Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kronika e zeze - Lajmet ditore

+13
Tironci
Kushtrimi4
EpiKada
Valbona
Silvana
BeSaa
Shqiptare
Luan_Valikardi
Njera Si Asnjera
Calypso
InTeRiStI_vLoNjAt
Durrsaku
Anabel
17 posters
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 8 Empty Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 15 Feb 2012 - 19:32
Message reputation : 100% (1 vote)
First topic message reminder :

Ketu mund te postoni cdo lajm qe ka te bej me kroniken e zeze,pra vrasje,dhune etj..


Edituar për herë të fundit nga AnGeLiC në Mon 25 Feb 2013 - 12:54, edituar 1 herë gjithsej

Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 8 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 14 Feb 2013 - 11:59
Tepelenë, vetëvaret 24-vjeçari, gjendet nga familjarët

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 8 Vetevrasjeeee

Depresioni mendohet se ka qenë shkaku që një i ri tepelenas i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në fshatin Krahs, të Tepelenës.

Mësohet se 24-vjeçari, Fatjon Rama, është gjetur nga familjarët e tij i varur në tualetin e shtëpisë.

Ata janë munduar t'i japin ndihmën e parë, por çdo gjë ka qenë e kot, pasi i riu ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë filluar hetimet duke marrë në pyetje familjarët. Nga veprimet paraprake mësohet se viktima është vetëvarur në kushtet e depresionit të thellë.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 8 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 16 Feb 2013 - 13:56
Fushë-Krujë, gjendet pa jetë në një kanal i moshuari

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 8 Fushe-kruje-shperthim

Një i moshuar nga Fushë Kruja, që rezultonte i zhdukur prej 5 ditësh, është gjetur i pajetë ditën e sotme. Trupi i pajetë i 86-vjeçarit Xhemali Bazja është gjetur mëngjesin e sotëm në një kanal.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë këqyrur trupin e viktimës, nga ku rezulton se nuk ka shenja dhune.

Trupi i të moshuarit është dërguar në morg ku do t`i nënshtrohet edhe ekspertizës për të vërtetuar shkaqet e vdekjes së tij.

86-vjeçari Xhemali Bazja ishte larguar përpara 5 ditësh nga banesa e tij në Fushë Krujë dhe vetëm mëngjesin e sotëm ai u gjet i vdekur në një kanal në rrethana ende të panjohura.

Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 8 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 16 Feb 2013 - 18:57
Shkodër, vrasje me armë zjarri

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 8 Policia-naten5

Një sulm me armë zjarri që i ka marrë jetën një personi ka tronditur pasditen e së shtunës qarkun e Shkodrës.

Sipas informacioneve të fundit nga policia lokale, viktimë e atentatit ka mbetur shtetasi Gjon Xheka, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Sipas burimeve, uniformat blu kanë mbërritur tashmë në vendin e ngjarjes dhe po mbledhin provat materiale dhe dëshmitë e mundshme.

Ato shtojnë se autorët nuk janë identifikuar ende dhe se është herët të flitet për motivet e këtij ekzekutimi, i verifikuar në vendin e quajtur kryqëzimi i Sarreqit.

Ky është një tjetër ekzekutim që regjistrohet në vend dhe që tregon kuotën e lartë të kriminalitetit dhe njëkohësisht mungesën e vullnetit të shtetit për të reaguar.

Ndër vrasjet më të bujshme të regjistruara që nga fillimi i vitit ka qenë ajo e shtetasit Admirim Sako, eksponent i njohur i botës së krimit.

Ai u qëllua në afërsi të Gjykatës së Tiranës nga një i dyshuar si vrasës me pagesë, që u largua nga vendi i ngjarjes dhe që deri tani nuk është kapur nga uniformat blu.

Gjithashtu, muaji janar u karakterizua nga një tjetër ngjarje e rëndë, qëllimi me armë zjarri i shefit të policisë së Burrelit gjatë një aksioni, i cili ndërroi jetë disa ditë më vonë në një spital të Italisë.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 8 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 23 Feb 2013 - 16:57
Berat, pranga dy të rinjve, vranë 25-vjeçarin

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 8 Prangosje

Dy persona janë vënë në pranga për vrasjen e një muaji më parë në Berat, kur nga katër goditje me thikë i morën jetën 25-vjeçarit Elidon Zotka.

Për 31-vjeçarin Erion Eskiu dhe 21-vjeçarin Ervis Xherimeja u bë ndalimi, në zbatim të ekzekutimit të vendimeve penale të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të “Vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim”.

Ngjarja ndodhi më 7 janar të këtij viti në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat, ku dy autorët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetasin Azbi Hyka, i cili aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit Berat, kanë vrarë për motive të dobëta Elidon Zotkën.

FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 8 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sun 28 Apr 2013 - 11:04
Lushnjë, sherr me armë në tregun e fruta-perimeve, humb jetën tregtari 35-vjeçar
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 8 66996
Një tregtar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pas një sherri me armë në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur në vendin e njohur si "tregu i shumicës" janë dëgjuar të shtëna me armë.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se nga të shtënat ka humbur jetën 35-vjeçari Dashamir Qyrka, tregtar nga Shijaku. Megjithëse 35-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda.

Momentalisht mbeten ende të paqarta rrethanat dhe autorët e ngjarjes së rëndë. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e krimit.

Në komisariat janë shoqëruar disa persona të cilët dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen, pasi kanë qenë dëshmitarë okularë.
/BalkanWeb
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 8 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sun 30 Jun 2013 - 14:39
Dy aksidente në Burrel e Librazhd, një i vdekur, gjashtë të plagosur
BURREL/ LIBRAZHD- Dy aksidente të rënda kanë ndodhur pasditen e sotme në Burrel e Librazhd, me një bilanc prej 6 të plagosurish dhe një të vdekur. Tre persona u plagosën rreth orës 15:00, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në aksin rrugor Burrel-Klos.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se të plagosur në këtë aksident kanë mbetur Devis Kola, 19 vjeç, i cili është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, Astrit Aliaj 40-vjeç si dhe Astrit Dedja, të cilët ndodhen në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Burrelit ndërkohë ka nisur hetimet në vendngjarje, ndërsa paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara me të cilën udhëtonin automjetet e përfshira në aksident.

Ndërkohë, rreth orës 19:00 një tjetër aksident ka ndodhur në Librazhd, ku një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e përplasjes së dy makinave, me targa TR1143J dhe AA729XD.

Mësohet së të plagosur kanë mbetur Kostanca Kapurani, e cila drejtonte mjetin me targa AA729CX, dhe Dorian Faqolli, i cili është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë. Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe njërit prej të plagosurve që udhëtonin në mjetin me targa TR1143J.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.
/BalkanWeb
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 8 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 4 Jul 2013 - 12:25
Polici vret bashkëjetuesen dhe veten në banesë, shkak depresioni
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 8 69782_1
TIRANË-Dy të vdekur është bilanci i një ngjarje të rëndë që u shënua mbrëmjen e së mërkurës në Kombinat.

Rreth orës 21:00 në një lagje të Kombinatit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri që vinin nga banesa e shtetasit Ali Verteniku ne katin e 9-te te nje pallati.

Sipas policisë, Ali Verteniku efektiv burgjesh 64 vjeç është grindur me gruan që bashkëjetonte, Mimoza Nikollin 48 vjeç me të cilën kishte 3 fëmijë. Ka qenë ky momenti që janë dëgjuar krisma të një arme zjarri dhe më pas janë gjetur të pajetë dy trupa. Dyshohet se Verteniku ka vrarë fillimisht Mimoza Nikollin me armën e shërbimit dhe më pas i ka dhënë fund jetës se tij. Te dy trupat u gjeten te pajete ne kuzhine. Policia ka gjetur ne vendgjarje 4 gezhoja nga qitja qe eshte realizuar mbreme ku dy prej plumbave kane bere rikoshet.

Fqinjët pohuan për policinë se cifti kishte kohë që grindej. Fatmiresisht femijet e ciftit nuk ndodheshin ne banese ne momentin e krimit.

Gazetari Spartak Koka nga vendngjarja bëri me dije Veterniku kishte rreth 15 vite që punonte si polic burgjesh, konkretisht ne spitalin e burgut. Kolege të tij shprehen se kohët e fundit, 64-vjecari kishte shfaqur shenja depresioni dhe çrregullime emocionale dhe mendore.

Fakte tronditëse zbulohen dhe nga fqinjët. Me lot ne sy fqinjet treguan se bashkëjetuesja e Veternikut u kishte rrefyer se burri me të cilin bashkëjetonte i ishte shprehur më shumë se njëherë se do te vriste veten.

Mimoza Nikolli kishte dhe 8 femije nga nje martese e meparshme, ndersa 3 me te vegjlit i kishte nga bashkejetesa me Veternikun. Ajo punonte si kamariere ne nje lokal prane lagjes ku banonte.

Po keshtu hetimet zbardhin se Veterniku kishte një kredi prej 5 milionë lekësh që e kishte marrë në një prej bankave në kryeqytet dhe dyshohet se kjo ka qenë arsyeja kryesore që e kishte zhytur atë kohët e fundit në depresion.

/BalkanWeb
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 8 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sun 28 Jul 2013 - 12:58
Durrës, aksident i rëndë automobilistik
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 8 AKSIDENTE-MBULIM_tn_5
Një familje nga Kukësi është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik mëngjesin e së dielës, teksa kthehej nga një dasmë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04.15 në rrethrrotullimin e Shkozetit, në Durrës. I drejtuar nga 28-vjeçari Islam Kovaçi nga Kukësi, automjeti tip Benz 550 me targa të Nju Jorkut ka humbur kontrollin duke goditur rrethrrotullimin dhe është përplasur me murin e një godine aty pranë.

Si rezultat ka humbur jetën nëna e drejtuesit të automjetit, Dallëndyshe Kovaçi, ndërsa ka mbetur i plagosur ai vetë dhe e shoqja. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit.

Atje po mjekohet edhe 28 vjeçari i cili është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e tij, Greta Kovaçi, e plagosur rëndë, është dërguar në Spitalin Ushtarak.

Top Channel
Sponsored content

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 8 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi