjarja me motive xhelozie ndodhi rreth ores 19.00 të së dielës, ndersa policia i gjeti trupat e pajete brenda automjetit ne oren 20.30, ne nje rruge mes malesh.
Autoritetet thane se 57-vjeçari kishte një lidhje dashurie me Elda Çoçken dhe fakti qe ajo kishte nisur nje lidhje tjeter me Florion Gurin shkaktoi zemerimin e Rrodhanit, i cili i ndoqi dhe i gjeti ne çaste intime brenda taksise se Gurit dhe i ekzekutoi me kallashnikov.
Sipas informacioneve zyrtare, vrasesi pas krimit kishte telefonuar policine dhe kishte treguar per ngjarjen. Por kur forcat e rendit shkuan ne vendin e krimit, gjeten te vdekur edhe 57-vjeçarin qe kishte qelluar edhe mbi veten.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Mon 1 Oct 2012 - 10:09
Tiranë, plagosje me armë zjarri në Shkozë

Një plagosje me armë zjarri është shënuar mëngjesin e së hënës në Shkozë të Tiranës. Sipas të dhënave nga uniformat blu, mësohet se shtetasi Urim Marku, banor i zonës, ka plagosur me armë zjarri Besnik Ferhatim, pranë ish-uzinës së autotraktorëve, në periferi të kryeqytetit.

Konflikti mes dy personave mendohet të ketë qenë i hershëm dhe ka degjeneruar mëngjesin e sotëm me përdorimin e armëve të zjarrit. Polica ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, të cilit i ka sekuestruar edhe armën e krimit.

Ndërkohë, policia ka nisur edhe hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes së rëndë.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Mon 1 Oct 2012 - 14:00
Aksidenton nënën dhe fëmijën dy muajsh, arrestohet shoferi pa patentë

Durrës, 1 tetor 2012, NOA – Një person është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ka aksidentuar me makinë tre këmbësorë, mes tyre dhe një fëmijë dy vjeç. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në segmentin rrugor Ura e Dajlanit –Plepa. Autori i aksidentit është Florenc Çalamani, 29 vjeç, banues në Durrës, i cili ka rezultuar se nuk ka pasur patentë.

Ai ka aksidentuar me makinën model “Benz”, me targa AA750 DY, 56 vjeçaren Fluturake Haka, Gerta Roçin, 29 vjeçe dhe djalin e saj Lion Roçin, 2 muajsh, banorë të lagjes Nr.13 Plazh.

Pas aksidentit, viktimat janë shoqëruar me urgjencë në Spitalin e Durrësit dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj 29-vjeçarit ka nisur procedimi penal për veprat e “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim automjeti pa leje drejtimi”, parashikuar nga nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

a.k/noa.al
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Mon 1 Oct 2012 - 16:27
Burri nuk pranon të marrë trupin e pajetë të gruas, e tradhëtonte dhe e rrihte

Tragjedia e djeshme në fshatin Podgorie të Korçës ku një 57 vjecar pasi vrau dy persona, qëlloi edhe mbi veten, si shkak mban emrin e një femre, Elsa Çoçka, 40 vjeç. Ajo ishte grua e martuar dhe njëkohësisht kishte edhe dy dashnorë në fshat, Viktor Rozanin, 57 vjeç, dhe Feridon Bollgurin, 40 vjeç, të cilët që të dy ishin të martuar.
Viktor Rozani, pasi zbulon se dashnorja e tij kishte një tjetër aferë, merr armën dhe i vret të dy, në vendin ku kishin planifikuar të bënin marrëdhënie seksuale. Më pas telefonon policinë dhe qëllon mbi veten.
Pas tragjedisë bashkëshorti i Elsa Çoçkës nuk ka pranuar të marrë trupin e saj nga morgu. Sipas tij, ajo jo vetëm që e tradhëtonte por edhe e dhunonte sistematikisht. Kështu mësohet se trupin e të ndjerës e kanë tërhequr nga morgu prindërit e saj, të cilët i kanë bërë edhe nderimet e fundit./alb-observer.com/
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 2 Oct 2012 - 21:10
Krimi pasionant, e vrau pasi nuk ia fali braktisjen dhe talljen pas falimentimit
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Korce-ekspertiza-300x225
52 vjecari Viktor Rozani, vrasësi i ish të dashurës së tij dhe të dashurit të saj të ri, që më pas i dha fund edhe jetës së tij, ndihej i tradhëtuar, i rrënuar ekonomikisht nga lidhja jashtëmartesore. Për më tepër, ajo e braktisi pas falimentimit në biznes ndërsa përqeshej edhe nga bashkëfshatari i vet, Feridon Bollguri, i cili e kishte “zënë” 35 vjecaren Eliverta Çoçkan.
Duket se atë pasdite të së djelës, Rozani ka marrë një telefonatë tallëse nga Bollguri , në kohën që ky po kryente marrëdhënie intime me ish të dashurën e tij. Menjëherë ka marrë automatikun dhe një makinë nga një i afërm i tij, është nisur drejt vendit, ku ndodhej ish e dashura e tij me partnerin e ri. Fillimisht ka qëlluar 39-vjeçarin, më pas ka ulur ish të dashurën në vendin e shoferit dhe e ka qëlluar edhe atë. I vetëdijshëm për krimin e kryer, ka telefonuar inspektorin e zonës, duke i treguar se çfarë kishte bërë dhe ku ta kërkonte. “Mos më kërko në shtëpi, por këtu ku kam vrarë dy të tjerët, pasi do vras veten…” Një krismë e vetme është epilogu i gjithë tragjedisë së pasionit ku të tre viktimat ishin të martuar dhe me fëmijë./alb-observer.com/
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Tmerr në Durrës: Babai gjen të masakruar dhe pa kokë, të bijën 18-vjeçare

Thu 11 Oct 2012 - 12:53
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Policiar4r-300x225Një krim makabër ka ndodhur në rrethin e Durrësit. Një 18-vjeçare është vrarë dhe braktisur në afërsi të tokës së saj, në Fllakë të qytetit bregdetar.
Trupi pajetë i vajzës së masakruar është gjetur nga babai i saj, ndërkohë që i mungonte koka.

Policia që mbërriti menjëherë në vendngjarje, bën me dije se viktima është shtetasja Aishe Vata, 18 vjeçe, e cila u gjend e shtrirë në një parcelë pranë tokave të saj.
Ajo ishte masakruar në gjithë trupin dhe kishte njolla gjaku, ndërsa koka nuk i është gjendur ende.
Hetimet vazhdojnë… /alb-observer.com/
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 11 Oct 2012 - 14:41
Ekspertët kriminalë kanë nisur menjëherë hetimet për ngjarjen, e cila për momentin është e mbuluar nga misteri. Paraprakisht dyshohet se vajza është larguar nga shtëpia rreth mesnatës dhe më pas nuk është kthyer më. Për këtë arsye i ati ka dal në mëngjes për ta kërkuar.

Policia po merr në pyetje familjarët dhe po punon për zbardhjen e autorësisë dhe motiveve të ngjarjes makabre.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 11 Oct 2012 - 14:45
Shuum keq ngushllime familjes..

Se di pse nuk diskutohen keto dukuri qe kan kapluar shoqerin tone fatkeqsisht.. por perkundrazi kerkojn qime ne voa diku tjeter...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 12 Oct 2012 - 12:37
Vrasje e dyfishtë: 18-vjeçarja që u gjend pa kokë, ishte 3 muajsh shtatzënë
Mister vazhdon të mbetet ngjarja makabre që ndodhi ditën e djeshme në rrethin e Durrësit, ku u gjet e vrarë 18-vjeçarja Ajshe Vata me kokë të prerë.
Policia ka filluar hetimet, por gjatë 24 orëve nuk është bërë me dije ndonjë e re konkrete se ku mund të ndodhet koka e viktimës, apo cili është autori i krimit.

Si rezultat i ekspertizës mjekoligjore, bëhet me dije se e ndjera Ajshe Vata ishte shtatzënë në muajin e tretë.
Pista kryesore ku po kryhen hetimet, është vrasje për pasion, por nuk përjashtohet as mundësia e krimit brenda familjes.
Ajsha 18-vjeçare përgatitej për të vazhduar studimet e larta në Fakultetin e Infermierisë. Ëndrrat e saj u prenë në mes natën e së enjtes, ku ajo u masakrua dhe u braktis në mes të fushës, pa kokë…
Policia ka shoqëruar në komisariat 40 persona, ndërsa pret të marrë në duar tabulatet telefonike, të cilat do të zbardhin telefonatat e fundit të saj.
18-vjeçarja kujdesej për vëllain dhe dy motrat e saj më të vogla, pasi nëna kishte 5 vjet që i kishte vdekur, duke i lënë jetimë. /alb-observer.com/
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 13 Oct 2012 - 9:48
Përcillet në banesën e fundit 19-vjeçarja

Eshte percjelle per ne banesen e fundit Aishe Vata, vajza qe u gjet e vrare mengjesin e djeshem ne nje are misri te fshatit Vellazerim ne Xhafezotaj te Durresit.

Ndonese nuk kane mundur te marrin pjese ne ceremoni, vrasja makaber qe ka tronditur te gjithe opinionin publik, ka shokuar me se shumti stafin pedagogjik te shkolles se mesme “Mustafa Varoshi” ne Durres. Ajo njihej si nxenese shembullore dhe pa probleme dhe priste te niste studimet per infermieri.

Nderkohe hetimet per vrasjen e saj po vijojne nga krimet e renda ne Tirane te cilet kane bere edhe ekspertizen.
Nderkohe shume nga te shoqeruarit ne policine e Durresit, pjesa me e madhe familjare dhe te afert te vajzes, jane lene te lire per te pergatitur ceremonine mortore dhe percjelle trupin e paplote per ne banesen e fundit. Grupi hetimor nderkohe vazhdon te punoje ne te gjitha pistat per te zbardhur krimin e rende.

Vrasja, shoqërohet një i ri nga Shijaku

Katër pista hetimore janë ngritur nga Policia e Durrësit për ngjarjen e rëndë që tronditi të gjithë opinionin, ku një praktikante e fesë myslimane, e cila kishte ndjekur studimet në Medresenë e Durrësit, u gjet e masakruar dhe pa kokë, pasi ia kishin prerë.

Nga hetimi, grupi i punës nuk ka përjashtuar edhe familjarët e viktimës, të cilët janë mbajtur të izoluar për orë të tëra, ndërkohë që bashkë me ta është shoqëruar edhe një i ri nga Shijaku. Ndërkaq, policia ka ngritur dyshimet se vajza e masakruar ishte shtatzënë tremuajshe, por do të jetë Mjekësia Ligjore ajo që do të japë konkluzionet përfundimtare.

Në orët e vona të mbrëmjes, policia ka dhënë disa detaje mbi krimin e rëndë, duke shpjeguar se ajo mendohet që ka dalë nga shtëpia prej një telefonate, e cila i ka ardhur nga personi që është shoqëruar nga Policia e Shijakut dhe është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Durrësit. Sipas kronologjisë së ngjarjes, policia tha se viktima është gjetur nga një banor i zonës, i cili është marrë në pyetje dhe ka treguar sesi e kishte parë në arën e tij. Më pas, i ati ka bërë identifikimin e viktimës, ndërkohë që policia ka nisur hetimet edhe mbi të.

Dëshmia e babait

Sipas të dhënave, policia dyshon se babai i viktimës, Muhamet Vata, ka kuptuar mungesën e vajzës në shtëpi që në orën 02:00 të mëngjesit dhe ka dalë për ta kërkuar. Ai ka deklaruar në polici se për mungesën e vajzës së tij e kishte njoftuar bashkëshortja, Tefta Vata, e cila është njerka e Aishes. Më tej, policia shpjegon se i ati i viktimës tregon se ka kërkuar për vajzën e tij gjatë gjithë natës, i vetëm, nëpër rrugë të fshatit, por pa lëvizur shumë larg shtëpisë së tij. Megjithatë, policia ka ngritur dyshime mbi deklaratat e familjarëve, të cilët kanë pasur kundërshti, kështu që i ka mbajtur për disa orë të izoluar, por sipas ekspertëve kjo mund të ketë ndodhur edhe për shkak të tronditjes së rëndë, që kanë pësuar pas lajmit të marrë për vrasjen e 18-vjeçares, e cila sapo kishte nisur studimet në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu, babai i vajzës ka rrëfyer se në orën 05:00 të mëngjesit kishte telefonuar vajzën tjetër, të cilën e kishte të martuar aty afër, duke e pyetur nëse Aishia kishte shkuar te motra.

Këqyrja e kufomës

Nga këqyrja e kufomës ka rezultuar se ajo ishte pothuajse e zhveshur dhe kokën ia kishin prerë me thikë. Sipas ekspertëve të Mjekësisë Ligjore, është përdorur vetëm një mjet prerës, me dhëmbëz, por që nuk është gjetur, ndërkohë që për të janë kryer kontrolle edhe në shtëpinë e Muhamet Vatës. Gjithashtu, policia ka kontrolluar të gjithë zonën, edhe me qen, me qëllim për gjetjen e kokës së prerë, apo të ndonjë gjurme tjetër të autorit, por nuk është arritur të sigurohet asnjë provë shtesë. Ndërsa një informacion tjetër i ardhur nga këqyrja paraprake e kufomës, shton dyshimet se viktima ka qenë tremuajshe shtatzënë.

I shoqëruari

Duke qenë se vajza ka qenë e pajisur me telefon, policia ka kërkuar urgjentisht tabulatet nga kompania celulare, me qëllim për të identifikuar ndonjë thirrje të kryer prej saj, ose në drejtim të saj, gjatë orëve të natës, kur mendohet se ajo është zhdukur. Nga këto tabulate kanë dalë disa numra të dyshimtë, mes të cilëve edhe numri i një të riu nga Shijaku, emri i të cilit është mbajtur i fshehtë nga policia. Grupi hetimor ka deklaruar se sot do të dalin në konkluzione mbi këtë ngjarje të rëndë.

Katër pistat

Deri në orët e vona të natës, Policia e Durrësit, e cila është ndihmuar edhe nga Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ka mbajtur të hapura katër pista hetimore mbi vrasjen makabër të Aishe Vatës. Sipas të dhënave të pakonfirmuara të policisë, një nga këto pista ka të bëjë me një krim në familje, duke qenë se ajo ka dalë natën nga shtëpia pa njoftuar njeri dhe mund të ketë njollosur emrin e mirë që kishte krijuar vetë, por edhe familja e saj. Ndërsa pista e dytë, për të cilën hetimet janë përqendruar edhe më shumë gjatë orëve të vona të natës, kanë të bëjnë me ndonjë lidhje intime të vajzës, por që ende nuk është konkretizuar asgjë për motivin e krimit të rëndë. Pista e tretë lidhet me aktivitetin e vajzës gjatë shkollës së mesme, konfliktet e mundshme që ajo mund të ketë pasur, por pas dëshmive të mbledhura nga uniformat blu te të njohurit e saj, hetimi në këtë drejtim është tepër i vakët. Pista e katërt ka të bëjë me ndonjë konflikt ndaj familjes, por që edhe në këtë drejtim nuk ka ndonjë provë konkrete, duke e mbushur edhe me më shumë mister ngjarjen makabër, e cila tronditi dje, jo vetëm Durrësin, por të gjithë vendin.




Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 13 Oct 2012 - 9:50
Bulqizë, grabitet e dhunohet e moshuara

Një 70-vjeçare, e cila jetonte e vetme në shtëpinë e saj në fshatin Gjoricë e Poshtme në Bulqizë është sulmuar nga persona të maskuar është keqtrajtuar dhe grabitur.

Per shkak te dhunes ekstreme te ushtruar nga grabitesit, te gjithe ne moshe te re, e moshuara eshte gjetur ne gjendje kritike ne shtepine e saj e lidhur. Dave Dani, eshte shoqeruar me pas ne spitalin e qytetit te Peshkopise.

Policia ka shoqeruar dy persona si te dyshuar per grabitjen, ndersa nje i trete eshte shpallur ne kerkim.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 13 Oct 2012 - 16:09
Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Aishe-vata1
Tiranë- Aishe Vata, 18-vjeçarja e gjetur e masakruar dhe pa kokë, pak metra larg shtëpisë së saj, në zonën e Xhafzotajt të Durrësit, është marrë zvarrë për flokësh, është vënë me fytyrë përdhe dhe i është prerë koka.

Grupi hetimor nga krimet e rënda ka rindërtuar ngjarjen e rëndë, por pa mundur të sjellë identifikimin e krimit makabër, pavarësisht se dyshimet kryesore janë për një krim pasioni, ku nuk përjashtohet një person i Komunitetit Mysliman. Për këtë arsye, Mjekësia Ligjore ka marrë ADN-në e embrionit që mbartte 18-vjeçarja. Nga ana tjetër, policia ka zbardhur itinerarin e vajzës gjatë ditës së krimit dhe dëshminë e plotë të babait të viktimës para oficerit të policisë gjyqësore, e cila ka zhdukur momentalisht dyshimet për një krim brenda familjes.

Fytyrën përdhe që ta vrasin

Sipas policisë, vajza ka shkuar me gjyshin në Tiranë për të bërë regjistrimin në shkollën e lartë dhe më pas është kthyer në shtëpinë e saj. Gjatë rrugës, ajo nuk ka pasur ndonjë problem, ndërkohë që deri në mbrëmje kishte qëndruar me babanë e saj. Rreth orës 23:00, ajo ka shkuar për të fjetur gjumë dhe pak kohë më vonë, ende nuk dihet motivi, por ajo ka dalë jashtë shtëpisë. Në ato momente, policia mendon se nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ajo është kërkuar nga një i njohur i saj dhe është larguar disa metra nga shtëpia. Më pas, në arën me misër, ajo mendohet se ka pasur konflikt me personin e paidentifikuar, i cili e ka kapur për flokësh dhe e ka tërhequr zvarrë. Në një moment, ai e ka vendosur me fytyrë përdhe, me qëllim, që mos të bërtiste, ndërkohë që me thikë i ka prerë fytin. Gjatë kësaj kohe, ai mendohet se i ka vendosur gjurin në kurriz, me qëllim që të mos lëvizte. Kokën, ia ka marrë me vete, ndërkohë që trupin e ka lënë përmbys, të paprekur. Kjo vërtetohet edhe nga ekspertiza mjekoligjore, pasi në trupin e vajzës nuk kishte plagë të tjera.

Dëshmia e babait për vajzën e tij

Pas gjetjes së trupit, policia ka marrë në pyetje, kryesisht babanë e viktimës, Muhamet Vatën, i cili ka rrëfyer sesi kishte vënë re mungesën e vajzës në shtëpi dhe kërkimet e tij.

Sipas policisë, ai ka shpjeguar se rreth orës 01:00 të mëngjesit, ai ishte zgjuar për nevojat e tij personale dhe kishte kontrolluar fëmijët se mos zbuloheshin natën edhe për shkakun se kishte një vajzë të vogël. Kur ka hyrë në dhomë, ai ka vënë re se mungonte Aishja, kështu që e ka kërkuar në dhomat e tjera, duke zgjuar edhe anëtarët e tjerë të familjes.

Më pas, ai ka dalë të kërkojë rreth e rrotull shtëpisë për mungesën e vajzës, por nga turpi se mos ajo kishte dalë fshehtas me ndonjë person, nuk ka njoftuar njeri, por ka kërkuar në zonën përreth. Rreth orës 05:00 të mëngjesit, babai i vajzës ka telefonuar të gjithë të afërmit, me qëllim për të treguar se ishte zhdukur vajza e tij, ndërkohë që ka vendosur të mos njoftojë policinë. Ai është vënë në kontakt me uniformat blu, vetëm kur ka parë efektivët, në një zonë pranë shtëpisë së tij dhe ka njohur vajzën pa kokë, e cila ishte e bija. Por, gjatë marrjes në pyetje, ai ka mohuar të dinte ndonjë lidhje intime të vajzës, ashtu siç e kanë mohuar edhe motrat e saj, apo pjesëtarët e tjerë të familjes. Gjithashtu, ai ka deklaruar se nuk dinte ndonjë konflikt të vajzës.

Ekspertiza dhe ADN-ja

Dyshimet e policisë janë bërë edhe më të mjegullta kur ekspertiza ka provuar se viktima ishte 11-javëshe shtatzënë. Kjo ka bërë që ekspertët të mbajnë edhe një kampion ADN-je për embrionin, me qëllim që nëse ky krim zbulohet të bëhet krahasimi i saj. Mjekësia Ligjore ka konstatuar se akti kriminal i prerjes së kokës së 18-vjeçares Aishe Vata është realizuar nga persona profesionistë, të njëjtë me aftësinë e një kasapi. Ajo që ka befasuar mjekët ligjore ka të bëjë me faktin se viktima nuk është dëmtuar në asnjë pjesë të trupit të saj, por thjesht është marrë prej flokësh dhe i është hequr koka me thikë. Pritet që së shpejti të bëhet edhe profili psikologjik i autorit të këtij krimi makabër.

Shoqërohen mbi dyzet të dyshuar

Gjatë dy ditëve nga momenti i ngjarjes së rëndë, policia e Durrësit ka shoqëruar mbi 40 persona për krimin e rëndë. Sipas burimeve zyrtare pranë policisë së qytetit bregdetar, mësohet se ajo nuk përdorte telefon, por vetëm faqen sociale të “Facebook”. Policia tha se nuk ka mundur të depërtojë në faqen e saj online, por ato që ka vënë re në faqen kryesore, kanë qenë shokët e saj, kryesisht nga Durrësi, të cilët janë shoqëruar. Ata janë marrë në pyetje për të gjitha informacionet që kishin lidhje me viktimën, por sipas dëshmive të mbledhura, të gjithë e njihnin si vajzë të rregullt, ndërkohë që asnjë prej tyre nuk dinte ndonjë lidhje intime të saj.
Gjithashtu, policia ka shoqëruar të dyshuar si të dashur të vajzës, siç ka qenë rasti i një të riu nga Shijaku, por edhe në këtë rast, ai është lënë i lirë. Ndërkaq, persona të tjerë, që kanë dhënë dëshmi në polici, janë edhe të afërm të viktimës, të cilët janë pyetur në lidhje me ndonjë konflikt të vajzës ose njohje të saj, por në të gjitha pistat ka pasur mungesë informacioni.

Pista e vetme, krim pasioni

E vetmja pistë që ndiqet aktualisht nga policia bregdetare, e cila po ndihmohet nga specialistët e krimeve të rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ajo e një krimi pasioni. Sipas të dhënave, policia ka dyshime se vajza ka pasur ndonjë konflikt me të atin e fëmijës, pasi ishte shtatzënë, ku ata kanë debatuar dhe ajo nuk ka pranuar të kryejë një veprim të tillë.

Në këto kushte, ai mund ta ketë vrarë, por nuk përjashtohet edhe mundësia tjetër e ndonjë xhelozie nga persona të tjerë, ku nuk përjashtohen edhe ata të Komunitetit Mysliman. Madje, për të mbledhur sa më shumë fakte për këtë ngjarje, ekspertët kanë shkuar sërish në vendin e ngjarjes, me qëllim grumbullimin e provave të tjera dhe janë marrë në pyetje shoqet e viktimës, nëse ajo ka pasur ndonjë njohje, pëlqim, apo shoqërim, gjatë kohës që ka qenë në shkollën e Medresesë. Megjithatë, policia pritet që ditët e ardhshme, pas përfundimit të ekspertizës mjekoligjore të konkretizojë më shumë hetimet për krimin e rëndë që u zbulua mëngjesin e të enjtes, pavarësisht se ende nuk është gjetur koka e viktimës./Idea
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 13 Oct 2012 - 17:09
Larje hesapesh me duket mua ... Mbrojtja e nderit te familjes ..."Turpi" me turp do lahet, dihet ajo.

Ec e thuaj pastaj qe vajzat ne Shqiperi kane nje zgjedhje tjeter ,pervec vetvrasjes pfffff
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 13 Oct 2012 - 20:10
mund edhe te jet i ati i asaj femije qe priste...ka marr vesh te verteten dhe e ka heq qafesh...sipas meje o familja ose ky i fundit...ska pista tjera
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 13 Oct 2012 - 20:15
Sido qe ta kuptojme,kushdo qe mund ta kete bere eshte e tmerrshme..filmat horror po behen e perditshmja jone...ncncnc
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 16 Oct 2012 - 9:01
Shkodër, ekzekutohet 35-vjeçari
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Shkodra

Një person është qëlluar për vdekje të dielën në mbrëmje, në fshatin Kosmaç të Shkodrës. Viktima shtetasi Luan Tahiri 35 vjeç është qëlluar me bresheri automatiku në ambientet e brendshme të lokalit që ishte pronë e tij.

Autori i ngjarjes shtetasi Fatjon Hoxhani 30 vjeç eshte arrestuar ne flagrance nga policia si dhe eshte sekuestruar dhe arma e krimit.

Si viktima ashtu dhe autori jane banor te fshatit Kosmaç dhe shkak i kesaj ngjarje sipas policisë është bërë një debat i çastit per motive banal.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 16 Oct 2012 - 16:29
Shkodër, u vra në sy të vajzës 5-vjeçare

Pas krimit të kryer në fshatin Kosmaç të Shkodrës, ku shtetasi Luan Tahiri 35 vjeç u qëllua për vdekje nga bashkëfshatari i tij, Fatjon Hoxhani, është arritur dhe të zbardhet motivet e kësaj ngjarjeje.
Burime nga policia pohuan për gazetën “Shqip” se gjithçka ka pasur një grindje banale, ku autori i ngjarjes i ka kërkuar viktimës të mos e mbyllte lokalin, pasi ishte pronar.
Sipas Policisë së Shkodrës, kjo është bërë shkak që ngjarja të degjenerojë në përdorimin e armës së zjarrit, duke përfunduar me një të vrarë dhe një të prangosur.
Ndërkohë një banor i zonës, duke folur për gazetën në lidhje me ngjarjen, shprehet se “viktima, Luani ishte një njeri familjar dhe respektohej nga gjithë fshati. Të gjithëve u ka ardhur keq. Ai ka dashur të mbyllë lokalin, pasi donte të dërgonte vajzën e vogël në shtëpi, por klienti i lokalit që është dhe autori i ngjarjes ka kundërshtuar duke kërkuar që lokali të mos mbyllej, pasi donte të shikonte një ndeshje futbolli, të cilën e kishte vendosur në skedinë. Kjo ka qenë e gjitha dhe më pas autori ka marrë automatikun në makinë dhe ka qëlluar në drejtim të pronarit të lokalit duke e lënë të vdekur në vend”.
Ndërkohë, burime nga policia e Shkodrës sqarojnë se autori i krimit ishte person i skeduar nga policia dhe njihej si kontingjent policie. Gjithashtu, mësohet se autori pas arrestimit e ka pranuar autorësinë e krimit.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 16 Oct 2012 - 16:30
Durrës, 6-vjecari humb jetën pasi rrëzohet nga një lartësi e madhe

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 39619_3

DURRËS- Një 6-vjecar nga qyteti i Durrësit ka humbur tragjikisht jetën, pasi është rrëzuar nga një lartësi e madhe.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:15 minuta, në një ndërtesë në lagjen 13 në zonën e Plazhit, Durrës.
Policia bën me dije se viktima F.Saliu, 6 vjeç banor i fshatit Shkallnur ka humbur jetën pas rënies nga një lartësi e madhe.
Ende janë të paqartë rrethanat e rënies së vogëlushit nga ndërtesa, ndërkohë policia dyshohet se ngjarja ka qënë aksidentale.
Nisin hetimet.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 16 Oct 2012 - 16:53
Elbasan, vritet në spital i sëmuri

Një ngjarje e rëndë është shënuar në ambientet e spitalit psikiatrik të Elbasanit ku pas një grindje mes dy pacienteve ka mbetur i vdekur njeri prej tyre.

25-vjeçari me iniciale M.G ka goditur disa here me grushta 40-vjeçarin Arjan Laska, gjendja e te cilit eshte renduar me pas dhe megjithe nderhyrjen e mjekeve ne spitalin e qytetit te Elbasanit ai nuk ka mundur te mbijetoje.

Drejtori i Spitalit Kamber Balla ben me dije se ka marre masa me paralajmerim per perjashtim nga puna te 4 punonjesve te turnit ne momentin kur ndodhi ngjarja, nderkohe qe sipas tij eshte ekspertiza ajo qe do te percaktoje shkakun e vertete te vdekjen se 40-vjeçarit Laska.

"Eshte marre nje mase administrative per punonjesit, ne pritje te ekspertizes per kete ngjarje", tha Balla.

Sipas Balles ne kete grindje mes dy pacienteve jane goditur edhe punonjesit te cilet kane tentuar te nderhyjne ne grindjen mes tyre. Ai pohon se incidente te tilla jane te shpeshta ne ambientet e çdo spitali psikiatrik, por jane mundur të evitohen rastet e renda. Ekspertiza do te percaktoje nese 40-vjeçari Arjan Laska, pacient ne Spitalin Psikiatrik, humbi jeten nga goditjet e marra apo nga shkaqe te tjera.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 18 Oct 2012 - 10:40
Kukës, djemtë vrasin babanë

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Policia-rrugore

Krimi në familje shënon viktimën e radhës në Kukës. Dy djemë kanë vrarë të atin me armë zjarri dhe më pas janë larguar, duke iu shmangur prangosjes së policisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të martën në familjen e Sali Laçit, banor të fshatit Bardhoc, të Komunës Tërthorë, Kukës. Paraprakisht mësohet se Avdi dhe Vexhi Laçi, përkatësisht 35 dhe 31 vjeç, kanë qëlluar për vdekje të atin e tij Sali Laçi, 74 vjeç, teksa ndodheshin në banesën e tyre.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat që i kanë çuar djemtë, tashmë në arrati, të ekzekutojnë babanë e tyre, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes si dhe po punon për kapjen e të dyshuarve si autorë të krimit të rëndë.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 19 Oct 2012 - 9:13
Pogradec, kërcënon me thikë gruan në prag të divorcit

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Pogradec-turizmi

Sërish episode të dhunës në familje. Një 36-vjeçar pogradecar ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij, me të cilën është duke u divorcuar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Udënisht, të Pogradecit.

Burimet policore pohojnë se 36-vjeçari Olsi Karoli, banor i lagjes 4, në qytetin e Pogradecit, ka kërcënuar se do të vrasë bashkëshorten e tij, 28-vjeçaren B.Karoli. Ai ka shkuar në banesën e prindërve të bashkëshortes së tij, ku ajo jetonte prej gati 2 muajsh. Fillimisht ai ëshët përpjekur ta bindë që ajo të kthehet në shtëpi, por pasi ka hasur në kundërshtimin e saj, e ka kanosur me një thikë.

Policia sqaroi duke ju referuar dëshmive të gruas së kërcënuar, se çifti Karoli është në prag të ndarjes, pasi 36-vjeçari është frekuentues i lojërave të fatit dhe shpesh herë abuzon me alkoolin. Policia ka arritur të ndërhyjë në kohë duke neutralizuar dhe arrestuar agresorin.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 20 Oct 2012 - 11:55
Durrës, 48-vjecari vret gruan për xhelozi

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Policia-naten-durres

Një krim brenda familjes ka tronditur natën e së premtes qytetin bregdetar të Durrësit. Një 48 vjecar i ka shkaktuar vdekjen bashkëshortes së tij 42 vjecare, duke e goditur me mjete të forta, gjatë një konflikti të ashpër me të në familje.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.8 të qytetit.

Lime Dedej është dërguar në gjendje të rëndë nga policia në spitalin e Durrësit, po nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa autori i dyshuar, bashkëshorti i saj Bujar Dedej 48 vjec është kapur dhe arrestuar në flagrancë nga shërbimet e policisë së Durrësit.

Nga veprimet e para hetimore, krimi rezulton të jetë kryer për motive të dobëta, xhelozi.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sun 21 Oct 2012 - 9:42
34-vjeçari: Vrava babanë se na la pa ngrënë

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 GJYGJI-SHKODER-MBULIM-06_tn

E vrava babanë, sepse nuk na jepte për të ngrënë. Vetëm kaq ka deklaruar 34-vjeçari Avdi Laçi para Gjykatës së Kukësit, kur është paraqitur për masën e sigurisë, pasi tri ditë më parë vrau me pistoletë babanë e tij 74-vjeçar, ngjarje e cila ndodhi në shtëpinë e tyre në fshatin Bardhoc.

Atë e kanë dërguar dje para trupit gjykues, ku ka pranuar akuzën për vrasjen e babait, por nuk ka dhënë ndonjë shpjegim të qartë për motivet, që e kishin shtyrë të vriste të atin.

Dëshmia e Laçit

Siç ka treguar avokatja e ngarkuar për të, 34-vjeçari ka përmendur një shkak që i ka befasuar anëtarët e trupit gjykues, duke deklaruar se ka qëlluar mbi babanë, sepse nuk i jepte për të ngrënë familjes, e cila përbëhej nga nëna e moshuar, vetë ai dhe vëllai tjetër 30-vjeçar. Avokatja Aurora Guska thotë ndër të tjera, se edhe ajo ka mbetur e habitur, ashtu si edhe vetë trupi gjykues me pasivitetin dhe ngadalësinë në komunikim të 34-vjeçarit. Avokatja ka kërkuar të vizitohej nga mjekët specialistë për t’u verifikuar gjendja e tij psikike. “Më ra në sy se ishte shumë i vonuar në dhënien e përgjigjeve dhe karakterizohej nga mungesa e dëshirës pozitive, dukej se nuk ishte i motivuar të fliste”, ka thënë avokatja, duke mbrojtur klientin e tij. “Përse ndodhesh këtu”, ka pyetur gjykatësja, ndërsa 34-vjeçari ka thënë ngadalë, “sepse kam vra babën”. “E përse e ke vrarë”, ka qenë pyetja tjetër, ndërkohë që Avdi Laçi është përgjigjur, “sepse nuk na jepte të hamë”. I pyetur nëse vuante nga ndonjë sëmundje, i akuzuari ka thënë se kishte shpesh dhembje koke. Ndërsa i pyetur nëse dëshironte të shkonte në shtëpi apo të qëndronte në burg, ai ka thënë: “ju e dini”. Sidoqoftë, gjykata ka vlerësuar si të ligjshëm ndalimin e 34-vjeçarit dhe ai tashmë do të përballet me dy akuza, për “vrasje me dashje” dhe për “armëmbajtje pa leje”.

Lirohet vëllai

Nga ana tjetër, mësohet se vëllai tjetër i ndaluar një ditë më parë nga policia, ose i vetëdorëzuar në komisariat, është lënë i lirë. Një burim i policisë tha se vrasjen e kishte kryer vetëm një person dhe se pas mbledhjes së provave, nuk u gjet dyshim i mjaftueshëm për ta mbajtur në paraburgim. Në të vërtetë, të dy vëllezërit ishin larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas vrasjes, por kjo ka ndodhur thjesht nga frika, siç ka treguar në polici 30-vjeçari, i cili pas disa orësh në komisariat u la i lirë. Një motiv tjetër që mbetet të provohet nga hetimet e mëtejshme është një konflikt për tokën në afërsi të autostradës, që siç ka pohuar edhe Avdiu në polici, babai i ndjerë e kishte shitur.

Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Mon 22 Oct 2012 - 9:05
Krujë, burri vret gruan me sopatë

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Policia-lushnje

Një tjetër krim i rëndë brenda familjes ndodhi këtë herë në Krujë, kur bashkëshorti Bashkim Zogu 34 vjec, goditi me sopatë të shoqen 21 vjecare.

Flutura Zogu u dërgua fillimisht në spitalin lokal dhe më pas drejt Spitalit Ushtarak për shkak të gjendjes së rëndë, ndërsa policia ndaloi autorin.

Nga hetimet paraprake të bazuara në dëshminë e të ndaluarit, bëhet e ditur se ngjarja ndodhi për motive xhelozie.

Dy ditë më parë, një tjetër grua, nënë e dy fëmijëve të vegjël, humbi jetën nga goditjet me çekic në kokë. Edhe për Lime Dedejin, policia deklaroi si motiv të krimit xhelozinë e bashkëshortit.

Ata jetonin në varfëri nën të njëjtën cati, por prej pak javësh ishin divorcuar.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 23 Oct 2012 - 13:28
Durrës, i çau gruas kokën me çekiç, Bujar Dedej: Më tha djali që ajo kryente veprime të turpshme
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 522
Avokati Bujar Dedejt ka deklaruar dje në sallën e gjygjit se kilenti i tij e ka vrarë gruan për imoralitet. Djali 8-vjeçar i viktimës i ka thënë të atit se nëna e tij kryente veprime të turpshme në lokal. Kështu ka deklaruar dje në Gjykatën e Shkallës së Parë të Durrësit, Flamur Gjuzi, avokati i 48-vjeçarit Bujar Dedej, i cili të premten që shkoi i theu kafkën me çekiç nënës së dy fëmijëve të tij. Pas paraqitjes së provave materiale nga organi i akuzës dhe argumenteve të dhëna nga mbrojtja, dje togat e zeza të Durrësit vendosën masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj autorit të ngjarjes së rëndë të ndodhur në lagjen nr. 8 të qytetit bregdetar. Në seancën gjyqësore për vendosjen e masës së sigurisë nuk ishte i pranishëm asnjë prej të afërmve të 48-vjeçarit dhe të ish-gruas së tij. Prokurori i çështjes, Kujtim Basha, ka paraqitur para trupit gjykues të gjitha provat e grumbulluara në vendngjarje dhe dëshmitë e fqinjëve të familjes Dedej. “Nga këqyrja e vendngjarjes dhe sekuestrimi i armës së krimit, kemi të bëjmë me një vrasje me paramendim ndaj 41-vjeçares Lime Dedej, lindur në Mat e banuese në Durrës. Vrasja është kryer me paramendim. I pandehuri ka marrë nga puna çekiçin dhe pasi ka shkuar në banesë, u ka kërkuar dy fëmijëve të mitur të qëndrojnë në dhomën e ndenjes. Më pas ai ka hyrë në dhomën ku rrinte gruaja dhe e ka gjetur në momentin kur ajo ishte shtrirë. Bujari e ka goditur disa herë me çekiç në kokë. Si rezultat i goditjes, ai i ka çarë kafkën viktimës”, ka deklaruar prokurori i çështjes./alb-observer.com/
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 24 Oct 2012 - 14:08
Bulqizë, vetëvaret aksidentalisht 9-vjeçari
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 POLICIA-ARRESTIMET-19_tn_3
Një fëmijë 9 vjeç është gjetur i vetëvarur në banesën e tij në Fushë-Bulqizë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Koçaj kur fëmija i klasës së tretë u gjet i pajetë.

Fëmija ishte marrë nga shkolla nga prindërit e tij që u larguan më pas në një ceremoni mortore, që të kujdesej për të vëllanë më të vogël. Pas rreth 30 minutash vëllai i vogël i viktimës ka kërkuar ndihmë pranë shkollës.

Sipas policisë që mbërriti në vendin e ngjarjes 9-vjeçari duke luajtur ka dashur të imitojë skenën e një filmi të parë një natë më parë dhe është vetëvarur.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 25 Oct 2012 - 12:12
Nxënësja plagos shoqen me thikë, u zunë në Facebook
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 406870_521803147831111_492208980_n

Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë ka tronditur ditën e djeshme qytetin e Tepelenës. Një sherr i nisur në rrjetin social “Facebook” për fat nuk është kthyer në tragjedi. Ndryshe sa ndodh zakonisht, ku meshkujt janë protagonist në këto sherre, kësaj radhe, personazhet janë femra dhe në moshë të mitur. Një 13 vjeçe ka plagosur me një biçak një nxënëse të shkollës së mesme. Policia tha se shkaku i zënkës mes tyre është banal, ndërsa dyshimet bien mbi motivin e zënies për një djalë, shkruan sot Shekulli.

Policia ka kryer të gjitha veprimet, ndërsa e plagosura është dërguar menjëherë për në spital.

Pas ndërhyrjes së mjekëve mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, ndonëse goditjen e ka marrë në pjesën e barkut. Ngjarja e pazakontë ka nisur drejt Tepelenës ekspertët e Krimeve të Rënda të Gjirokastrës të cilët kanë urdhëruar rrethimin e gjithë zonës për të mundësuar arrestimin e autorit, pa e ditur se plagosja ishte kryer nga një vajzë vetëm 13 vjeçe.

Policia për arsye të moshës së mitur, ndaj autores nuk ka filluar procedim penal.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 26 Oct 2012 - 11:44
Vrasje e dyfishtë në Mallakastër

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Policia-ekspertize

Një ngjarje e rëndë tronditi rrethin e Mallakastrës, mëngjesin e së premtes, pasi bashkëshortët Myftari u gjetën të vrarë në banesën e tyre.

Enver dhe Hazbie Myftari, 55 dhe 54 vjeç, jetonin të vetëm në shtëpinë e tyre në fshatin Belishovë.

Pasi u ekzekutuan nga pranë, rreth orëve të natës, banesës së tyre iu vu flaka, e cila përfshiu edhe një lokal të ndodhur përballë.

Sipas ekspertëve të policisë, flakët u vendosën nga vrasësi, në një përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit.

Aktualisht ështe duke u punuar për zbardhjen e pistave të mundshme që mund të kenë çuar në këtë vrasje të dyfishtë dhe konfliktet e mundshme që bashkëshortët mund të kenë pasur.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 27 Oct 2012 - 11:01
Korçë, vritet më armë zjarri një 50-vjeçar

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Policia-naten-durres

Një 50-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në orët e mëngjësit të së shtunës në ambientet e një lokali në rrethin e Korçës.

Sipas njoftimeve paraprake, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në fshatin Vloçisht ku viktima mendohet se ruante ambientet.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të vrasjes, gjetjen dhe kapjen e autorëve të krimit të rëndë. Dyshimet e para të uniformave blu bien mbi një përpjekje për të vjedhur, e përfunduar në tragjedi.

Ndërkohë, në qytetin e Durrësit, një 19-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati.

Ngjarja që ka shokuar banorët ka ndodhur në lagjen numër shtatët të qytetit bregdetar. Mësohet se viktima, që jetonte me prindërit në një shtëpi private, ka ngjitur shkallët e pallatit sapo është zgjuar nga gjumi dhe në momentin që ka mbërritur në katin e katërt, është hedhur.

19-vjeçarja u shoqërua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia nisi hetimet për të zbardhur motivet që e çuan të renë drejt aktit ekstrem të vetëvrasjes.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 27 Oct 2012 - 11:01
Durrës, sherr mes të rinjsh, 2 të plagosur

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Policia-naten5

Një sherr mes disa të rinjve në qytetin e Durrësit ka degjeneruar në përballje me armë të ftohta dhe për rrjedhojë dy prej tyre kanë mbetur të plagosur.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites, në një hotel në zonën e plazhit.

Sipas burimeve, dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e qytetit bregdetar ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shtojnë burimet, agjentët e anti-krimit kanë identifikuar autorët, të cilët janë shpallur persona në kërkim.

Sherret e armatosura mes të rinjve janë kthyer në një fenomen shqetësues për shoqërinë shqiptare dhe jo pak herë, përveç plagosjes ato kanë përfunduar edhe me vrasje.

Në fund të muajit të kaluar, të shtëna armësh u verifikuan tek zona e Porcelanit, në Tiranë, ku si pasojë mbetën të plagosur 3 persona.

Burime policore zyrtare bënë të ditur se ngjarja kishte ndodhur në një lokal, pas një sherri verbal mes disa të rinjve që degradoi në armë.

Ndërsa para pak ditësh, ngacmimi dhe e qeshura tallëse drejtuar bashkëmoshatarit që po tregonte për një fenomen shkencor, i kushtoi një plagë jo të lehtë në këmbë një 18-vjeçari nga qyteti i Patosit.

Ishte një nxënës i klasës së 11-të të shkollës së mesme “Zhani Ciko”, i cili goditi me thikë shokun e klasës, pranë ambienteve të shkollës në fjalë, për shkak të një zënke banale.

Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sun 28 Oct 2012 - 9:44
Shoqërohen disa të dyshuar për masakrën

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Masakra

Masakrohet çifti

Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 22:40 të së enjtes, kur në banesën e çiftit Myftaraj, e cila gjendet në anë të një rruge automobilistike të paasfaltuar, sipër shtëpive të tjera të fshatit Belishovë e Sipërme, ka qenë e vetme 56-vjeçareja Azbie Myftaraj.

Kjo e fundit, pasi kishte mbyllur dyqanin me produkte ushqimore, që gjendej në një dhomë të improvizuar të banesës së tyre dhe lidhej me një derë të brendshme, por me hyrje të veçantë, mendohet të ketë qenë në kuzhinë, në pritje të kthimit të bashkëshortit nga puna.

Enveri punonte si roje i puseve të naftës që ndodhen në fshatin Drenovë të rrethit Mallakastër, prej nga i duhej rreth një orë ecje në këmbë për t’u kthyer në shtëpi. Autorët e ngjarjes, që mendohet të kenë qenë më shumë se tre, pasi kanë kapërcyer murin rrethues kanë hyrë në banesën e 56-vjeçares Myftaraj dhe janë përleshur me të.

Dyshohet se ata i kanë kërkuar të ndjerës që t’u japë kodin e hapjes së kasafortës ku mbanin të hollat, por kanë hasur në rezistencën e saj. Duke përfituar edhe nga distanca që banesa e Myftarajve kishte me shtëpitë e tjera të lagjes, autorët, pasi e kanë parë që ajo nuk është bindur, e kanë qëlluar të paktën dy herë me hanxhar në trup. Sipas konkluzioneve paraprake të ekspertizës mjekoligjore, e ndjera është goditur dy herë me send prerës që dyshohet të jetë hanxhar, herën e parë në qafë, në rrëzë të veshit të majtë dhe herën tjetër në shpatull.
Këto goditje kanë qenë fatale për 56-vjeçaren, e cila ka ndërruar jetë pas përleshjes me grabitësit. Pasi e kanë vrarë, ata e kanë fshehur të ndjerën pas banakut të dyqanit të vogël ushqimor dhe e kanë mbuluar me batanije, me qëllim që të mos tërhiqte vëmendjen e të shoqit kur të mbërrinte në shtëpi. Ndërkohë, autorët e masakrës kanë nisur të vënë në zbatim planin e tyre për grabitjen e kasafortës që ndodhej në dhomën e gjumit të çiftit. Me një gur fresibël, ata kanë nisur të shkatërrojnë pjesët metalike të kasafortës, por nuk kanë arritur ta hapin atë.

Ndërkohë, rreth orës 23:30, në shtëpi mendohet të ketë mbërritur 59-vjeçari Enver Myftaraj. Ai e ka kuptuar se diçka nuk shkonte dhe sapo ka hapur derën e shtëpisë është gjendur përballë grabitësve që e kanë sulmuar. Me fizik të fortë, ai është përleshur me ta, por duket se autorët i kanë marrë masat dhe kanë shtënë mbi të me armë gjahu, të cilën mendohet se e kanë gjetur në banesë. Madje, policia tha se ka sekuestruar armën e krimit, por edhe një çifte tjetër. Pasi është qëlluar me armë zjarri, 59-vjeçari ka dalë nga banesa duke lënë vazhda gjaku.

Kur grabitësit janë siguruar se kishin vrarë edhe Enverin kanë dashur të fshehin gjurmët e krimit. Të frikësuar se e shtëna e armës së gjahut mund të ishte dëgjuar nga fqinjët e çiftit Myftaraj, grabitësit kanë dashur të zhdukin gjurmët e tyre nga vendngjarja dhe i kanë vënë zjarrin banesës, duke djegur të gjitha orenditë. Trupi i Azbies nuk është dëmtuar shumë nga djegia, pasi ka qenë e mbuluar me batanije. Dëmtime ka pasur vetëm te këmbët që kanë qenë të ekspozuara për flakët. Ndërsa trupi i 59-vjeçarit Enver Myftaraj është djegur thuajse i gjithi, pasi autorët e kanë lënë pranë derës së dyqanit.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sun 28 Oct 2012 - 10:04
Durrës, vdes një 19 vjeçare, Policia: U hodh nga pallati

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 51194_10

DURRËS-Një vajzë 19-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga kati i katërt i një pallati në qytetin Durrësit për arsye që ende nuk dihen.
Policia bëri të ditur se viktima është Blentina Sura, 19 vjeç, e cila ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.
Ngjarja ndodhi sot herët në mëngjes. Policia bëri të ditur se vajza jetonte me prindërit në një shtëpi private. Mësohet se pak pasi është ngritur nga gjumi Blentina ka kapërcyer rrugën dhe është ngjitur në pallatin shumëkatësh përballë shtëpisë së saj. Sipas hetimeve të policisë, në momentin që vajza ka arritur në sheshin e pushimit në katit të katërt, është hedhur prej aty nga lartësia disa metra. 19-vjeçarja është dërguar me urgjencë në Spitalin e Durrësit, por fatkeqësisht për shkak të plagëve të shumta ka gjetur vdekjen rrugës për në urgjencë.
Policia ngre pistën e parë, dyshon se vajza është vetëvrarë.
Të kontaktuar nga efektivët, familjarët e Blentines mohojnë të kenë pasur ndonjë konflikt apo debat me vajzën e tyre.
Ata ndodhen në gjendje të shokuar, ndërsa mbeten ende mister arsyet që mund të kenë çuar vajzën në vendimin e ekstrem të vetëvrasjes.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Mon 29 Oct 2012 - 12:20
Berat, 65-vjeçari gjendet i vrarë me çifte

Një tjetër vrasje ka tronditur opinionin publik, kësaj here në qyetetin e Beratit ku është gjendur i vrarë në banesën e tij shtetasi, Hajredin Zejnollari.

Bëhet e ditur paraprakisht se Zejnollari, 65-vjeç, është qëlluar me cifte ndërsa është gjetur i pajetë në banesë nga fqinjët.

Viktima ishte baba i katër fëmijëve, të cilët jetojnë në Greqi ndërsa siç pohojnë dëshmitarët dhe të afërmit merrej me tregti.

Policia e cila po heton mbi ngjarjen ende nuk bën të ditura detaje mbi autorin dhe rrethanat e krimit. pas krimit të dyfishtë dhe makabër në fshatin Belishovë të Mallakastrës, ku policia ka arrestuar si autor të dyshuar 19-vjeçarin Xhevit Malkaj nën akuzë për vrasje në rrethana cilësuese, ndërsa babai i adoleshentit, Bajram Malkaj, është prangosur për moskallëzim dhe fshehje të gjurmëve të krimit.

Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 30 Oct 2012 - 16:46
Ballsh, dy të rinj plagosen me thikë

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Policiaaa-12

Dy të rinj janë plagosur me thikë me njëri-tjetrin pas një konflikti mëngjesin e të martës në qytetin e Ballshit.

Ngjarja e rëndë u shënua në oborrin e gjimnazit ‘Dervish Hekali’, përpara fillimit të mësimit, kur pas një sherri banal 15-vjeçari Taulant Xhafa, nxënës i shkollës, është qëlluar me thikë në të dyja këmbët nga 20-vjeçari Dragan Hasani, ish-nxënës i gjimnazit, ndërkohë që sipas policisë edhe 15 vjeçari ka reaguar duke e plagosur Hasanin po me armë të ftohtë.

Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin e Fierit, ku gjendja e 15 vjeçarit paraqitet më e rëndë, ndaj do t’i nënshtrohet një operacioni.

Policia ka shoqëruar 20-vjeçarin Hasani, pasi ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që ka marrën dëshmitë e personave të pranishëm gjatë konfliktit mes dy të rinjve dhe mësuesve të shkollës.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 31 Oct 2012 - 17:34
Grabitet argjendaria, pranga dy personave

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e dy personave, të cilët me maska pasi grabitën sende me vlerë u larguan me shpejtësi jashtë qytetit.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Tiranës, me t'u marrë njoftimi për grabitjen, forcat e rendit u vunë në ndjekje të autorëve dhe kapjen e tyre në zonën e Domjes.

në pranga përfunduan shtetasi Redi Donrrolli 27 vjec lindur dhe banues në Shkodër, me precedentë penale dhe i arratisur nga burgu, si dhe Klodian Martini 28 vjec, lindur dhe banues në Dibër.

Hetimet vazhdojne nga sherbimet e Seksionit te Vjedhjeve me Arme dhe me Dhune, lidhur me dokumentimin e plote ligjor te te gjithe aktivitetit kriminal te ketyre personave. Materialet proceduriale Prokurorise.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 31 Oct 2012 - 17:35
Vrasja në Korçë, për paratë e bixhozit

Zbardhet vrasja e Vloçishtit, Et'hem Hena u vra nga nje frekuentues i lojrave te fatit. 58-vjecari ka mbetur viktime e njerit prej klienteve te lokalit pasi ky i fundit kishte humbur shuma te konsiderueshme lekesh.

Policia ka arritur te zbuloje autorin e vrasjes misterioze, i cili eshte identifikuar si Edison Kodralli 35-vjec banor i te njejtit fshat me viktimen.

Sipas policise autori ka qene frekuentues i rregullt i lojrave te fatit dhe vetem per gjate muajit tetor ka humbur ne kete lokal nje shume prej 1.5 mln leke te vjetra. Burime te policise bene me dije se vetem diten para se te ekzekutonte 58-vjeçarin, autori ka humbur nje shume prej 90 mije lekesh te vjetra, gje e cila e ka acaruar ate dhe me tej ka kryer vrasjen.

Sponsored content

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 5 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi