Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kronika e zeze - Lajmet ditore

+13
Tironci
Kushtrimi4
EpiKada
Valbona
Silvana
BeSaa
Shqiptare
Luan_Valikardi
Njera Si Asnjera
Calypso
InTeRiStI_vLoNjAt
Durrsaku
Anabel
17 posters
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 15 Feb 2012 - 19:32
Message reputation : 100% (1 vote)
First topic message reminder :

Ketu mund te postoni cdo lajm qe ka te bej me kroniken e zeze,pra vrasje,dhune etj..


Edituar për herë të fundit nga AnGeLiC në Mon 25 Feb 2013 - 12:54, edituar 1 herë gjithsej

Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 1 Nov 2012 - 8:44
Has, babai vret të birin

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Vrasje-ambulanc

Krimi në familje shënon viktimën e radhës në Has. Një baba ka qëlluar për vdekje mbi të birin e më pas është dorëzuar në polici pa bërë rezistencë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në fshatin Kosturr, në familjen e Binak Nabollit, 71 vjeç, i cili sipas policisë ka ekzekutuar me armë zjarri djalin e tij Ylber Nabolli, 21 vjeç.

Paraprakisht blutë bëjnë me dije se dyshohet se Nabolli e ka vrarë të birin pas një konflikti të çastit, për motive banale. Babai vrasës është ndaluar nga policia, ndërkohë që grupi hetimor i ngritur për ngjarjen po punon për zbardhje e plotë të rrethanave dhe motiveve të krimit të rëndë.

Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 1 Nov 2012 - 17:39
Gjendet e mbytur në lumë nëna e tre fëmijëve

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Lumivjose

Një grua 51-vjeçare, banore e Poliçanit, është gjetur e mbytur në lumin Osum. Mësohet se gruaja, nënë e tre fëmijëve, ishte larguar para disa ditësh nga shtëpia për të shkuar tek të afërmit e saj në fshatin Valë, të rrethit të Skraparit.

Dy ditë më parë ajo ishte nisur për t’u kthyer në shtëpinë e saj në Poliçan, por dyshohet se gjatë kthimit, për shkak të motit të keq, ajo është rrëzuar aksidentalisht nga një urë dhe ka rënë në ujërat e rrëmbyeshme të Osumit.

Trupi i pajetë i gruas, i tërhequr nga rrjedha e lumit, është gjetur sot nga banorët e fshatit Mbrakullë, pak kilometra larg Poliçanit. Ata kanë njoftuar policinë, e cila më pas ka bërë të mundur identifikimin e gruas. Paraprakisht ngjarja është klasifikuar si aksidentale, megjithatë policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 1 Nov 2012 - 17:41
Elbasan, vritet me thikë 30-vjeçari

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Policia-lushnje

Një 30-vjeçar humbi jetën si pasojë e goditjeve me thikë të marra pasditen e së enjtes në Elbasan.

Sipas uniformave blu, viktima është identifikuar si Klodian Lumani. Lumani është qëlluar disa herë me thikë në trup pasditen e së enjtes. Ai është shoqërua menjëherë në spitalin e Elbasanit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Për momentin nuk dihet ende autori dhe as motivet e tij. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e tyre dhe prangosjen e autorit.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 1 Nov 2012 - 18:27
Gjendet i shtypur nga makina një 50-vjeçar i paidentifikuar

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Images-1

SHKODËR- Aksidentohet rëndë dhe më humbet jetën në spital një shtetas rreth 50 vjeç, i cili akoma nuk është identifikuar. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22.30 të së mërkurës në hyrje të qytetit të Shkodrës në afërsi të Bexhistenit.
Kanë qenë kalimtarë të rastësishëm që kanë parë përplasjen e një autoveture me shtetasin që lëvizte në këmbë. Përplasja e ka hedhur disa metra më tej këmbësorin, ndërsa mjeti që ka shkatuar aksidentin nuk është ndaluar.
Menjëherë është lajmëruar policia dhe i dëmtuari është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe më pas në atë të Tiranës, pasi ka pasur dëmtime të rënda. Me vehte ai nuk ka pasur asnjë mjet identifikimi. Mësohet se për shkak të plagëve të marra ai nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa policia pohon se akoma nuk është bërë identifikimi i tij, duke shtuar se ai ka qenë i veshur me pantallona ngjyrë kafe dhe një triko ngjyrë gri dhe është rreth 50 vjeç. Sipas policisë është bërë i mundur identifikimi i mjetit që ka shkatuar aksidentin dhe po punohet për kapjen e autorit.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 2 Nov 2012 - 15:55
Durrës, gruaja hidhet nga kati katërt me vajzën 6-vjeçare
Burime nga policia bëjnë me dije se fillimisht nga ballkoni ka rënë vajza 6-vjeçare dhe më pas nëna është hedhur pas saj. Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale pasi e vogla ishte bërë gati për të shkuar në kopësh. Përsa i përket gjëndjes shëndetësore, mjekët bëjnë me dije se vajza e ka kaluar rreikun për jetën dhe ka një gjendje të normalizuar ndërsa nëna e saj ndodhet në sallën e renimacionit duke luftuar me vdekjen.
09:10
Mëngjesin e sotëm një grua është hedhur nga kati i katërt i një pallati, ku edhe jetonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën pranë stadiumit “Niko Dovana” në qytetin e Durrësit ku një grua identiteti i të cilës nuk bëhet ende i ditur është hedhur nga ballkoni i banesës ku jetonte. Menjëherë gruaja është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal për të marrë ndihmën mjekësore ndërsa ende nuk dihet për gjendjen shëndetësore të saj. Ndërkohë policia e qytetit bregdetarë është duke punuar për të zbardhur shkaqet që çuan gruan drejt këtij akti. /alb-observer.com/
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 2 Nov 2012 - 18:11
Babai e vrau 21-vjeçarin kur ishte në gjumë

Fakte të reja tronditëse kanë dalë në dritë nga grupi hetimor për vrasjen brenda familjes në Rrethin e Hasit. I riu, i cili u vra me armë zjarri nga i ati, krim i cili u tentua të fshihet si vdekje natyrale, është qëlluar për vdekje në momentin që po flinte.

Kjo mësohet nga grupi hetimor, i cili ka nxjerrë konkluzionet paraprake pas arrestimit të autorit të dyshuar të ngjarjes, Binak Nabolli, 71 vjeç, i cili nuk ka pranuar të japë asnjë detaj për motivet e krimit të rëndë. Në këto kushte, për seksionin kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit në Drejtorinë e Policisë së Kukësit, vrasja e të riut 21-vjeçar Ylber Nabolli mbetet një mister, ende i pazbardhur plotësisht, edhe pasi kanë kaluar dy ditë nga ngjarja e rëndë. Burimet e policisë nuk japin detaje të këtij krimi dhe as motivet ndonëse autori, i cili ka pranuar se është ai që e ka vrarë të birin, mbahet në qeli si i ndaluar.

Të vetmet deklarime nga ana e bluve janë “vrasje për motive të dobëta” dhe se 71-vjeçari ka pranuar autorësinë e vrasjes. Asgjë e saktë nuk tregohet nga marrja në pyetje e plakut vrasës dhe as të familjarëve dhe banorëve të tjerë që kanë njohuri për ngjarjen.

U vra në gjumë

Nga ana tjetër, banorët e Hasit, të cilët njohin familjen Nabolli tregojnë se vrasja e djalit ka ndodhur në mëngjes herët, madje ai është qëlluar në gjumë nga babai 71-vjeçar, të cilin e përshkruajnë, si jo shumë të ekuilibruar mendërisht. “Është një plak, jo shumë normal dhe ka vrarë djalin më të mirë mes tre djemve të vet”, tha një banor i Krumës, me origjinë nga Kosturi. Ai shtoi se siç ishin shprehur kushërinjtë e viktimës, djali ishte vrarë në gjumë, në mëngjes herët, dhe jo me pistoletë, por me një pushkë 20-she. Mirëpo, familjarët janë përpjekur ta fshehin dhe vetëm aty nga pasditja, persona të paidentifikuar kanë njoftuar sallën operative të policisë dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e rendit, të cilat kanë marrë në pyetje familjen dhe kanë dalë në konkluzionin se i riu ishte vrarë me armë zjarri. Madje, edhe në familjet e tjera ishte hapur fjala se i riu kishte vdekur nga zemra dhe se do varrosej brenda një kohe shumë të shkurtër.

E zbuloi fisi

Burimet nga policia lokale e Hasit tregojnë se zbulimi është bërë nga njerëzit e fisit, në kohën kur i kanë bërë homazhe para se ta varrosnin. Ata kanë parë njollat e gjakut që rridhnin dhe janë vënë në dyshim që i riu të ketë pasur një vdekje natyrale, nga një atak në zemër, siç i kishte njoftuar familja. Në këto kushte, ata kanë ngritur dyshimet dhe më pas ka mbërritur edhe telefonata në sallën operative të policisë. Gjithashtu, duhet theksuar fakti që deri dje pasdite, ngjarja e rëndë ka pasur vetëm një të ndaluar, pikërisht 71-vjeçarin, i cili ka pranuar vrasjen, por asnjë tjetër për fshehjen e krimit.

Motivet, mister

Në Has tregojnë se duhen motive tepër të forta që djali të vritet nga i ati. Madje, siç tha një burrë 60-vjeçar nga Kruma, “asnjë arsye në botë nuk motivon vrasjen në gjumë të djalit. Vrasja ndodhi në orën 05.00 të mëngjesit dhe krismat e pushkës duhet të jenë dëgjuar nga e gjithë familja dhe komshinjtë”, shprehet ai, duke deklaruar se edhe të tjerët duhet të kishin folur më parë. Megjithatë, policia ka dyshime se ata kanë pasur konflikte në familje herë pas here, pavarësisht se kjo nuk është pranuar zyrtarisht. Vrasja e ndodhur në Kostur komentohet si një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura ndonjëherë në këtë zonë, ku mjaft njerëz gjejnë rastin të shprehin shqetësimin e tyre për faktin që në duart e njerëzve janë shumë armë pa leje, siç ishte edhe rasti i 71-vjeçarit.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 2 Nov 2012 - 18:12
Ndërron jetë në spital Lirak Bejko

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 GREVISTI-I-DYTE-10_tn_0

Ndërron jetë në një klinikë në Bari, Lirak Bejko, një prej dy grevistëve që mori aktin fatal të vetëdjegies në shenjë protestë për mosdëmshpërblim për vitet e burgut.

Bejko, tentoi vetëflijimin në datë 10 tetor, në ambientet e grevës së urisë, pas tentativës së Gjergj Ndrecës dhe për ditë të tëra qëndroi në gjendje të rëndë në QSUT, për shkak se kishte pësuar djegie në 50 për qind të trupit.

Lirak Bejko 49 vjeç, me ndërhyrjen e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama u dergua per kurim ne Itali. Bejko ndodhej ne nje spital te Barit dhe familjaret e tij qe ndodhen ne Itali konfirmuan, se grevisti i cili ishte ne gjendje shume te rende, nderoi jete mesditen e sotme.

Menjehere pas marrjes se ketij lajmi, ish-koordinatori i greves, Skender Tufa kerkoi që homazhet për Bejkon të bëhen në mjediset e Institutit të Përndjekurve.

Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 3 Nov 2012 - 11:48
U hodh nga pallati me të bijën, babai: “Pas divorcit, vajza më ra në depresion”

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Pallatet
Dhimbje ka shkaktuar në mbarë opinionin publik historia e nënës 31-vjeçare që u hodh nga ballkoni bashkë me vajzën e saj 6-vjeçare.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e të premtes, kur një grua është hedhur nga kati i katërt i një pallati, ku edhe jetonte, në zonën pranë stadiumit “Niko Dovana” në qytetin e Durrësit.

Bëhej fjalë për nënën 31-vjeçare Elona Qirici, e cila ka ndërruar jetë pak pasi ka rënë nga pallati, në ambientet e spitalit të Durrësit.
Mjekët bëjnë me dije se gruaja nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda dhe për pasojë humbi jetën. Ndërkohë, vajza e saj është jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.
Gruaja ishte divorcuar dhe jetonte vetëm me vajzën në banesë.
Po kështu, banorët shprehen se Elona kohët e fundit vuante edhe nga probleme psikologjike.
I kontaktuar nga mediat, babai i 31-vjeçares tha se vajza e tij nuk e përballoi dot divorci. Ajo kaloi në gjendje shoku dhe depresioni./alb-observer.com/
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 3 Nov 2012 - 11:55
mire qe shpetoj femija te pakten cfaj pati vajza e vogel se i shkalloj e ema?
nuk eshte se vuante nga varferia e nuk mund ta ushqente dot sepse ishin sne gjendje shume te mire financiare por sic thote populli TRURI I VOGEL GJE E MADHE
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 3 Nov 2012 - 11:59
Nuk e dime gjendjen ekonomike te saj une te pakten nuk kam lexuar dicka rreth kesaj por e ashtu duke njohur mentalietetin,opinionin etj eshte e rende ti perballosh e vetme le me pastaj gjendja psikologjike e nje ndarje nga burri..Femren e vret vetem dhuna psikologjike qe i bejne aty jo me kushtet etj qe duhen marr parasysh...
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 3 Nov 2012 - 12:01
Ariana shkruajti:Nuk e dime gjendjen ekonomike te saj une te pakten nuk kam lexuar dicka rreth kesaj por e ashtu duke njohur mentalietetin,opinionin etj eshte e rende ti perballosh e vetme le me pastaj gjendja psikologjike e nje ndarje nga burri..Femren e vret vetem dhuna psikologjike qe i bejne aty jo me kushtet etj qe duhen marr parasysh...
e di une se e njoh ate grua shume mire
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 3 Nov 2012 - 12:13
N thuaj detaje pra perderisa e njeh,arsyet e ndarjes,sa kohe ka e ndare etj...Mire ajo vdiq po goca e vogel si shpetoi se njehere u tha se ishte hedhur goca kishte rene a dicka e till e kjo me pas duke mos e duaruar kete gje u hodh e vete mbas saj..ndersa tani del e kunderta...
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 3 Nov 2012 - 12:20
AJO PO E CONTE GOCEN NE KOPESHTIN SOROS QE ESHTE ATY AFER DHE NDERROJ RRUGE SHKOJ DHE HIPI NE PALLATIN AFER DHE PASI HIDHI VAJZEN U HODH DHE VETE
KETO QE ANE ME DEMRESION GJITHMONE BEJNE VEPRIME QE I KANE PARE DITE ME PARE PRA JANE IMITUES NQS VINI RE KUR NJE NJERI VRET VETEN ME FOTOKSINE PER DITE TJERA DO SHOHESH PO TE NJEJTIN VEPRIM DHE NE KETE RAST KESHTU NDODHI PASI NJE 19 VJECARE U HODH NGA NJE PALLAT QE KISHTE ATY PRANE KU KALONTE PRA KJO IMITOJ ATE
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 3 Nov 2012 - 12:25
Cfare po thua tani ore...kane pesuar "imitomania" keto femrat e shqiperise qe arrijne te bejne vetvrasje???

Eh popull i varfer ne kerkim te arsyeve, cfare theshethemi tjeter do nxjerr me... Rolling Eyes
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 3 Nov 2012 - 12:32
Ariana shkruajti:Cfare po thua tani ore...kane pesuar "imitomania" keto femrat e shqiperise qe arrijne te bejne vetvrasje???

Eh popull i varfer ne kerkim te arsyeve, cfare theshethemi tjeter do nxjerr me... Rolling Eyes
anushe eshte e vertete ajo qe sapo te thashe me psikologji njihet qe ato qe shohin vetvrasje kopjojne njeri tjetrin
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 6 Nov 2012 - 10:51
Fier, humb jetën aksidentalisht 5-vjeçari

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Ambulance-urgjenca

Një i mitur ka humbur jetën pasditen e së hënës në qytetin e Fierit, si pasojë e një incidenti, kanë njoftuar autoritetet policore lokale.

Sipas burimeve, 5-vjeçari Orgito Muçaj është goditur nga freza e zetorit të një automjeti, teksa ishte vënë në ndjekje të tij.

Burimet shtojnë më tej se uniformat blu kanë ndaluar drejtuesin e automjetit për të sqaruar dinamikën e ngjarjeve.

Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 6 Nov 2012 - 14:15
Xhaxhai i 2 vëllezërve Shkreta: S’e ngre dot kapakun e arkivolit

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 60095


MAMURRAS - Fshati Shpërdhet që dikur njihej shumë pak nga të gjithë, sot është bërë i njohur në sajë të historisë së bujshme mes dy familjeve Llanaj dhe Shkreta, të cilët dikur kishin hyrje-dalje familjare, ndërsa sot janë shndërruar në armiq të njëri-tjetrit. Rruga për në këtë fshat, në afërsi të Mamurrasit zgjat pak më shumë se një orë, ndërkohë që të gjithë rrugës e dinë historinë dhe kjo e bën më të lehtë edhe mbërritjen në destinacionin e duhur.
Familja Shkreta ndodhet në hyrje të fshatit Shpërdhet, ndërkohë që nga larg dallohen siluetat e grave dhe vajzave veshur në të zeza që hyjnë në banesën ku gjendet i pajetë trupi i 31-vjeçarit Gentian Shkreta. Në hyrje të banesës qëndrojnë të afërmit e tij, të cilët nuk pranojnë të tregojnë se si ka ndodhur ngjarja. “Genti nuk ngjallet më” janë fjalët që na thotë që në hyrje, djali i xhaxhait të Gentian Shkretës, që humbi jetën dy ditë më parë, në atentatin e organizuar ndaj tij dhe vëllait të tij. Që në hyrje të rrugës që të çon në banesën e Gentianit mbizotëron zia dhe dhimbja. Këto janë të vetmet fjalë që marrim pranë familjes së Gentian Shkretës, ndërkohë që askush nuk flet më tepër, sepse aty heshtja flet më shumë se fjalët.
I vetmi që pranon të zgjatet disi është xhaxhai i viktimës, Dedë Shkreta. Me sytë e kuq nga të qarët dhe me buzët që i pikojnë gjak nga dhimbja, Deda rrëfen për GSH dhimbjen e thellë që i ka përshkuar trupin. Dhimbja bëhet edhe më e thellë, ndërkohë që Deda rrëfen: “E kanë masakruar nipin tim, unë nuk i ngre dot kapakun për t’i parë fytyrën”… Pas këtyre fjalëve trupi i tij dridhet dhe ne largohemi, sepse atje ku heshtja dhe dhimbja flasin vetë, fjalët janë të kota.
Si ka ndodhur ngjarja?
Unë nuk e di si ka ndodhur ngjarja. Vetëm se di të them që ky është një krim i rëndë. Kur ndodhi vrasja e parë policia erdhi dhe na tha që të ruhemi. Pse duhet të ruhem unë, kur mua m’u vra vëllai, m’u vra nipi, shtëpia m’u hodh në erë. Pse duhet të ruhem unë dhe jo ai që më ka vrarë gjithë këto njerëz?
Ju ka treguar ndokush se si ka ndodhur prita?
Ajo që di unë është se nipin tim, Gentianin, e kanë qëlluar me 3 plumba. Më pas e kanë hedhur në kanal, në ujërat e lumit Droj dhe më pas e kanë qëlluar sërish pesë herë pas koke dhe e kanë tërhequr zvarrë. Nipi im është dëmtuar aq shumë, sepse ata e kanë masakruar aq shumë saqë unë nuk ngre dot kapakun e arkivolit për t’i parë fytyrën.
Juve do ia lini në dorë shtetit, apo do hakmerreni?
Shteti duhet që të nxjerrë djalin tim nga burgu, Ermalin, që nuk ka fare lidhje me vrasjen e djalit 9-vjeçar. Djalin tim prej 5 muajsh e mbajnë në burg për moskallëzim të krimit, ndërsa Jetmir Llanaj që ka bërë gjithë këto vrasje lihet i lirë.
Ku ishin nipërit e tu kur ndodhi ngjarja?
Ktheheshin nga një dasmë kur u kanë zënë pritën. Martonin të motrën në Mal të Zi.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 6 Nov 2012 - 14:17
Durrës, sherr për një femër, plagosen 4 të rinj

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 59241_17

DURRES - Dy grupe të rinjsh nga Tirana dhe Durrësi janë përleshur dje në mbrëmje në Durrës dhe tre prej të rinjve kanë mbetur të plagosur me thika.
Burime zyrtare nga Policia e Durrësit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në lagjen numër 9, të qytetit ose ndryshe lagjja “Sefer Efendiu”. Shkaku dhe rrethanat e përleshjes mes dy grupeve janë ende të paqarta për policinë e Durrësit, e cila ka shoqëruar tre shtetas, banues në Tiranë, pasi ata kishin marrë mjekimin në spitalin “Nënë Tereza” në kryeqytet.
Sipas policisë lokale, por edhe dëshmitarëve të rastit, sherri ka ndodhur në një lokal në lagjen 9, ku një grup të rinjsh nga Tirana dhe Durrësi kanë debatuar ashpër e më pas janë konfrontuar fizikisht. Shkak për nisjen e konfliktit mësohet të jetë bërë një femër.
Pasi kanë debatuar me zë të lartë, të rinjtë kanë nxjerrë thikat dhe janë përleshur me njëri-tjetrin, për pasojë janë plagosur tre prej tyre. Gjithashtu i plagosur në gjendje të lehtë ka mbetur edhe 31-vjeçari Vilson Saliaj, kalimtar i rastit, i cili pas mjekimit në urgjencë është marrë në pyetje nga blutë e Durrësit. Pas përleshjes, tre të rinjtë nga Tirana, të plagosur në duar dhe në këmbë, janë larguar nga Durrësi dhe i janë drejtuar spitalit “Nënë Tereza”, për mjekim. Ndërkaq, efektivët e policisë kanë shoqëruar në komisariat një numër të madh të rinjsh, për të zbardhur ngjarjen. Për tre shtetasit banues në Tiranë dhe një nga Durrësi, policia ka marrë urdhër-arrestet, pasi akuzohen për “Plagosje me dashje”.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 6 Nov 2012 - 18:43
Mamurras, kronika e vrasjeve të paralajmëruara

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Policia-mamurras

4 Qershori i këtij viti do të shënonte fillimin e një hasmërie që vështirë t’i gjendet fundi. Në Mamurrasin e vogël, përfaqësues të familjeve Shkreta dhe Llani, u konfliktuan për “shkaqe të dobëta, siç quhen nga policia.

Mbase motivet kanë qenë banale, por deri në momentin që po flasim bilanci i asaj përplasjeje është 3 të vdekur, 2 të plagosur dhe 1 shtëpi e hedhur në erë.

Më 5 qershor, në një atentat, do të fillonte vazhda e gjakut. Indrit Llani (9 vjeç) po kthehej nga shkolla. Në timonin e makinës që po e çonte në shtëpi ishte xhaxhai i tij. Fëmija ishte ulur në prehrin e të ëmës. Altin dhe Alban Shkreta kishin si objektiv Muharrem Llanin. Dy autorët janë nën pranga, por ky veprim nuk i ka qetësuar palët.

Dy ditë pasi kishin kaluar të dyzetat e fëmijës, gjaku merret në Tiranë. Mark Shkreta, babai i autorëve vritet në rrugën “Hoxha Tahsin” me armë zjarri. Jetmir Llani nuk pranon autorësinë edhe pse dyshimet e policisë bien mbi të.

Vera do të vazhdonte të ishte e nxehtë në Mamurras, ndërsa një automjet i parkuar para shtëpisë së fisit Shkreta shpërthen gjatë natës duke shembur godinën, por pa viktima në njerëz. Më 1 gusht, tritoli do të shkatërronte shtëpinë në ndërtim e sipër në Shpërdhet të Mamurrasit.

Më 4 nëntor, bilanci do të merrte përmasat aktuale. Dy persona u kanë zënë pritë Aurel dhe Gentian Shkretës. 20-vjeçari u plagos në këmbë nga plumbat e kallashnikovit, ndërsa Gentiani 33-vjeçar pati një fat makabër. Vëllai i vogël i ka thënë policisë se kishte identifikuar në pritë babanë e djalit 9-vjeçar të vrarë, Jetmir Llani, dhe vëllain e tij, Muharrem Llanin.

Jetmir Llani është arrestuar për disa vepra penale dhe në mes të korrikut edhe për dyshime që e lidhnin me vrasjen e Mark Shkretës, por më pas është lënë i lirë nga policia.

Një ngjarje që të paparashikuar ka vetëm datën e atentateve. Mamurrasi duket sikur është ngujuar i tëri, rrugët janë boshatisur dhe tensioni ndihet në ajër. Zyrtarët lokalë të policisë apo të pushtetit vendor nuk prononcohen. Indrit Llani, 9 vjeç, ka humbur jetën. Mark dhe Gentian Shkreta, 71 dhe 33 vjeç, janë vrarë. Gjakrat janë të nxehtë si ditën e parë, por çfarë do të bëhet për të parandaluar viktimën e radhës?


Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 8 Nov 2012 - 13:43
Minoreni përdhunon 12-vjeçaren, arrestohet

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 12

Një 15-vjeçar është ndaluar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se ka përdhunuar një 12- vjeçare. Burime konfidenciale nga policia lokale, bëjnë të ditur se arrestimi i adoleshentit u bë në orët e vona të së martës, pas denoncimit të 12-vjeçares.

Ndërkohë, sipas hetimeve paraprake dhe dëshmisë së të miturës, dyshohet se kanë qenë dy persona të implikuar në ngjarje, por 15-vjeçari i vënë në pranga është autor i përdhunimit, citon BalkanWeb.

Ka qenë vetë e mitura që i është drejtuar policisë, dhe ka rrëfyer e tronditur se është përdhunuar nga 15- vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 9 Nov 2012 - 9:16
Vrasja në Pukë, shkaku skrapi

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Vrasje--tirane

Një 50-vjeçar nga Puka, baba i tre fëmijëve është vrarë duke u goditur me sende të forta.

Ngjarja ndodhi në fshatin Gojan, të Komunes Gjegjan ditën e djeshme.

Policia e cila identifikoi autorin dhe po heton në lidhje me një konflikt që ka të bëjë me territorin ku banorët e zonës mbledhin skrap, të cilat janë mbetje të predhave të ushtrisë mbetur aty pas shpërthimit.

50-vjeçari Dodë Prenga humbi jetën pasditen e së enjtes, si rrjedhojë e agresionit të pësuar në fshatin e tij.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 9 Nov 2012 - 13:30
Përdhunimi 12-vjeçares, babai: Po e liroj policia autorin do e vras vetë
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 226
Babai vajzës 12-vjeçare që u përdhunua në Korçë ka bërë presion drejtësisë, duke theksuar se në qoftë se autori nuk dënohet atëhërë do ta vras unë. Fillimisht do helmoj fëmijët e mi që të mos i lë në hasmëri dhe më pas do vras bashkëfshatarin që më shkeli në nder”.
Kështu deklaroi dje Artan Maxhari nga fshati Leminot i rrethit të Korçës. Babai i minorenes (nxënëse e klasës së 6-të), dy javë pas ngjarjes kërkon drejtësi.

Ai thotë se Xhelollari, i cili u arrestua nga policia pas denoncimit të bërë prej tyre, rrezikon të lirohet, pasi i skadon masa e sigurisë dhënë ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së Parë e Korçës “burg me afat 1-mujor”.
Pokështu babai vajzës thekson se e bija e tij ka pësuar traumë të fortë dhe ka turp të dalë në fshat e të shkojë në shkollë. Ndërsa tregon me detaje ngjarjen.
Babai i viktimës deklaron se nuk mund ta falë bashkëfshatarin e tij, pasi jo vetëm se e cenoi në nder, por 52-vjeçari nuk mund të lëvizë lirshëm në fshat, kur e bija pëson gjendje shoku prej tij. /alb-observer.com/
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 10 Nov 2012 - 9:15
Hakmarrja në Mamurras, mbetet në burg taksisti

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 MAMURRAS--MBULIM---06_tn_3
Taksisti Xhelal Poleshi, i cili akuzohet se ndihmoi atentatorët e vëllezërve Shkreta, do të qëndrojë në burg. Gjykata e Laçit vendosi për atë masën e sigurisë “arrest me burg”, bazuar te provat e paraqitura nga prokurori.

Poleshi ka denoncuar vjedhjen e mjetit të tij tip “Mercedes Benz” pak pasi ndodhi krimi, por më pas ekspertët dyshuan se ai ishte njëri nga personat që i ka dhënë ndihmë të dyshuarit për vrasjen e Gentian Shkretës dhe plagosjen e vëllait të tij, Aurelit.

Ndërkaq, familja e taksistit është larguar nga Fushë-Mamurrasi, pasi jetonin mjaft afër me familjen e viktimave dhe kishin frikë nga hakmarrja. Nuk dihet ende deri në cilën shkallë është implikimi i Poleshit, por organi i akuzës dhe policia besojnë në grumbullimin e provave të mëtejshme.

Nga ana tjetër, familja Shkreta ka folur sërish mbi hakmarrjen, duke deklaruar se vetëm arrestimi i Jetmir Llanit, i vëllait të tij dhe dënimi maksimal i të dyve nga drejtësia, mund të ndalë zinxhirin e vrasjeve mes tyre. Kështu është shprehur gjatë një interviste televizive Aurel Shkreta, i cili i ka ende 4 plumbat në trup të marra në pritën e pasdites së të dielës, ku mbeti i vrarë vëllai i tij, Gentiani. Aureli është edhe dëshmitari i vetëm që identifikon Jetmir Llanin si autor në ngjarje. Familja e Aurelit ruhet nga FNSH-ja, por nuk dihet dhe për sa kohë do ta ruajnë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Edhe familja e Jetmir Llanit është mbyllur në banesë, duke u ruajtur nga ndonjë tjetër krim hakmarrës, nga Shkretët, ndërsa Jetmir Llani vazhdon të jetë në arrati, edhe pse për arrestimin e tij janë angazhuar forcat speciale RENEA.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 10 Nov 2012 - 13:35
Ngjarje e rëndë në Tiranë, një grua zhvishet në mes të rrugës, abuzohet seksualisht

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Policia-tirane-naten

Një grua është sulmuar frikshëm në mes të rrugës ndërsa ecte për në shtëpi, gjatë orëve të pasdites, është zhveshur, shtrirë në cep rruge. Nën ushtrimin e forcës fizike, agresori ka tentuar ta përdhunojë gruan e pambrojtur.

Akti i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në një rrugë në fshatin Qeha të komunës Petrelë në periferi të Tiranës, raporton noa.al. Policia konfirmon se ka arrestuar autorin e dyshuar. Ai është Flamur Peposhi, 39 vjeç me origjinë nga Kukësi dhe banim në Tiranë.

Rreth orës 17:00 43-vjeçarja po ecte në këmbë në një rrugicë të fshatit ku është kapur me dhunë nga bashkëfshatari i saj i cili e ka shtrirë në mes të rrugës duke i grisur rrobat. Ai e ka kërcënuar se do ta vriste por gruaja nuk ka heshtur duke kërkuar ndihmë.

Frika e ndonjë dëshmitari apo kalimtari të rastësishëm ka detyruar 39-vjeçarin të largohet me shpejtësi ndërsa e dëmtuara lajmëroi menjëherë policinë duke kërkuar ndihmë. Policia e gjeti në gjendje shoku 43 vjeçaren.

Skema e ngjarjes

Pasi e ndoqi disa hapa nga pas, 39-vjeçari e kapi gruan e bashkëfshatarit të tij nga pas dhe pasi e shtriu në mes të rrugës tentoi ta përdhunonte. Britmat për ndihmë të gruas 43 vjeçare R.A., ndaluan agresorin i cili më pas u largua me shpejtësi për tu arrestua disa minuta më pas.

Nga të dhënat policore del se Flamur Peposhi, 39 vjeç me origjinë nga Kukësi tentoi të përdhunonte 43-vjeçaren R.A. Mësohet se Peposhi dhe 43-vjeçarja banojnë në të njëjtin fshat.

“Në vendngjarje u gjetën copat e këmishës së gruas të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Pak minuta pas denoncimit u bë i mundur arrestimi i agresorit i cili deklaroi se ishte i dehur në momentet e ngjarjes, – thanë për noa.al, burimet policore. Mësohet se si agresori edhe e dëmtuara janë të martuar dhe me fëmijë.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Mon 12 Nov 2012 - 14:37
Elbasan, 43-vjeçarja masakrohet me thikë nga bashkëshorti

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 60319_1

Një krim i rëndë brenda familjes është regjistruar në orët e para të kësaj të hëne në qytetin e Elbasanit.
Në një lagje të këtij qyteti rreth orës 04:40 minuta burri ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, 43 vjeçe pasi e kishte dhunuar për disa orë në banesën ku ata jetonin prej kohësh.
Burime zyrtare të Policisë së Qarkut të Elbasanit bënë të ditur se shtetasja V.Hasani, nënë e dy fëmijëve humbi jetën rrugës për në spital, për shkak të hemarrogjisë së shkaktuar nga plagët.
Pas krimit autori ka tentuar të largohej nga banesa, por është kapur nga policia e cila ishte sinjalizuar nga fqinjët e familjes ku ndodhi krimi. Viktima sipas policisë, dyshohet se është dhunuar për disa orë nga bashkëshorti i saj dhe në agimin e kësaj fillimjave ai e ka vrarë atë duke e qëlluar me thikë në gjoks e në pjesë të tjera të trupit.
Nga hetimet paraprake të policisë ka rezultuar se mes burrit dhe viktimës prej kohësh kishte mosmarrëveshje dhe se mbi 43-vjeçaren ushtrohej dhunë nga bashkëshorti në mënyrë sistematike.
Ndërkaq po punohet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarje, e cila shënoi krimin e radhës brenda familjes.
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Fier, 49-vjeçari: Biznesmenin e vrava se më theu këmbën

Wed 14 Nov 2012 - 9:51
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 33ayuet
FIER - Po, unë e vrava Neim Sulin. Djemtë nuk kanë qëlluar mbi të, bile as e dinin që do e vrisja. Ata kanë qenë në makinë dhe u shtangën kur më panë që qëllova mbi të. Kam hipur në makinë dhe u kam thënë që të më largonin. Ata ishin të tronditur. Më lanë në urën e vjetër të Shkumbinit, ku dikur kaloje nga Rrogozhina, dhe u kthyen. U thashë djemve që të qëndronin bashkë, të mos ndaheshin nga njëri-tjetri". Kështu ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje, Gëzim Sulo, babai i dy djemve të dyshuar si autorë të vrasjes së biznesmenit fierak Neim Suli.

Para drejtuesve të Policisë së Fierit, në prani edhe të zëvendësprokurorit të rrethit, Gëzim Sulo ka pranuar autorësinë e vrasjes së Neim Sulit, mbrëmjen e së shtunës në lagjen "Liri". Burime konfidenciale nga Policia e Fierit pohuan për "Gazetën Shqiptare", se 49-vjeçari Gëzim Sulo, që në fillim kur është marrë në pyetje ka pranuar autorësinë dhe ka dhënë edhe arsyen e vrasjes së biznesmenit Neim Suli.

Sipas tij, viktima i kishte thyer këmbën dhe e kishte kërcënuar, ndaj e kishte vrarë. Afro tetë muaj më parë, viktima Neim Suli është konfliktuar me autorin e dyshuar Gëzim Sulo, për zhurmën dhe vendin e parkimit afër banesës. Gjatë sherrit, viktima Neim Suli i kishte thyer 49-vjeçarit këmbën, të cilës tashmë i ka vënë hekur.

Megjithatë konflikti ishte mbyllur pas kallëzimit në Prokurori dhe problemet ishin sqaruar, dhe askush nuk e priste hakmarrjen, pasi ata komunikonin me njëri-tjetrin pas debateve.

Blutë e Fierit kanë prerë mandat-arrestin vetëm për 49-vjeçarin, ndërkohë që dy djemtë janë shoqëruar deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Dy djemtë, Ervis Sulo, 22 vjeç dhe Endri Sulo, 20 vjeç, janë aktualisht studentë në Tiranë dhe ishin kthyer për fundjavë në Fier. Pas marrjes në pyetje, Gëzim Sulo është shoqëruar nga forca të shumta policore për të treguar vendin ku kishte hedhur armët. Edhe pse janë përpjekur për disa orë të gjejnë armët mes shkurreve dhe ujit të ndenjur tek ura e vjetër e Rrogozhinës, efektivët e Policisë së Fierit e kanë ndërprerë aksionin për shkak të errësirës, për ta vijuar sot.

/er.nu
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 14 Nov 2012 - 13:18
Vrasja e 43-vjeçares, burri: E deva me verë pastaj e vrava
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 1014
Vrasja e 43-vjeçares Vergjinush Hasani mëngjesin e së hënës nga bashkëshorti i saj është kryer me paramendim nga ky i fundit. Këtë fakt e bëjnë të ditur burime nga grupi hetimor, që po kryen hetimet për krimin e rëndë.
Sipas tyre mësohet se 62-vjeçari Hasani e ka mashtruar bashkëshorten, me të cilën jetonte prej 1 viti në dhoma të veçuara, duke i thënë se: Ndodhën çfarë ndodhën kaq vite, tashmë duhet të pajtohemi.
Duket se 43-vjeçarja është gënjyer nga këto fjalë të thëna nga bashkëshorti i saj dhe pas një kohe të gjatë ata kanë darkuar së bashku.

Mësohet se 62- vjeçari ka nisur t’i japë të pijë verë më shumë se ç’duhet dhe, pasi kanë darkuar, ata kanë fjetur bashkë.
Në momentin që 43- vjeçarja e ka tejkaluar pijen duke pirë më shumë se një kilogram verë, atëherë 62- vjeçari ka nisur ta godasë me thika si fillim në gjoks, ku si fillim ka humbur ndjenjat e më pas mësohet se edhe ka vdekur.
Pasi ka qëlluar me thikë disa herë në gjoksin e bashkëshortes së tij, ai ka nisur t’i nxjerrë edhe sytë.
Detajet mbi vrasjen e gruas nga Elbasani i ka bërë sot të ditur një e përditëshme shqiptare, kur thekson se vrasja e gruas është bërë me paramnedim.
Burri nuk e ka pasur për herë të parë përdorimin e dhunës mbi gruan, banorët e zonës thonë se ai e ka goditur gruan me thikë në kofshë edhe më parë./alb-observer.com/
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 14 Nov 2012 - 19:37
Durrës, gjendet kufoma e një gruaje

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Durresisot

Gjendet në det kufoma e një gruaje, ende të paidentifikuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës, kur anija e peshkimit “Santa Ciza” ka gjetur kufomën rreth 25 metra larg bregut të Durrësit.

Peshkatarët kanë lajmëruar menjëherë policinë portuale dhe komisariatin e policisë së qytetit bregdetarë.

Kufoma është dërguar në morg, ku do t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, që pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes dhe kohës se kur ajo ka ndërruar jetë.

Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 16 Nov 2012 - 20:02
Vëllezërit: Nuk marrim hak për motrën, dhëndri na mbajti me bukë

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 604171

ELBASAN- Në familjen Hasani, në lagjen “Emin Matraxhiu” në qytetin e Elbasanit, 3 ditë pas vrasjes së 43-vjeçares Vergjinushe Hasani, njerëz me të zeza hyjnë e dalin duke i përcjellë ngushëllimet dy djemve. Por ajo që habit të gjithë, është prania e dy vëllezërve të viktimës, të cilët, edhe pas vrasjes së motrës nga bashkëshorti, janë aty për të kryer të gjitha ritet dhe adetet për vdekjen e saj. Edhe pse jo fort të arsimuar, vëllezërit e 43-vjeçares Vergjinushe Hasani, Kastrioti dhe Safeti, tregojnë dinjitet dhe mençuri në respektimin e riteve.

“Krimi ishte krim, dhe adetet janë adete”, thotë, ndërsa flet me të sapoardhurit, njëri prej vëllezërve të viktimës, Kastriot Xhambazi, i cili jeton shumë pranë familjes së motrës së tij tashmë të ndjerë. Megjithëse nuk e prisnin krimin, ata thonë se nuk do marrin hak, por e kanë lënë në dorë të drejtësisë gjithçka. Përveçse për të respektuar të motrën, ata janë aty për të mbështetur edhe dy djemtë e saj, më i vogli 12 vjeç. Djali i madh i 43-vjeçares, Elvis Hasani tregon për Gazetën gjithë tmerrin e përjetuar, ndërsa ka parë nënën e tij të mbuluar nga gjaku.

DJALI
“Pavarësisht konflikteve të herëpashershme, ne jetonim ende nën një çati dhe nuk e prisja atë që ndodhi”, – kështu shprehet Elvisi, djali i Vergjinushe Hasanit, që u vra me thikë nga bashkëshorti mëngjesin e së hënës. Ende i tronditur e i shokuar nga skena e tmerrshme e nënën së larë në gjak, Elvisi tregon se në momentin e krimit ka qenë në gjumë dhe nuk ka dëgjuar asnjë debat mes prindërve. “Më duket se ishte rreth orës katër të mëngjesit të së hënës, kur im atë më zgjoi, duke më thënë se kishte plagosur nënën dhe më kërkoi që ta nisja me urgjencë për në spital. E mora të mbytur në gjak dhe “fluturova” për në spital. Por ajo kishte vdekur rrugës, pa mundur të futej dot në sallën e reanimacionit”, – thotë, me zërin që i dridhet Elvisi. Pa e prekur çështjen e tradhtisë dhe sjelljen e nënës, më tej ai sqaron se mes babait dhe nënës kishte debate, por sërish ata rrinin bashkë pjesën më të madhe të kohës. “Kishin konflikte dhe debate si në çdo çift e si në çdo familje. Para dy muajsh kishin vendosur që të ndaheshin, por prapë bashkë rrinin në pjesën më të madhe të kohës. Edhe natën e fundit bashkë kanë qenë dhe nuk janë grindur, si për çudi”, – shprehet Elvisi.

VELLEZERIT
Dy vëllezërit e Vergjinushe Hasanit, deklarojnë se ia kanë lënë në dorë drejtësisë të vendosë për gjykimin e autorit të vrasjes së motrës së tyre. Me gjithë krimin, ata thonë fjalë të mira për Agronin, si një njeri që është kujdesur për ta. “Kemi kaluar një jetë me njëri-tjetrin, me halle pa fund, por edhe me plot të mira. Bashkëshorti i saj, Agroni, na ka rritur sikur të ishim fëmijët e tij. Motra ime kaloi 25 vite jetë së bashku me të. Edhe pse kohët e fundit kishin grindje për shkaqe xhelozie, ata prapë shumicën e kohës rrinin bashkë”, – shprehet Kastriot Xhambazi, një prej vëllezërve të viktimës. Ai shton se konfliktet midis tyre ishin si të të gjitha çifteve të tjera, për xhelozi e debate të përditshme dhe se nuk e prisnin vrasjen.

Të njëjtën gjë pohon edhe vëllai tjetër, Safet Xhambazi. Ai thotë se, pavarësisht problemeve, mes tyre nuk e prisnin një krim të tillë, që sipas tij nuk duhet të kishte ndodhur për asnjë arsye. “E dinim që kishin probleme, por nuk e prisnim që Agroni të bënte një krim të tillë. I shoqi do e thotë para drejtësisë motivin e vërtetë të vrasjes, që nuk duhet ta kishte bërë sido që të ketë qenë puna. Gjithsesi ne ia kemi lënë në dorë drejtësisë të vendosë për të”, – thotë vëllai i viktimës, Safet Xhambazi.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 17 Nov 2012 - 16:16
Tmerrohet Berati. Gjendet i copëtuar një 63-vjeçar

I tronditur është zgjuar mëngjesin e sotshëm Berati, pas krimit makabër që ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Rruga e Drobonikut”.
Blutë e Beratit bëjnë me dije se është gjendur i masakruar një 63-vjeçar.

Bëhet fjalë për shtetasin Hasan Maska, trupi i të cilit ishte copëtuar dhe futur në qese plasmani, të cilat më pas janë hedhur në ferra.
Me këto pamje makabre janë ndeshur kalimtarë të rastit, të cilët më pas kanë njoftuar policinë.
Ndërkohë që hetohen disa pista, policia ka përqendruar vëmendjen tek pista e hakmarrjes, pasi një muaj më parë djali i viktimës kishte aksidentuar me makinë për vdekje në të njëjtin vend një grua. /alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 21 Nov 2012 - 16:07
Vritet barbarisht dhe groposet poshtë urës 23-vjeçari
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 21%20nentor%202012-fatjon%20barmeta-viktimaMasakër në Klos të Burrelit. Ekzekutohet barabarisht kamarieri. Familjarët: Ishte dëshmitar i një skene tradhtie. Arrestohet autori i dyshuar, Astrit Boja, vëllai i pronarit të lokalit ku punonte viktima
Qyteza e vogël e Klosit është tronditur orëve të mbrëmjes së djeshme kur është përballur me gjetjen e trupit të pajetë të 23-vjeçarit Fatjon Barmeta, i cili ishte zhdukur që të shtunën. Trupi i pajetë dhe i masakruar i të riut është gjetur i groposur rreth 2 kilometër larg Klosit, ndërsa policia ka shkuar te vendi i ngjarjes pas informacioneve të ardhura nga një kalimtar i rastit dhe më pas, edhe me anë të rrëfimeve të familjarëve të të zhdukurit. Është bërë e mundur të ndalohet autori i dyshuar që për policinë është bashkëmoshatari i tij, Astrit Boja, ndërsa bëhet me dije se policia ka shkuar deri tek motivi i krimit të rëndë. “Gjithçka dyshohet se ka nisur nga një histori e mbartur mes familjes Boja dhe viktimës Barmeta. Por, deri më tani shkaku i kësaj masakre është banal, e për pasojë po hetojmë të gjitha detajet dhe informacionet e mundshme që kemi mundur të mbledhim prej më shumë se 48 orësh”, tha për gazetën “Shekulli” një funksionar i lartë i policisë, i cili gjendej në vendin e ngjarjes. Referuar të dhënave të para bëhet me dije se janë marrë të gjitha dëshmitë e familjes së viktimës, të cilët edhe kanë mundur të zbulojnë të vërtetën që fshihej pas zhdukjes së të birit të tyre. Policia bën me dije se Fatjoni dyshohet të jetë vrarë për faktin se është bërë dëshmitar i një historie tradhtie jashtëmartesore, ndërkohë që ende nuk është arritur në konkluzionin përfundimtar.

Ngjarja

Fatjon Barmeta mësohet se ishte i punësuar në një local si kamerier dhe se të shtunën në darkë nuk është kthyer në banesën e tij në orarin që vinte zakonisht. Familjarët kanë pritur deri orëve të vona, ndërsa në mëngjesin e së dielës janë intensifikuar kërkimet për të. Është vënë në dijeni edhe policia e Burrelit, por asnjë shenjë e të riut nuk është bërë e mundur të hasej. Familjarët e Barmetës bashkë me njerëzit e fisit dhe me policinë kanë kërkuar deri në Tiranë, se mos 23-vjeçari kishte ardhur te shoqëria e tij. Familjarët kanë treguar në polici edhe dyshimet e tyre për të gjitha problemet që i dinin djalit të tyre. Policia mësohet se i ka marrë me rezerva dyshimet, ndërkohë që informacionet se në lumin e Klosit gjendej një kufomë ka tronditur blutë e Matit. Barmeta ishte masakruar, lidhur me tela dhe ishte hedhur në një gropë, ku për nxjerrjen e tij mësohet se policia është orvatur rreth dy orë.

Motivi dhe i dyshuari

Deri te gjurmët e Astrit Bojës, një të riu, vetëm 24-vjeçar nga Klosi, policinë e ka çuar familja e Fatjon Barmetës. Prindërit dhe njerëzit e shtëpisë së djalit, që ditën e djeshme u gjet i masakruar, kanë treguar të gjitha detajet e një historie që ka të bëjë me dyshimet se djalin e tyre e kanë ekzekutuar pikërisht familja Boja. Policia e Matit ishte tejet e rezervuar orëve të mbrëmjes së djeshme, ndërkohë që bëri me dije se janë dyshime të forta, se i riu mund të jetë bashkëpunëtor në ekzekutim, ndërsa, sipas të dhënave, pritet që dëshmia e tij të hedhë dritë mbi shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Policia bëri me dije se familja e Fatjonit ka një emër që e akuzon. Sipas dëshmive që janë dokumentuar në polici nga ana e familjes, djali i tyre ka qenë i punësuar kohë më parë në një lokal në Klos, ku pronar ishte vëllai i personit që është vënë në pranga mbrëmë vonë. Djali kamerier dyshohet se është bërë dëshmitar pa dashje i një skenë aspak të pranueshme për zonën e për pasojë pas disa ditësh i riu mësohet se ka lënë edhe punën. Mirëpo duke u bërë dëshmitar i një tradhtie bashkëshortore, është vënë rreth për t’u eliminuar fizikisht. Së paku kjo është ngjarja që ka dokumentuar policia deri në mesnatë, ndërsa burimet e besuara nga policia lokale bënë të ditur se ishte familja Barmeta që kishte një emër të dyshuar, e ai emër lidhej pikërisht me familjen Boja. Policia saktësoi se ka nisur shoqërimin e të gjithë të dyshuarve në lidhje me krimin e rëndë, ndërsa trupi i 23-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit rajonal për të kryer autopsinë si dhe ekspertizën mjeko-ligjore. Deri tani është e sigurt se i riu u vra me mjete të forta dhe më pas u gropos poshtë një ure për të zhdukur gjurmët. Policia përdori një vinç për ta nxjerrë trupin, duke u kujdesur për të mos prishur skenën e krimit.

Nikoleta Kovaçi
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 22 Nov 2012 - 17:06
Mat, kamerieri kapi çiftin “mat”, burri dhe dashnori e vrasin

MAT-Një histori banale, në një qytezë ku ajri “soset” nga opinioni dhe thashethemet, i ka kushtuar jetën një 23-vjeçari. Fatjon Barmetaj, me profesion kamerier, është bërë dëshmitar i një marrëdhënieje jashtëmartesore të pronares së lokalit ku ai punonte. Është paguar nën dorë (sipas babait të viktimës) për të mbyllur gojën, por kjo nuk ka dhënë garanci. 10 muaj pas këtij episodi, i riu është rrëmbyer në rrugë, është vrarë dhe më pas është groposur rreth 2 km larg qytezës ku banonte. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur, se ngjarja e rëndë ndodhi në Klos të rrethit të Matit. Mësohet se 23-vjeçari është zhdukur mbrëmjen e së shtunës. Pas denoncimit të familjarëve, policia ka nisur hetimet. Vetëm pasditen e djeshme u bë e mundur gjetja e vendit ku ishte groposur viktima. Ekspertët e çështjes pohojnë se Barmetaj u gjet në breg të lumit Mat, në vendin e quajtur “Ura e Hasit”, në afërsi të fshatit Bershi (në mes të Klosit dhe Burrelit).

Pas 5 orë gërmimesh me fadromë u nxor trupi i pajetë i kamerierit. Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, policia ka shoqëruar 10 persona. Ndërsa mbrëmjen e djeshme u arrestua si i dyshuar për vrasje, Astrit Bojaj nga qyteza e Klosit. Gjatë kohës që po bëheshin gërmime për nxjerrjen e kufomës, ishte i pranishëm dhe babai i 23-vjeçarit. “Gazeta Shqiptare”, në linjë telefonike mundi të merrte në intervistë Liman Barmetajn. Babai i të riut tregon me detaje rrethanat e vrasjes së djalit të tij të vetëm. Ai akuzon publikisht për këtë ngjarje pronarin e lokalit ku ka punuar djali i tij, Përparim Bojajn, si dhe Fatjon Camin (i dashuri i gruas së pronarit të lokalit).

Kur është zhdukur djali juaj?
Fatjoni punonte si kamerier në një lokal të qytezës së Klosit. Rreth orës 21:30 të së shtunës ai ka mbaruar turnin dhe ka dalë nga lokali për të ardhur në shtëpi. Ne e pritëm deri vonë dhe u shqetësuam shumë. Gjithë natën e kërkova metë afërm, miq dhe dashamirë të mi, por nuk e gjetëm. Asnjë nga të afërmit e mi nuk dinte gjë se ku ndodhej im bir. U tronditëm familjarisht, se kishim frikë për të. E kisha djalë të vetëm.
Çfarë bëtë më pas?
Të nesërmen (të dielën), rreth orës 08:30 shkova dhe denoncova zhdukjen e djalit në polici. Tregova çfarë dija për të dhe çfarë problemi kishte.
Kishte ndonjë konflikt në vendin ku punonte djali juaj apo me persona të tjerë?
Fatjoni nuk kishte probleme në lokalin ku punonte kohët e fundit. Ai kishte njëproblem në një lokal tjetër ku kishte punuar më parë si kamerier.
Mund të na thoni konkretisht për çfarë bëhet fjalë?
Im bir është bërë dëshmitar i një marrëdhënieje intime, i një marrëdhënieje jashtëmartesore. Fati i keq i tij. Ai ka kapur në flagrancë bashkëshorten e pronarit (grua e martuar me dy fëmijë) me të dashurin e saj, i cili është banor i qytezës së Klosit.
Si e mësuat ju këtë histori?
Më erdhi djali në shtëpi dhe më tha: ‘Babi, do e lë punën. Nuk punoj më, se është lokal ku bëhen pisllëqe’. E pyeta se për se bëhej fjalë dhe ai më tregoi se gruaja e pronarit i kishte dhënë 125 mijë lekë që të mos fliste për atë që kishte parë.
I mori lekët djali juaj?
Duke qenë se ishte histori e keqe, djali, për të treguar besueshmëri i kishte marrë lekët.
Kur ka ndodhur ky episod dhe pse mendoni se ka lidhje me vrasjen e djalit tuaj?
Kjo histori banale që i kushtoi jetën tim biri, që nuk kam ku e gjej më (qan), ka ndodhur para 10 muajsh. Pronari i lokalit dhe vëllai i tij, por më shumë i dashuri i gruas, nuk besonin se Fatjoni do e mbante gojën mbyllur. Ata kishin frikë, ndaj vendosën që ta vrisnin.
Kë akuzoni konkretisht për vrasjen e Fatjonit?
Pronarin e lokalit, Përparim Bojaj, dhe dashnorin e gruas së tij, Fatjon Cami.
Burime nga policia pohojnë se për vrasjen e djalit tuaj është ndaluar Astrit Bojaj. Kush është ky?
Astriti është vëllai i Përparim Bojajt. Nuk e di nëse dhe ai ka marrë pjesë në vrasjen e djalit.
Si e gjeti policia vendin ku është groposur djali juaj?
(Qan me ngulshe). Është puna e policisë se si e gjeti. Është dhimbje aq e madhe, sa nuk mund ta them. Tani më ka mbetur vetëm vajza. Ndonëse jam me një mal dhimbje, dua ta falënderoj policinë. Ajo gjeti vendin ku është groposur djali. Në të kundërt, nuk do ia gjeja trupin kurrë. Fatjonin e kanë groposur 2 km larg Klosit, dhe e kanë mbuluar me fadromë. Kemi orë të tëra që po punojmë me fadromë për nxjerrjen e trupit të tij.
Cili është apeli juaj?
Vrasësit të ndëshkohen nga drejtësia! E përsëris, e kisha djalë të vetëm. Më lanë pa djalë, më thanë krahët.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 23 Nov 2012 - 14:41
Autopsia: Djali i vrarë në Klos 48 orë i gjallë nën zhavorr

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 64097_3

KLOS- Autopsia e bërë ndaj 23- vjeçarit të vrarë në Mat Fatjon
Barmeta ka zbuluar një fakt tronditës, ai ka vazhduar të jetojë për 48 orë dhe pas groposjes që i kanë bërë nën zhavorr vrasësit e tij. Ky fakt është konfirmuar dje edhe nga drejtues të lartë të policisë të cilët kanë thënë se krahasimet e dëshmive dhe akteve mjekësore
vërtetojnë se 23-vjeçari ka pësuar një vdekje të mundimshme dhe makabre. Në aktet e autopsisë është përcaktuar koha e saktë kur 23- vjeçari ka ndërruar jetë.
“Nga kqyrja e mushkrive të viktimës rezulton se mushkritë kanë çeduar dhe kanë ndalur funksionin e tyre në intervalin kohor rreth orës 17:00-19:00 të ditës së hënë datë 19 Nëntor 2012. Deri në këtë moment viktima ka qenë në gjendje jete dhe ka marrë frymë”, -
shkruhet në raportin e firmosur të mjekut ligjor. Këtë të dhënë shkencore hetuesit e kanë krahasuar me njërën nga dëshmitë e dhëna prej tre të arrestuarve, më konkretisht Astrit(Elis) Bojës. Ai kur ka pranuar krimin është shprehur se kishte goditur me sende të forta 23- vjeçarin dhe e kishte mbuluar me zhavorr pasditen e së shtunës më datën 17 Nëntor. Gjatë marrjes në pyetje në polici ai është shprehur se kishte menduar se e kishte vrarë në vend viktimën, fakt ky që rezulton i pavërtetë nga autopsia e bërë dy ditë më parë. E kundërta ka ndodhur, sipas autopsisë viktima ka humbur fillimisht ndjenjat për shkak të
goditjeve të marra në kokë dhe në trup, por pas mbulimit me zhavorr viktima duket se ka luftuar për të jetuar pasi zhavorri ka lejuar qarkullimin e oksigjenit.
AUTOPSIA Burime nga policia kanë dhënë shpjegime të mëtejshme në lidhje me orët e fundit dhe tejet të mundimshme të 23- vjeçarit Barmeta. Ata kanë deklaruar se nga konsultat me mjekët këta të fundit janë shprehur se 23 vjeçari fillimisht ka humbur koshiencën pasi është goditur me mjete të forta por organet e tij jetësore kanë funksionuar normalisht dhe frymëmarrja nuk është ndërprerë.

Me kalimin e orëve trauma e goditjeve ka
kaluar dhe viktima ka rifituar koshiencën por e ka gjetur vetën të pamundur për të reaguar. Sipas mjekëve kjo fazë duhet të ketë zgjatur rreth 3 apo 4 orë dhe mendohet se viktima ka humbur sërish koshiencën por pavarësisht këtij fakti organet e tij jetësore kanë vazhduar funksionimin e tyre pasi mbulimi me zhavorr nuk kishte mundësuar dot pengimin e oksigjenit. Madje mjekët u kanë thënë hetuesve të policisë se nëse viktima do të ishte gjetur 24 orë pas varrosjes së tij të gjallë, pra ditën e dielë, mund të kishte shanse të mira për shpëtimin e tij. Të njëjtat burime kanë sqaruar dje për Shqiptarja.com se autorët e dyshuar ndonëse kanë patur si qëllim eleminimin fizik të 23- vjeçarit nuk kanë patur qëllim një vdekje të mundimshme për të
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Mon 26 Nov 2012 - 17:38
Lezhë, vetëvaret një 22-vjeçare

Një 22-vjeçare është gjetur e vetëvarur në një pemë pranë banesës së saj në fshatin Kallmet, të Lezhës.

Burimet policore sqarojnë se ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, rreth orës 18:00, kur Silvana Ndoka është gjetur e vetëvarur në një pemë, rreth 100 metra larg banesës së saj.

Policia është njoftuar nga familjarët për ngjarjen dhe është nisur menjëherë për në vendngjarje. Nga ekzaminimi i kufomës është konstatuar se e reja ka humbur jetën e asfiksuar dhe rasti është klasifikuar si vetëvrasje. Nuk dihen ende motivet që e kanë detyruar vajzën të ndërmarrë aktin e vetëflijimit. Policia do marr në pyetje familjarët dhe të njohur të 22-vjeçares për të hedhur dritë mbi motivet e vetëvrasjes.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Mon 26 Nov 2012 - 17:39
Pasagjerët therin me thikë fatorinon e furgonit

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Policia-mamurras

Krimi godet sërish kryeqytetin. Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në zonën e Zogut të Zi, kur katër persona ende të paidentifikuar nga policia, pasagjerë në një furgoni të linjës Tiranë-Durrës kanë qëlluar me thika faturinon 17-vjeçar.

Shkak për sherrin është bërë pagesa e biletës, që me sa duket autorëve iu është dukur e kripur. Nga hetimet paraprake mësohet se autorët e ngjarjes kanë hipur në furgon në zonën e stacionit të Trenit dhe kur kanë arritur përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, njëri prej pasagjerëve ka kërkuar të zbresë.

Ai i ka kërkuar shoferit të ndalojë furgonin dhe më pas ka refuzuar kërkesën e fatorinos, 17-vjeçarit Julian Çuni, për të paguar 1500 lekë. Adoleshenti i ka kërkuar të paguajë biletën e plotë, por pasagjeri, të cilit i janë bashkuar dhe tre persona të tjerë, ka reaguar dhunshëm. Ata kanë nisur të qëllojnë me grushte 17-vjeçarin dhe më pas kur kanë zbritur, e kanë qëlluar me thikë.

Pas kësaj ata janë larguar nga vendngjarja, duke lënë të shokuar shoferin dhe pasagjerët e tjerë të furgonit. I riu është transportuar menjëherë për në spitalin Ushtarak, por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të rënda. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 27 Nov 2012 - 10:59
Babai i faturinos: Shoferi i furgonit lejoi vrasjen e djalit për 1500 lekë

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Viktima-Juljan-%C3%87uni-Vendi-ku-ndodhi-ngjarja

Bilal Çuni, babai i faturinos 17-vjeçar që u vra të dielën në Tiranë, akuzon edhe shoferin e furgonit për humbjen e djalit të tij. I ati i Juljan Çunit u shpreh dje në një intervistë për gazetën “Panorama”, se në rast se shoferi do të ndërhynte për të shuar konfliktin për 1500 lekë të vjetër me pasagjerin, djali i tij do të ishte gjallë.
“Ai nuk ka bashkëpunuar në krim, por për mendimin tim, edhe shoferi ka përgjegjësi, ka përkrahur autorët e krimit, ka lejuar të ndodhë kjo tragjedi, madje i ka lejuar edhe të ikin nga vendi i ngjarjes”, shprehet Bilal Çuni.
Nga ana tjetër, sipas tij, një lloj përgjegjësie e ka edhe Policia, pasi autorët kanë hipur menjëherë pas ngjarjes në një furgon tjetër dhe kanë zbritur në Shënavlash të Durrësit dhe Policia është vënë në dijeni për këtë fakt, por nuk ka vepruar.
“Vëllai im e kishte parë në televizor kur po dilte lajmi me titra, dhe kishte marrë në telefon vëllain tjetër. Mua më merr vëllai në telefon dhe më thotë që djali ishte plagosur dhe ndodhej te Spitali Ushtarak. Nuk e pyeta për detaje, por nxitova që të shkoj me vrap në spital”- thote ai, duke rrefyer per ngjarjen.
Ai ankohet per pritjen brutale te bere nga mjeku dhe menyren se si ia dhane lajmin. “Shkuam te dera e reanimacionit, se aty na thanë që ndodhej dhe nga aty doli një mjek. I thashë që unë jam babai i Juljan Çunit, që ka ardhur i plagosur. Me gjakftohtësinë më të plotë, pa iu dridhur qerpiku, pa dashur t’ia dijë për dhimbjen time, më tha: “Djali juaj ka vdekur”. As më tha të rroni vetë, as ndonjë fjalë tjetër ngushëlluese, por direkt më tha që më kishte vdekur djali”- thote ai.
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 30 Nov 2012 - 19:26
Pukë, dhunoi gruan shtatzënë me sqepar, vetëvritet 50-vjeçari

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 3586qsp
PUKË- Një 50-vjeçar i ka dhënë fund jetës pasditen e sotme, duke ndërmarrë aktin tragjik të vetëvrasjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Rras të Komunës Gjegjan, ndërkohë mësohet se viktima është Gjin Lleshi.

50-vjeçari para aktit të rëndë mësohet se ka dhunuar gruan e tij shtatzënë P.Gjni 48-vjeçe. Bashkëshortja e tij u ka rrëfyer policëve se pasi është dhunuar burri i tij, ka ndërmarrë aktin e vetëflijimit. Sipas policisë mësohet se 50-vjeçari është vetëvrarë pasi ka futur një kapsolle në gojë, e cila ka plasur duke i dëmtuar kafkën dhe fytyrën.

48-vjeçarja është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Pukës. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se sherri ndërmjet dy bashkëshortëve ka degjeneruar në dhunë, ku në nxehje e sipër viktima ka qëlluar bashkëshorten e tij.

Ndërkohë, do jetë dëshmia e saj e plotë që do të sqarojë edhe rrethat e sakta të ngjarjes së rëndë.
/e.m
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 1 Dec 2012 - 15:05
Elbasan, rreh gruan në supermarket



e Shtunë, 1 Dhjetor, 2012 | 12:51 pm



Një 43-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia, pasi në gjendje
të dehur ka goditur bashkëshorten e tij në publik, duke i shkaktuar
kësaj të fundit plagë të lehta në pjesë të ndryshme të trupit. Burime të
Policisë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, në
një supermarket në dalje të qytetit. Çifti Bela ka qenë duke bërë pazar,
por pas një debati për disa mallra të konsumit që kanë blerë,
bashkëshorti në gjendje të dehur ka nisur të gjuajë të shoqen me pakot e
ushqimeve që i kapte dora. Kanë qenë punonjësit e supermarketit ata të
cilët kanë lajmëruar menjëherë Policinë, e cila ka mbërritur në vendin e
ngjarjes dhe ka arrestuar 43-vjeçarin Ilir Bela. Pas deklarimeve të
para është konstatuar se ai ka qenë në gjendje të dehur kur e ka kryer
këtë akt, dhe më pas nuk mbante mend asgjë nga çfarë kishte ndodhur më
parë. Ai ka deklaruar në Polici se bën një jetë të qetë bashkëshortore
dhe se ishte hera e parë që kryente këtë akt dhune ndaj bashkëshortes së
tij. Mësohet se të njëjtën deklaratë ka dhënë edhe 23-vjeçarja O.Bela.
Policia ka arrestuar në flagrancë 43-vjeçarin për dhunën e ushtruar ndaj
bashkëshortes së tij.



/Panorama/
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Mon 3 Dec 2012 - 11:36
Ekzekutim në Tiranë

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 VRASJA%20E%20DJESHME%2002_tn_8

Vrasja e dy vëllezërve Haxhialiu, që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e së shtunës ka si motiv një borxh prej 50 milionë lekësh.

Dy viktimat udhëtonin me një automjet tip “Mazda” kur u qelluan nga një pistolete me silenciator. Sipas policisë, nga e njëjta armë u qëlluan ne trup dhe koke tetë herë të dy vëllezërit, njeri prej të cileve gjeti vdekjen e menjëhershme në timonin e automjetit, ndërsa tjetri në siptal.

Sokol dhe England Haxhialiu, 38 dhe 30 vjec rane ne prite ne rrugen “Irfan Tomini”, qe njihet ndryshe edhe si stacioni i fundit te Tiranes se re.

Ne hetimet e saj per te gjetur autoret e ketij krimi te rende, policia u ndihmua edhe nga kamerat e sigurise se bizneseve private ne afersi te vendit ku ndodhi ngjarja.

Duke siguruar identifikim te tyre nepermjet fotove, te marra policia arriti te shquaje dy autoret e krimit, njerin prej te cileve e arrestoi dy ore pas krimit te rende, ne dalje te Tiranes, duke udhetuar drejt Mamurrasit, ku kishte edhe banesen.

Ardian Ndreka, 34 vjec, u prangos nga efektivat e policise, nderkohe qe ka pranuar edhe krimin e rende, por jo bashkeautoresine me ndonje person tjeter.

Por, ne provat e siguruara nga policia, si edhe nga deshmitaret okulare ne vendin e ngjarjes rezulton se ne bashkpunim per te kryer kete vrasje ka qene edhe Eduart Kurti, nga fshati Nikel i Krujes. Policia tha se eshte vene ne ndjekje te ketij shtetasi si i dyshuari tjeter i ekzekutimit.

Ne sherbese te policise, pervec provave te mbledhura ne vendin e ngjarjes si edhe nga kamerat e sigurise vjen edhe fakti se ne tre muajt e fundit, i dyshuari per vrasjen dhe viktimat ishin konfliktuar disa here me rradhe per borxhin i cili eshte marre disa vite me pare.

Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Mon 3 Dec 2012 - 11:40
Tiranë, ekzekutohet 30-vjeçari

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Policia-natenn

Pazaret e prishura në tregtinë e drogës kanë provokuar vrasjen e radhës në kryeqytet. Kjo është pista kryesore e policisë për këtë ekzekutim.

Një person mbeti i vrarë ndërsa një tjetër u plagos në rrugën Irfan Tomnini që njihet ndryshe edhe si stacioni i fundit i Tiranës së re, rreth orës 20:00, mbrëmjen e së shtunës.

Efektivat e policisë së Tiranës të mbërritur në vendngjarje e kanë identifikuar viktimën i cili ishte 30-vjecari Igli Aliu, ndërsa për personin e plagosur policia thotë se ai është Sokol Andrea, 42 vjec.

Nga informacionet e para mësohet se dinamika e ngjarjes ka qenë shumë e shpejtë. Viktima dhe i plagosuri ishin duke udhëtuar me automjetin tip Mazda.
Mbetet e paqartë për momentin nëse autori vrajses ka hipur në makinë nga ku edhe ka kryer krimin apo ai ka shtënë disa herë në drejtim të tyre nga jashtë automjetit.

Autori tashmë i identifikuar nga blutë e Tiranës, është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndoshta i ndihmuar nga persona të tjerë.

Grupi i hetimit për të patur një panoramë të qartë të ngjarjes ka marrë edhe filmimet e disa kamerave të sigurisë të një dyqani celularësh përpara të cilit ndodhi ekzekutimi. Po ashtu mësohet se nga veprimet e para hetimore policia ka mundur të sigurojë dy dëshmi tepër të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes nga dy kalimtarë të cilët momentin e krimit kanë qenë në pritje të autobusit.

Në vendin e ngjarjes ndodhen tre banka që kanë sistem kamerash të cilat u verifikuan nga ana e policisë. Makina e viktimës është sekuestruar nga policia për të vijuar ekspertizën shkencore.
Sponsored content

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 6 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi