Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kronika e zeze - Lajmet ditore

+13
Tironci
Kushtrimi4
EpiKada
Valbona
Silvana
BeSaa
Shqiptare
Luan_Valikardi
Njera Si Asnjera
Calypso
InTeRiStI_vLoNjAt
Durrsaku
Anabel
17 posters
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 15 Feb 2012 - 19:32
Message reputation : 100% (1 vote)
First topic message reminder :

Ketu mund te postoni cdo lajm qe ka te bej me kroniken e zeze,pra vrasje,dhune etj..


Edituar për herë të fundit nga AnGeLiC në Mon 25 Feb 2013 - 12:54, edituar 1 herë gjithsej

Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 6 Apr 2012 - 12:32
Librazhd, 4 vëllezër shpërthejnë tubacionet e ujit, për skrap
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 31439_3LIBRAZHD- Shpërthejnë me dinamit tubacionet e ujit të pijshëm për ti vjedhur, arrestohen 4 vëllezër në fshatin Pishkash të Librazhdit.

Policia bën të ditur se ka arrestuar Shkëlqim, Zeqir, Durim dhe Leonard Meksin të cilët mësohet se janë autoreët e vënies së eksplozivit në tubacionet e ujit.

Sipas policisë pas shpërthimit 4 vëllezërit kanë marrë 12 tuba me qëllim shitjen e tyre për skrap. Ndërkaq vijon hetimet për ngjarjen, e cila ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 10 Apr 2012 - 9:55
Pogradec, 20 vjecarja: Si e grabita plakën që e kishte harruar vdekja
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 53244POGRADEC- Një 20-vjeçare nga Pogradeci ka rrahur barbarisht fqinjën e saj të moshuar. I ka lidhur gojën me shami, ia ka përplasur kokën për muri dhe e ka tërhequr zvarrë.

E ndërsa 81vjeçarja ka rënë në koma, vajza i ka marrë unazën dhe byzylykun prej floriri dhe është larguar me shpejtësi nga banesa e viktimës. Burime zyrtare nga policia e Pogradecit bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Mëmëlisht të këtij rrethi. Pas hetimeve të kryera është bërë i mundur identifikimi dhe vënia në pranga e autores së krimit.

Ornela Muça akuzohet për “grabitje” dhe “vrasje të mbetur në tentativë”. Burimet e mësipërme pohojnë se e moshuara Berie Çorbaxhiu, e cila u bë pre e dhunës së bashkëfshatares së saj ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e qytetit të Pogradecit. Mësohet se 81-vjeçarja ka dalë nga koma pas rreth 12 orësh.
(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 12 Apr 2012 - 13:57
Xhelozia për gruan, vrau e dogji me benzinë të vëllanë

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Lushnje-vendi-ku-u-vra-taulant-hamzaj-300x213LUSHNJE/ Krimi i rëndë në ‘98-n. Arrestohet bashkë me xhaxhanë.
Vrau e dogji vëllain 18 vjeç pasi dyshonte se e tradhtonte me të shoqen, zbulohet krimi katër vite më pas. Në kuadër të operacionit të koduar “Kthesa e Grabjanit”, Policia e Fierit bëri të ditur mbrëmë se janë arrestuar si autorë të dyshuar të vrasjes se Taulant Hamzait, vëllai dhe xhaxhai i viktimës, shtetasit Myslim Hamzai, 32 vjeç dhe Zabit Hamzai, 59 vjeç. “Pas një hetimi intensiv dhe bashkëpunimit të Policisë së qarkut Fier, Krimeve të Rënda në Tiranë si dhe Policia dhe Prokuroria e Lushnjës, u bë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i ngjarjes së rëndë kriminale të ndodhur më 7 gusht 2008. Në vendin e quajtur ‘Tre urat’, në komunën Grabjan të Lushnjës, në afërsi të rrugës automobilistike, u gjet një kufomë e vrarë dhe më pas e djegur. Si rezultat, u bë i mundur identifikimi i kufomës, e cila i përkiste shtetasit Taulant Hamzai, 18 vjeç, banues në Grabian, Lushnjë, si dhe zbulimi e ndalimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit Myslim Hamzai, banues në Grabjan dhe Zabit Hamzai, lindur në Grabjan e banues në Tiranë”, bëri të ditur Policia. Dyshohet që në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë vrarë me mjete të forta dhe më pas e kanë djegur kufomën me qëllim mosidentifikimin e saj . Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se është dashur një punë intensive që të zbuloheshin autorët e krimit të rëndë, ku më së shumti janë përgjuar telefonatat e tyre. Sipas Policisë, shkak i këtij ekzekutimi në rrethana të tjera cilësuese ka qenë një motiv banal mes të afërmve. Por, burime nga fshati i lindjes së autorëve dhe viktimës bënë të ditur se Myslim Hamzai ka dyshuar në mënyrë të vazhdueshme se vëllai i tij 18-vjeçar kishte marrëdhënie me të shoqen. Pas konflikteve të vijueshme mes vëllezërve, më i madhi ia ka rrëfyer xhaxhait të tij situatën familjare. Pasi 59- vjeçari Zabit Hamzai është njohur me konfliktin për tradhtinë në vëllazëri, i ka thënë nipit të vrisnin 18-vjeçarin për të mbyllur njëherë e mirë turpin në fshat. “Viktima u gjet i masakruar me mjete të forta dhe të mprehta. Dy bashkëpunëtorët e kishin djegur me benzinë, me qëllim që të mos realizohej dot identifikimi i tij”, bënë të ditur burime të Policisë. Atë kohë grupi hetimor, pasi kishte mbërritur në vendin e ngjarjes, nga këqyrja e kufomës doli në konkluzionin se viktima ishte torturuar, çka fliste për një hakmarrje të mundshme. Nën hetim ishin edhe persona të afërm të familjes që vinte nga komuniteti rom. Kanë qenë pikërisht telefonatat dhe vizitat e shpeshta mes nipit dhe xhaxhait ato që çuan në zbardhjen e ngjarjes makabre. “Ngjarja tronditi të gjithë fshatin. Askush nuk mund ta mendonte se vëllai dhe xhaxhai mund të masakronin e të digjnin Taulantin. Ne kemi qenë në dijeni të konflikteve mes vëllezërve, pasi i madhi dyshonte te vëllai më i vogël se kishte marrëdhënie intime me gruan e tij. Ajo ngjarje ende nuk është harruar në fshat”, u shpreh një banore e fshatit Grabjan.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Mon 16 Apr 2012 - 13:26
Krim në familje për pronën, xhaxhai vret nipin

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Arma-e-gjahut
Kavajë, 16 prill 2012, NOA – Një konflikt pronësie ka shtyrë xhaxhanë të qëllojë me armë nipin 48-vjeçar duke e lënë të vdekur në vend, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesditën e të dielës në fshatin Cet, në komunën Helmës të Kavajës.

Nga të dhënat mësohet se 64-vjeçari Isa Derjaj ka qëlluar me armë mbi djalin e vëllait të tij, Behexhed Besim Derjaj, duke e vrarë.

64-vjeçari Isa Ali Derjaj, banues në fshatin Cet, komuna Helmës Kavajë, është kapur mat nga Policia e Kavajës, pas vrasjes së nipit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë pushkë, model 53, me nr.90249123, një krëhër me 16 fishekë, kalibri 7.62 mm, si dhe dy gëzhoja.

64-vjeçari Isa Derjaj është nën akuzë për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

mit/noa.al
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 19 Apr 2012 - 15:06
Lushnje, burri vret gruan me çifte
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Policia-makineKrimi brenda familjes ka tronditur rrethin e Lushnjes mëngjesin e së enjtes. Ngjarja ka ndodhur në fshtatin Çermë Pasha, rreth orës 6:00.

Çifti Shazivar dhe Lahe Sina janë përfshirë në një debat dhe në gjaknxehtësi e sipër bashkëshorti e ka qëlluar gruan e tij me një armë gjahu që e mbante në shtëpi, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 50-vjeçares.

Fqinjët kanë lajmëruar policinë dhe 60-vjeçari është arrestuar në vendin e ngjarjes. Çifti jetonte i vetëm pasi fëmijet i kishte në emigrim.

Sipas policisë dhe banorëve të zonës, shkak i mundshëm i kësaj ngjarjeje kanë
Vrasje
Lushnje, dy në pranga për krimin brenda familjes
Vrasja e policit, arrestohen vëllezërit
Tiranë, vritet oficeri i policisë së burgjeve
qenë kushtet ekonomike dhe borxhet që autori i krimit ua kishte personave të tjerë.

Nurmi i vrasjeve të këtij lloji është tepër i lartë për një vend me popullësi të vogël si Shqipëria, ndërkohë që autoritetet flasin për një rënie të kriminalitetit.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sun 22 Apr 2012 - 15:38
Sherri për pronën, një i vrarë dhe një i plagosur

Shkodër, 22 prill 2012, NOA – Update/Konflikti për tokën ka shkaktuar
vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri. Ngjarja ka ndodhur në
mesditën e sotme në fshatin Hajmel në Shkodër.

Viktimat është Rrok Kaçorri, 55 vjeç dhe Zef Kaçorri, 27 vjeç.
55-vjeçcari ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa 27 vjeçari
është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, raporton
noa.al. Mësohet se autorë të ngjarjes janë Dedë, Sandër dhe Zef Ara, nga
e njëjta familje Si viktimat dhe agresorët janë banues në të njëjtin
fshat dhe prej kohësh kishin konflikt për pronësinë e tokës.

Policia ka arrestuar tre anëtarët e familjes Ara, babain dhe dy djemtë
si dhe ka sekuestruar armën e krimit me të cilën u bë vrasja.

a.k/noa.al
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sun 22 Apr 2012 - 15:39
Aksident me motor, humb jetën 21-vjeçari

Elbasan, 22 prill 2012, NOA - Një 21 vjeçar ka humbur jetën në një
aksident të ndodhur mbrëmje e djeshme në afërsi të qytetit të Elbasanit.
Leonard Çakalli, me banim në fshatin Tregan, ka humbur drejtimin e
motorit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës. Ndërkohë që pas
përplasjes, i riu është goditur dhe nga një makinë që kalonte me
shpejtësi në ato momente në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Kthesa e Llixhës", rreth 5
kilometra larg Elbasanit. Çakalli ka ndërruar jetë në vendin e
aksidentit. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit.

a.k/noa.al
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 25 Apr 2012 - 11:48
Kapen 2 shqiptarët, cuan me gomone mbi 500 kg marijuanë në Lece
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 53724

LECCE – Policia italiane ka identifikuar dhe arrestuar 2 shqiptarë si korrierë të drogës që u kap para pak ditësh në brigjet e Leces.
Nga hetimet intensive u vërtetua se 2 shqiptarët Krenar Dulellari e Renato Hoxhaj, 45 vjec sollën me gomone mbi 500 kg marijuanë, por e braktisën lëndën narkotike të sistemuar në canta sepse po i gjurmonte policia.

Mbi 2 shqiptarët rëndon akuza e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sic bëjnë të ditur mediat italiane mësohet se Hoxhaj ka precendetë të tillë të mëparshëm në territorin italian.

Lënda narkotike u gjet në 21 canta, ku 12 prej tyre mbartnin 325 kg marijuanë, ndërsa 200 kg të tjera ndodheshin në disa canta në gomonen 7 metra të gjatë me 275 kuaj fuqi të braktisur në breg. Mjeti lundrues ishte braktisur në bregun e njohur si “Punta Ciolo”.
Pas gjetjes së drogës, karabinierët krehën zonën dhe tek ‘Paese delle aquile” kapen 2 të dyshuarit.

Hetimet po vijojnë pasi dyshohet se pas 2 shqiptarëve fshihet një rrjet i gjerë droge Shqipëri-Itali. Droga e sekuestruar ditët e fundit është sasia më e madhe e kapur në Itali muajt e fundit. Me shitjen e saj në treg do mund të përfitohej 350 mijë euro.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 25 Apr 2012 - 11:51
Në depresion nga vdekja e gruas, vetëvaret 78 vjeçari
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 30385_16
MEMALIAJ- Një 78 vjeçar nga Memaliaj i ka dhënë fund jetës sot në mbrëmje, duke u vetëvarur në banesën e tij.

Burime zyrtare nga Policia e Tepelenës bënë të ditur se 78 vjeçari Qani Dervishi, trupi i të cilit u gjet i pajetë nga kujdestarja e tij, prej një viti vuante nga depresioni, pas vdekjes së bashkëshortes.

Policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, paraprakisht dyshon se një ndër shkaqet kryesore që i moshuari i ka dhënë fund jetës, mendohet të jetë gjendja e rënduar psikologjike, ndërkohë që në trupin e tij nuk u konstatuan shenja dhune.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sun 6 May 2012 - 20:06
Aksidentohet për vdekje 19-vjeçari në Levan-Tepelenë



Një 19-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti në rrugën
Levan-Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur pas mesditës së sotme në vendin e
quajtur ‘Sheq Musalalaj’.
Burimet nga policia kanë thënë se viktima 19-vjecari Fatjon Kapaj ka qenë duke udhëtuar me motorin e tij.
Ai është përplasur për vdekje nga një makinë. Shërbimet e policisë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit.


lajmifundit
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 9 May 2012 - 10:30
Tiranë, vritet me bombë palestinezi

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Shperthimi-tr

Një bombë ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në një shtëpi që ndodhet pas Ambasadës Amerikane këtu në Tiranë.

Të dhënat e para flasin se një palestinez nënshtetas izraelit humbi jetën. Policia e kryeqytetit është ende duke hetuar për këtë ngjarje të rëndë.

Viktima, 43-vjeçari Anuar Rizi, punonte si ekonomist në fabrikën e çimentos në Krujë. Një granatë ka shpërthyer në çastin kur viktima ka hapur derën e jashtme.

Pas shpërthimit viktima pësoi plagë shumë të rënda. Pas ngjarjes palestinezi i plagosur rëndë është transportuar në Spitalin Ushtarak, por humbi jetën gjatë rrugës.

Policia bën të ditur se atentati ka ndodhur për shkak të detyrës dhe po heton konfliktet e firmës.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 11 May 2012 - 10:06
Durrës, sekuestrohen 20 kg heroinë

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Droga-durres


Një sasi prej afro 20 kg heroinë është sekuestruar gjatë mbrëmjes të së enjtes në portin e Durrësit.

Droga është gjetur e fshehur në një mjet që po imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Bari. Policia njofton se ka ndaluar drejtuesin e mjetit, por nuk e bën të ditur identitetin e tij.

Kjo goditje e trafikut të drogës në qytetin e Durrësit vjen pas konstatimit të një parcelë për kultivimin e bimës narkotikë në Port.

Ndërkohë kohët e fundit në rrethe të ndryshme të vendit policia ka sekuestruar sasi të mëdha të kanabis sativa, që kryesisht ka pasur destinacion Greqinë.

Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 11 May 2012 - 10:07
Laç, aksident i rëndë rrugor

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Aksident-autostrad1

Një aksident tragjik ka ndodhur sërish në rrugën nacionale që lidhë autostradën Fushë Krujë - Milot me qytetin e Laçit.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së Kurbinit aksidenti ka ndodhur në rrugën e Patokut, rreth 500 metra mbi supërstradën.

Një autoveturë tip Benz është përplasur me një furgon, ku për pasojë ka gjetur vdekjen edhe drejtuesi i automjetit.

Burimet zyrtare të policisë bëjne të ditur se nga përplasja e mjeteve ka humbur jetën 40-vjeçari Ajet Lika, ndërsa është plagosur rëndë edhe bashkëshortja e tij, si edhe drejtuesi i furgonit.

Shkak i aksidentit sipas policisë mendohet të jetë shpejtësia e madhe e dy mjeteve.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 11 May 2012 - 10:51
Gjyqtari i Kukësit rreh avokaten

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 52450_1


Është publikuar fotografia e një gjyqtari të Gjykatës së Kukësit që, sipas raportimeve ditët e fundit në media, ka rrahur një avokate. Sipas Temës, në foto shikohet “gjykatësi duke dhunuar avokaten. Fotoja ka shënimin se ngjarja ka ndodhur në Gjykatën e Kukësit. Por nuk ka shpjegime të tjera”.

Gazeta në fjalë sqaron se disa ditë më parë e përditshmja Shekulli është ankuar se i është ndryshuar faqosja në shtypshkronjë dhe lajmi që është eleminuar nga faqet e gazetës ka qenë pikërisht ai i dhunës së ushtruar nga një gjykatës i Kukësit ndaj një avokateje dhe pamja e publikuar sot, shkëputur nga një material filmik, ka qenë ajo që shoqëronte lajmin.

Redaksia e Shekullit nuk ka dhënë sqarime rreth ngjarjes ndërsa mbetet mister si identiteti i dhunuesit ashtu edhe ai i viktimës. Gjithashtu mbetet për t'u sqaruar se kur ka ndodhur saktësisht akti i dhunës.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 15 May 2012 - 9:30
Aksident rrugor, vdes 38-vjeçari

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 BULQIZE-AKSIDENTI-MBULIM-15

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur 'Pishat' në Bulqize rreth ores 19.00 te mbremjes se kaluar ku nje makine tip Benz me targa BZ 2148 A ka dale nga rruga duke u perplasur me borduren anesore te betonit per rreth 30 metra dhe me pas eshte perplasur me nje automjet tjeter, i cili po kalonte ne ato momente duke i shkaktuar vetem deme materiale.

Si pasoje e perplasjes drejtuesi i automjetit, Islam Ceni, 38 vjec ka gjetur vdekjen e menjehershme dhe jane plagosur lehte 3 pasagjerë të tjerë, të cilet ndodheshin ne makine bashke me viktimen.

Menjehere ne vend ngjarje ka shkuar policia e rrethit, te sipas policise mendohet se shkak i aksidentit ka qene shpejtesia e madhe e makines.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 19 May 2012 - 9:03
Vlorë, aksidentohen 10 maturantë

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Vlora

10 të rinj maturantë, në ditën e festës së përfundimit të shkollës së mesme në qytetin e Vlorës janë plagosur rëndë në një aksident rrugor.

Ata pasi kane dale nga dita e fundit e shkolles dhe festimeve te organizuara nga maturantet kane udhetuar me nje automjet tip kamionçine. Pjesa me e madhe e te lenduarve ishin ne pjesen e karrocerise dhe ata jane rrezuar ne toke pasi mjeti me te cilin udhetonin u permbys ne rruge per shkak te humbjes se kontrollit nga shpejtesia.

Aksidenti ndodhi ne aksin rrugor Orikum-Vlorë. Kalimtaret jane ndalur dhe kane transportuar me urgjence ne spital te plagosurit. Policia ne vendin e ngjarjes vuri nen kontroll trafikun e bllokuar per shkak te aksidentit dhe nisi hetimet.

Te rinjte e plagosur ndodhen ne spitalin e qytetit te Vlorës duke marre kurimet. Disa prej tyre jane ne gjendje te rende per shkak te plageve qe kane marre.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Mon 21 May 2012 - 16:48
Aksident rrugor në Shkodër, një i plagosur

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 AKSIDENTI---LAPRAK--MBULIM-

Një 52-vjeçar që po udheëtonte me biçikletë është aksidentuar gjatë orëve të paradites në Shkodër.

Ngjarja ndodhi ne unazen e qytetit ku 52-vjeçari Gezim Kraja eshte perplasur nga ne autobus duke u plagosur rende. 52-vjeçari u dergua menjehre ne spitalin rajonal te Shkodres, ku po merr ndihmen e pare mjekesore. Burime nga ky spital bejne me dije se gjendja e tij shendetesore eshte e rende.

Policia, e cila mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes ndaloi drejtuesin e autobusit dhe po punon per zbardhjen e plote te shkaqeve te ketij aksidenti.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Mon 21 May 2012 - 16:49
Bie në humnerë autobusi me 40 nxënës

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Aksidenti_lajm_i_fundit
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur aksin Himarë-Sarandë, ku një autobus me rreth 40 nxënës në bord ka rënë në humnerë.

Sipas informacioneve paraprake, autobusi ka rënë në një humnerë 100 metra të thellë dhe dyshohet se disa nxënës kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policore, autoambulanca dhe helikopterë. Mësohet se autobusi i rrëzuar është me targë Elbasani.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 22 May 2012 - 18:24
Andi Sharra është mbytur nga dallgët dje, në Gjirin e Lalëzit


Andi Sharra është trupi i një 19 vjeçari i cili është gjetur nga polumbarët në ujërat e Gjirit të Lalzit.

Andi Sharra nga Tirana ishte duke u larë dje me një grup shokësh në Gjirin e Lalëzit kur papritur ai është rrëmbyre nga dallgët e forta të detit.

Pas 24 orë kërkime trupi i 19 vjeçarit gjendet i mbytur. Shokët e kanë ndihmuar atë por përsëri ai nuk mundi të shpëtojë.

Nuk është mirë të themi që sezoni turistik filloi me viktima.
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Andi-sharra-eshte-mbytur-nga-dallget-dje-ne-gjirin-e-lalezit
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 22 May 2012 - 18:39
Maskat ne Lezhe, grabisin me arme zjarri te moshuaren

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Leze-gjoni-balldre-300x240

Maskat ne Lezhe, grabisin me arme zjarri te moshuaren
“Isha e vetme në shtëpi, sapo kisha mbaruar darkën. Dëgjova zhurmë jashtë, por nuk mendova se mund të ishin grabitës. Dola tek dera, por nuk pashë gjë. Dola sërish, pasi vura re se ishte fikur llamba jashtë. Sapo dola, pashë një person të maskuar, i cili më vuri dorën në gojë. Më tha që të mos bërtas, në të kundërt do të më vrisnin. Më shtyu brenda dhe më shtriu në dysheme”, u shpreh gruaja e moshuar, e cila vijon të përjetojë momente paniku e frike për ngjarjen që i ndodhi në banesë. Ajo dyshon se autorët janë banorë të zonës, të cilët kanë qenë në dijeni se jetonte e vetme.
“Pas atij që më mbylli gojën, një tjetër person po me maskë u fut brenda. Ishte me një çantë të zezë dhe me armë në dorë. Më ulën në divan dhe më thanë që të mos nxjerr zë. Nisën kontrollin, më morën paratë që kisha, por nuk ishin shumë, si dhe më hoqën unazat, orën dhe varëset e arit që kisha”, u shpreh më tej e moshuara. Sipas saj, personi i dytë iu drejtua shokut të tij duke i kërkuar që ta vrisnin, por ai e kundërshtoi.
E gjendur në këto kushte dhe nën kërcënimet e vazhdueshme të dy personave me maskë dhe armë, ajo është detyruar të mos lëshojë zë për të kërkuar ndihmën e fqinjëve. “Menduan se kisha shumë para dhe po më kërkonin me ngulm që t’ua dorëzoja ato. Unë po u thosha se nuk kisha para, pasi jetoja e vetme, por ata nuk po bindeshin. Njëri prej tyre shkoi në dollapin e rrobave dhe gjeti një çantë.
Morën ato pak para që kishte aty”, u shpreh më tej e moshuara, e cila i kërkon ndihmë Policisë. Sipas saj, pasi grabitësit morën ato gjera me vlerë dhe paratë e saj, u larguan. Por ata e lanë të lidhur atë, duke i bërë të ditur se do të zgjidhej vetë pas përpjekjeve që do të bënte. Pas përpjekjeve për rreth 30 minuta, ajo ka mundur të zgjidhet dhe të kërkojë ndihmë tek një fqinj i saj. Ata sinjalizuan edhe Policinë, e cila mbërriti në vend dhe mësohet se kanë nisur hetimet, ndonëse blutë nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht ngjarjen e ndodhur. Gjon Baka, banor i fshatit Balldren, i bëri apel Policisë të jetë më shumë e pranishme dhe të patrullojë më shumë këtë zonë.
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 31 May 2012 - 16:31
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 54959SARANDE - Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Sarandës. 65-vjeçari Ismail Leli ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, Thëllëza Leli, 57 vjeç, dhe më pas është vetëvrarë me të njëjtën armë.

Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, në fshatin Berdenesh, rreth 4 km larg Sarandës.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për krimin e rëndë ka qenë një sherr për motive banale, ndërkohë që po vijohet me marrjen në pyetje të të afërmëve të ciftit Leli. Komishnjtë kanë qenë ata që kanë njotuar policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje, ku fillimisht kanë gjetur trupin e Ismail Lelit, ende në jetë, dhe e kanë dërgua menjeherë në spital, po 57 vjecari nuk mundi t’i mbijetoi plagëve. Ndërsa pak metra nga trupi i 65 vjecarit efektivet e policise gjetën edhe trupin e pajetë të Fëllënxa Lelit.

Bashkëshortët kishin 15 vjet që ishin të martuar, të dy në martesë të dytë, ndërsa nuk kishin fëmijë, por 57 vjecarja kishte tre femijë nga martesa e saj e parë.

(er.nu/News24/BalkanWeb)
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 31 May 2012 - 23:47
Vritet një kosovar në Durrës

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Policia_ne_vendngjarje2-300x207

Dyzet e katërvjeçari nga Kosova, është gjetur i vrarë afër banesës së tij në Durrës. Burimet e policisë, kanë bërë të ditur se 44-vjeçari Skënder Spahia, nga Kosova, është qëlluar për vdekje me katër plumba.…

Sipas mediave shqiptare, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të “Shkëmbit të Kavajës”.
Kanë qenë banorët e lagjes, ata të cilët kanë gjetur të pajetë trupin e 44-vjeçarit, të cilët më pas kanë njoftuar policinë për krimin e ndodhur.

Ai është dërguar me urgjencë drejtë spitalit rajonal të Durrësit, por pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore ka qenë e pamundur të shpëtohet 44-vjeçari, i cili kishte marrë disa plumba në trup.

Ende nuk dihen motivet e vrasjes, ndërsa shumë banorë të zonës janë marrë në pyetje për të mësuar mbi rrethanat e ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Raportohet se Spahia jetonte në një banesë të blerë në zonën e plazhit.(rtk)
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sun 24 Jun 2012 - 16:16
Korçë, vetëvritet me armën e të atit studentja 21-vjeçare

Një studente i kanë dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armën e të atit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës ku 21-vjeçarja Brinjola Lami, studente në vitin e katërt, dega frengjisht në Tiranë ka marrë vrarë veten me armën e të atit i cili është efektiv i policisë kufitare, raporton Ora News.

Dyshohet se shkak për marrjen e këtij vendimi fatal nga ana e 21-vjeçare ishte një histori dashurie. Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

ALPE NEWS
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 1 Aug 2012 - 18:14
Dukagjin, babai vret vajzën e tij 14 vjeç dhe veten

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 B_250_200_16777215_00___images_dukagjinPamje ilustruese nga Dukagjini

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në banesën e viktimave dhe ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi të rëndë.



DUKAGJIN – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Arrë të komunës Temal, një nga zonat më të thella të krahinës së Dukagjinit, ku babai ka vrarë vajzën e tij 14-vjeçare dhe më pas është vetëvrarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në banesën e viktimave dhe sipas policisë së Shkodrës mësohet se ekzekutori ka qenë 45-vjeçari Mirash Bregu, i cili ka qëlluar me armë zjarri vajzën e tij adoleshente, Marjana Bregu, për arsye ende të panjohura.

Mësohet se policia është lajmëruar nga banorët e zonës dhe ende nuk jep dot rezultatet paraprake, pasi grupi hetimor sapo ka mbërritur në vendngjarje.

“Një informacion më i plotë në lidhje me ngjarjen në fjalë do të jepet sapo grupi hetimor të ketë kryer veprimet e duhura hetimore e proceduriale për zbardhjen e rrethanave e motivit të krimit.”- bëri të ditur policia e Shkodrës.

MA
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 2 Aug 2012 - 14:28
Qëlloi vajzën me plumb në kokë, sepse i ktheu fjalën
Krimi në familje që ndodhi në fshatin Arrë të komunës Temal në Shkodër, tronditi të madh e të vogël.

Babai 45-vjeçar Mirash Bregu vret me armë zjarri vajzën e tij 14-vjeçare dhe më pas po me të njëjtën armë i jep fund vetes.

Sipas informacioneve paraparake babai së bashku me të bijën kishin shkuar në shtëpinë e vjetën në fshatin Arrë për të kullotur bagëtitë, ndërkohë që pjesa tjetër e familjes jetonte në fshatin Bardhaj ku kishin vite që ishin transferuar.

Por mesa duket, 14-vjeçarja ishte mërzitur aty dhe i tha të atit që të ktheheshin në Bardhaj, se aty kishte edhe shoqet e saj. Por kjo kërkesë e adoleshentes u refuzua ashpër nga Mirashi, i cili i tha se kishin ardhur aty për të kullotur bagëtinë edhe jo për qejf. 14-vjeçarja e pezmatuar, vendosi të kundërshtonte babanë dhe të largohej vetë nga fshati, por nuk arriti të ikte dot shumë larg. E ndali arma e të atit, i cili qëlloi mbi të bijën në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.

Në pamundësi për të përballuar këtë krim të rëndë, babai i pesë fëmijëve merr në telefon një të afërm dhe e njofton për veprimin e tij. Pasi i thotë se ka vrarë të bijën, thotë se do të vrasë edhe veten.

Kështu, rreth orës 14.20 ditën e mërkurë, policia ka marrë informacion, se në fshatin “Arrë”, Komuna Temal, të rrethit Shkodër, shtetasi Mirash Bregu, 45 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, vajzën e tij shtetasen M. Bregu, 14 vjeç e më pas 45-vjeçari, ka vrarë dhe veten.

Mësohet se Mirash Bregu ka qenë i dënuar për një vrasje që kishte kryer në vitin 1993 dhe kishte vuajtur për shumë vite dënimin në burg. Por tashmë viktima e dytë ishte vetë fëmija e tij, pasi nuk mund ta duronte dot që vajza i kthehu fjalën. /alb-observer.com/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 2 Aug 2012 - 14:32
Tjetër krim në familje në Tiranë, burri vret me thikë gruan

Tiranë, 2 gusht 2012, NOA – Një tjetër krim brenda familjes ka ndodhur në kryeqytet. Një burrë ka vrarë me thikë gruan e tij. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00. Viktima është Manjola Fadil Koxhaj 30 vjeçe. Ndërsa autori i saj është Arben Xhevahir Koxhaj, 26 vjeç, raporton noa.al.

Pas grindjes që ka pasur çiftit, burri ka marrë thikën dhe e ka qëlluar disa herë gruan, duke i shkaktuar asaj vdekjen. Pas njoftimit të policisë është bërë dhe arrestimi i Arben Koxhajt.

Ndaj tij kanë nisur procedimi penal për vrase dhe pritet të bardhen dhe motivet që kanë çuar në vrasjen e gruas.

a.k/noa.al
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 3 Aug 2012 - 20:59
Mat, rrufeja vret një adoleshente dhe një grua

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 B_250_200_16777215_00___images_Kronika_rufeja



Bie rrufeja

Rrufeja i ka marrë jetën dy personave, një gruaje dhe një adoleshenteje në malet e Matit.

Një 14-vjeçare dhe një grua 60-vjeçare kanë humbur jetën nga rrufeja, teksa kullosnin bagëtinë në malet e Matit. Ngjarja tragjike ka ndodhur 2 ditë më parë, por është mësuar vetëm sot, pas komunikatës së policisë, e cila duke iu referuar ekspertizës ligjore saktëson se vdekja e fëmijës dhe Xhemile Gjini ka ardhur për shkak të goditjes së rrufesë.

2 viktimat nga fshati Karicë i komunës Baz të Matit kanë qenë së bashku duke ruajtur bagëtinë në mal. Për t’i shpëtuar lagies nga shiu, që në fakt ka qenë shumë i rrallë ata janë mbuluar me një plastmasë.

Me 2 viktimat ka qenë dhe vëllai më i vogël i 14-vjecares, por që është larguar për pak momente për të mbledhur bagëtinë. Gjithçka ka ndodhur sa hap e mbyll sytë, dhe dëshmitari i skenës tragjike ka qenë fëmija 9-vjeçar. /E.L/

Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 3 Aug 2012 - 21:01
Masakron gruan me 6 thika, më pas e çon në spital

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 B_250_200_16777215_00___images_arben-koxhaj-daja




Daja i Arben Koxhaj

Arben Koxhaj i merr jetën gruas nën efektin e alkoolit. Arrestohet nga policia dhe orë pas krimit kupton se çfarë ka ndodhur.

Nikoleta Kovaçi

“Përse ma vratë time shoqe? S`dëgjoni? Ju ma keni goditur me thika”. Kështu iu është drejtuar ekspertëve të policisë së Tiranës, Arben Koxhaj, 46-vjeçari, i cili pasi i kishte dhënë 6 goditje me thikë bashkëshortes së tij, e kishte sjellë edhe në Spitalin Ushtarak.

Në gjendje tejet të alkoolizuar, burri nuk ka arritur të kuptojë asgjë se çfarë krimi ka kryer, por akuzonte policinë dhe kushdo që i dilte përpara për aktin e rëndë. Ndërsa mjekët dhe më pas familja e Koxhajt luftonin për të mbajtur në jetë viktimën e tij. Pavarësisht ndihmës dhe përpjekjeve, 32-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve ka humbur jetën nga plagët e thikës. Koxhaj, ashtu i dehur dhe tërësisht jashtë mundësive për të arsyetuar, është vënë në pranga nga blutë e Tiranës, ndërsa është dashur mbi 7 orë nga ngjarja që t`i merren deklarimet e sakta. “Nga ora 6 e mëngjesit ka nisur t`i dalë pija. Atëherë kemi mundur të komunikojmë me të si duhet; t`i tregojmë se ç`masakër kishte kryer dhe t`i kërkonim shkakun që e kishte çuar në vrasjen e së shoqes. S`dinte të shpjegonte asgjë më, pasi mori vesh që ajo kishte vdekur”. Kështru tregon një drejtues i lartë i policisë së Tiranës për “Shekullin”, ndërsa shpjegon se Arben Koxhaj sipas të dhënave që disponon tashmë grupi i hetimit prej kohësh rezultonte të ishte i alkolizuar. Trupi i pajetë i gruas është tërhequr në morg nga familjarët e saj dhe mësohet se varrimi do të kryhet në Poliçan të Skraparit.

Ngjarja sipas policisë
Rreth orës 22.00 të mbrëmjes së mërkurë, në afërsi të kombinatit “Misto Mame”, Arben Koxhaj, në gjendje të dehur ka goditur 6 herë me thikë bashkëshorten e tij, Manjola. Ngjarja ka ndodhur në kuzhinën e katit të parë të shtëpisë, ndërsa në dhomën tjetër kanë qenë edhe dy djemtë e tyre, një 9 dhe tjetri 6 vjeç. Me pak shenja jete, Arbeni e ka marrë gruan dhe e ka nisur në drejtim të Spitalit Ushtarak. Pas tyre kanë rendur edhe familjarët e Arbenit. Kanë dhënë gjak për ta mbajtur në jetën 32 vjeçaren, por as ata dhe as mjekët nuk ia kanë arritur. Policia saktëson se 46 vjeçari ka përdorur thikën e bukës për të masakruar gruan, ndërsa arma është gjendur në banesë pas kontrollit. Goditja fatale mësohet se iu ka dhënë pikërisht në ije, ndërsa të gjitha goditjet i ka patur në kraharor. Policia e vënë në dijeni për ngjarjen ka shkuar në spital, ka vënë në pranga burrin dhe ditën e djeshme i kanë marrë edhe deklarimet e pakta mbi shkakun e ngjarjes.

Daja i Arbenit; Ne qajmë Manjolën
“Ajo ishte shtylla e shtëpisë. Ishte një grua zonjë dhe s`di se si na ndodhi kjo gjëmë. Ne tashmë qajmë atë, jo Arbenin. Me atë të bëjë drejtësia ç`të dojë. Por, ajo mbante me 19 mijë lekë shtëpinë, pasi vetëm ajo punonte. S`di çtë them më, por jemi mjaft të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë që na ra”. I vetmi që del nga dera e shtëpisë së Koxhajve për të folur mbi të vërtetën është daja i Arbenit, i cili kishte ardhur nga Vlora orëve të para të mëngjesit, ndërsa duket se mes dy familjeve krushq tashmë ka ndodhur edhe krisja e madhe.
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 3 Aug 2012 - 21:12
Vëllezërit e 14 vjeçares: Si e vrau babai motrën se ikëm fshehur nga stani

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Viktima-e-ekzekutuar-nga-babai-marjana-bregu-majtas-lart-i-ati-mirash-bregu-majtas-poshte-fshati-bardhej-ku-jeton-familja

Flasin fëmijët e mbijetuar të tragjedisë, dy djemtë e vegjël të familjes Bregu.
“Babai na vrau motrën para syve”
Zefi dhe Marseli: Bashkë me Marjanën donim të iknim nga bjeshkët.
Që të tre, motra Marjana dhe dy vëllezërit, Zefi e Marseli, kanë dashur që të ikin prej bjeshkëve të Temalit në fshehtësi nga babai, por nuk ia kanë dalë dot. Teksa kanë qenë duke zbritur malit, në rrugën këmbësore nga fshati Arrë në drejtim të liqenit të Komanit, babai i tyre, Mirash Bregu, i ka diktuar dhe ka filluar t’i ndjekë me vrap. Pavarësisht se të njëjtën gjë janë përpjekur të bëjnë edhe fëmijët, 40 metra larg liqenit, babai i ka arritur. Duke bërtitur, u ka kërkuar që të kthehen mbrapsht në stan, aty ku gjatë verës duhej të kullosnin bagëtinë. Urdhri i tij i ka lënë të heshtur dy djemtë, duke i shtangur në vend, por ka hasur në kundërshtimin e Marjanës.
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 9 Aug 2012 - 21:30
Vrasja e 37-vjeçares, djali e njeh njërin nga grabitësit
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Fatbardhatafa

Vdiq se mbrojti veten, djalin dhe pasurinë personale nga grabitësit-adoleshentë të rrugës. Ky qe fati i 37-vjeçares Fatbardha Tafa, nënë e një djali 13-vjeçar, që pa sesi ia vranë në mes të rrugës atë që e solli në jetë dhe e rriti.

Askush nuk i ndihmoi, edhe pse ata vetë mundën ta neutralizonin grabitësin e parë, pa e ditur që krahët ia mbulonte një tjetër. I dyti lëvizte me motor dhe i sulmoi me thikë, atëherë kur e pa shokun në vështirësi dhe kuptoi që Ervisi 13-vjeçar e kishte njohur grabitësin pas heqjes së kapuçit-maskë nga fytyra.

37-vjeçarja Fatbardha Tafa është përcjellë për në banesën e fundit me dhembje, lot dhe protestë të heshtur nga
Vrasje
Vritet një grua në Tiranë
Poliçan, vret një person e më pas veten
Rrëshen, plumba ndaj dy vëllezërve
familjarë e të afërm. Ceremonia mortore u zhvillua në Hardhishtë të Shijakut, atje ku kishte shtëpinë viktima. Në orën 15.00 të ditës së djeshme, nën një temperaturë prej 35 gradë Celsius, djali, bashkëshorti dhe shumë burra të fisit dhe të fshatit kanë përcjellë për në varrezat e fshatit gruan që besonte te Zoti dhe te forca e saj fizike.

Revolta e familjarëve

Revolta ndaj situatës kriminale dhe moskapjes ende të autorëve shfaqet pothuajse në çdo fytyrë. Krimi i rrugës ka goditur në zemër një nënë dhe mijëra të tjera në mbarë opinionin publik. Shumë prej tyre kanë qenë dëshmitare të grabitjeve të këtij lloji në çdo orë të ditës në rrugët e qyteteve të mëdha, të tjera subjekte të grabitjeve, ndërsa të tjera kanë dëgjuar më shumë se një rast grabitjesh mes të njohurve që kanë. Krimi i rrugës është kthyer në një epidemi që godet, por nuk goditet. E nëse t’i mbrohesh, beson te fuqitë e tua, mund të gjesh vdekjen si Fatbardha Tafa në Tiranë apo volejbollisti Juxhin Guza në Durrës. “Të gjithë ndihemi të pambrojtur dhe duhet të reagojmë. Duhet të protestojmë. Është shumë e çuditshme që në mes të rrugës, aty ku vazhdimisht ka prani forcash policore, në orën shtatë të mbrëmjes nuk u gjet askush. Në lagjen tonë, te rruga që të çon në shtëpinë e Ilir Metës kanë ndodhur tre grabitje varësesh, çantash. Asnjë nuk është gjetur. Ndërsa të gjithë i njohin autorët, janë të zonës, lagjes aty, por edhe policia hesht. Ne gratë e lagjes duhet të protestojmë të gjitha për këtë krim, por edhe për grabitje të tjera, që shteti të na marrë në mbrojtje”, tregon me lot në sy një e afërme e viktimës që jeton në Tiranë, në zonën ku ndodhi krimi.

Djali njohu grabitësin

Ervisi 13-vjeçar e njohu grabitësin dhe ia tha, ndërsa e ëma, Fatbardha e izoloi personin e maskuar që përpiqej t’i hiqte nga qafa varësen e trashë të florinjtë. Forca që kishte e ka lejuar Bardhën ta ndalojë. I biri i ka dalë nga pas dhe kur maska i është hequr, djali e ka njohur grabitësin, po në këtë kohë ka ndërhyrë djali me motor që ka nxjerrë thikën, duke qëlluar tre herë, dy herë mbi Fatbardhën dhe njëherë mbi Lumen, motrën e saj, që ka ndërhyrë për të mbrojtur nipin, Ervisin. Ai mund të kishte qenë viktima e dytë. Fatbardha, në çantë mësohet se kishte 24 mijë lekë (të rinj). E ndërsa një nga goditjet e ka kapur Fatbardhën në zemër duke mos e lënë të thotë as fjalët e fundit, Lumja është goditur në krahun e majtë. Agresori ka synuar zemrën edhe në këtë rast.

Motra e plagosur

Dje Lumja me krahun e fashuar ka qenë në shtëpinë e së motrës në Hardhishtë, për t’i bërë nderimet e fundit. Me dhembje në zemër dhe lot në sy vajtonte të motrën, gruan e fortë që kishte dorën e saj, punën e djersën e saj në çdo pjesë të shtëpisë dykatëshe. “Ku të shkoj, ku të mbytem.Ditën e krimit gjithë ditën kisha një dhembje të fortë koke, një këputje të plotë të pakuptueshme. I thashë Mirandës (së bijës) të bënte ndonjë gjë se nuk isha e zonja për asgjë. Krejtësisht e këputur. Si një parandjenjë?! Nuk e di. Ma vranë dhe ikën. Asgjë nuk morën, po i morën jetën asaj në sytë tonë. Na morën shpirtin të gjithëve” thotë Lumturia.

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Motraplagosur


Të tjerë tregojnë se si ajo mundi të mbrojë nipin, po jo të motrën nga vdekja. Bashkë me dy motrat dhe Ervisin ishin dhe 7 fëmijë të tjerë. Më i vogli 2 vjeç dhe më e madhja 17 vjeçe, vajza e Lumes. Të gjithë së bashku po shkonin për të kaluar ndonjë orë në mbrëmje në parkun e ish-Fushës së Aviacionit. “Aty mblidhemi ne gratë me fëmijët pasditeve. Kalojmë ca kohë duke folur me njëra-tjetrën dhe fëmijët luajnë”, tregon një e afërme e së plagosurës. Lumja herë pas here hedh vështrimin përtej portës së hekurt të oborrit të shtëpisë, a thua se pret kthimin e dikujt.

Familja kishte ardhur nga Italia për dasmë, por u kthye në mort

Fatbardha Tafa ditën që u varros mbushte plot një muaj që ishte kthyer në Shqipëri nga Italia, bashkë me të birin dhe vjehrrën, nënën e bashkëshortit të saj.
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Fatbardhaviktime

Sokoli, i shoqi do të vinte më 15 gusht. Emigrant në Itali, Sokoli kishte mundur të tërhiqte familjen e tij në vendin ku punonte, afro dy vjet më parë dhe të gjithë jetonin së bashku atje. Këtë verë kishin ardhur me pushime dhe kishin shumë dasma, sebepe, në Dibër, rrethin nga janë me origjinë të dy bashkëshortët Tafa.
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Varrimi

Dje ai është kthyer jo më për pushime, po për t’u ndarë për herë të fundit me bashkëshorten dhe për t’i qëndruar pranë të birit Ervisit, djalit të vetëm të çiftit. Qëndronin të dy mbi arkivol, nuk shkëputeshin nga Bardha. “Ishin një çift i rrallë në fis. Shkonin jashtëzakonisht shumë mirë. Kishin aq harmoni, sa ne të tjerët gjithnjë habiteshim”, tregon një tjetër e afërme. “Ah, moj bijë, nusja ime nuk turbullonte as ujët. Të mërkurën një muaj u kthyem nga Italia. Unë bashkë me të dhe djalin. Kur u nis për Tiranë, te e motra, i thashë: “Hiqi florinjtë se t’i merr ndonjë. Po s’më dëgjoi. I besonte vetes se ishte grua e fortë, e zonja”. Më tha: “Jo moj nënë, se nuk m’i merr njeri”. Po këtu s’ka siguri. As në demokraci, po as atëherë. Mua ma vrau sistemi babanë kur isha vetëm 3 vjeç”, tregon për “SHQIP” Vehbia, vjehrra e Fatbardhës, teksa na tregon dy fotot e vetme të saj që ka mundur të gjejë në shtëpi. Tenton që të thërrasë nipin, teksa kthehet nga varrimi, po për të komunikimi me dikë të medias duket absurd. Askush nuk ia kthen më të ëmën, as qetësinë e shpirtit e mendjes deri në çastin që do të vendoset drejtësi. Drejtësi nga kush? Që nga çasti i çeljes së dyerve të zisë dhe deri në atë të përcjelljes së viktimës për në banesën e fundit askush nga përfaqësuesit e pushtetit vendor apo të organeve shtetërore nuk u ka shkelur në derë dhe atyre u duket i çuditshëm ky fakt, pasi ajo u vra në mes të ditës, në mes të rrugës nga kriminelë të rrugës. “Vërtet përgjegjësi të drejtpërdrejt mund të mos kenë, po përgjegjësi morale mban shteti që i lë njerëzit e tij në mëshirë të fatit, pa mbrojtje. Askush nuk ndërhyri atje, edhe pse pa se po sulmoheshin dy gra me shumë fëmijë. Askush! Të gjithë duhet të protestojmë. Të ngrihemi se kjo që i ndodhi kësaj gruaje dhe shumë të tjerëve një ditë mund të na bjerë në kokë edhe ne. Shteti hesht, po ne duhet ta vëmë në lëvizje të gjithë bashkë. Këtë shikoni ju gazetarët, të zgjoni popullin jo vetëm të përcillni dhembjen e një rasti”, deklaron me nerv një burrë, në rrugën e fshatit, fare pranë shtëpisë.

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Vendivrasjes
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty 18-vjeçarja vret 45-vjeçarin

Mon 13 Aug 2012 - 20:38
Banorët e fshatit Krrabë, në periferi të Tiranës janë bërë dëshmitarët e një vrasjeje të paralajmëruar. 18-vjeçarja Nazmije Visha nga fshati Vilë ka vrarë në mesnatë 45-vjeçarin Fiqiri Muça, pas një historie intime plot me mistere që dyshohet se ka nisur që kur autorja e krimit ishte vetëm 14 vjeçe.

Viktima me origjinë nga Burreli, me statusin i martuar ishte mik shtëpie në familjen e adoleshentes, pasi motra e saj është e martuar me vëllain e tij. Policia shpreson që të zbardhe arsyet kontradiktore të këtij krimi tek një ngjarje e denoncuar në muajin maj të këtij viti, atëherë kur edhe media njoftonte zhdukjen e Nazmije Vishës dhe kur madje edhe e ëma e saj tentoi të vetvritej për këtë shkak.

Adoleshentja u gjet në Burrel dhe i kishte deklaruar policise se ishte rrëmbyer nga 45-vjeçari Muça, dhe që sipas saj ai e kishte mbajtur me dhunë në një pyll. Por, më pas adoleshentja kishte tërhequr denoncimin, duke thënë se kishte ikur me dëshirën e saj. Kaq kishte mjaftuar që policia e Burrelit ta mbyllte dosjen.

”Ajo u largua përpara dy muajsh, nuk erdhi pasi e kishin rrëmbyer dhe e mbajtën 11 ditë në një pyll. Menduam se mos i kishte ndodhur gjë apo se mos e kishte shitur, por ajo s’na mori në telefon dhe s’na tha që e kishte marrë. Ajo e mbajti atje dhe nuk kishte rrugëzgjidhje sepse rrugët ishin bllokuar”, deklaroi Safete Visha, kushërira e autores.

Pas këtij momenti, adoleshentja është dërguar tek gjysherit e saj në Krrabë, për të qenë më e sigurtë nga ndonjë sulm i 45-vjeçarit. Vajza ndërkohë ishte fejuar dhe duket se kjo kishte shtuar agresivitetin e burrit ndaj saj.

Mbrëmjen e krimit, viktima ka mbërritur i shoqëruar nga një taksist në fshatin Krrabë dhe dyshohet se qëllimi i tij ishte ta rrëmbente sërisht 18-vjeçaren.

Adoleshentja thotë një burim i policisë ka qëlluar me armë, duke e ndjekur me breshëri të shtënash nga porta deri sa e ka lënë të vrarë pothuajse 500 metra larg shtëpisë në një livadh.

”E ka mbajtur me zor ai dhe ajo kishte frikë se e kërcënonte që do i vriste familjarët e do i digjte shtëpinë. Tashmë ajo ka 8-9 muaj që ishte fejuar dhe i fejuari donte ta merrte edhe pse u rrëmbye. E rrëmbeu (viktima 45-vjeçar) përpara dy muajsh nga shtëpia e saj”, shtoi kushërira.

Nga ana e saj, Policia e Tiranës deklaron në njoftimin për shtyp se viktima është ish-bashkëjetuesi i adoleshentes dhe se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 14 Aug 2012 - 13:00
Babai i 18 vjecares: “Vajza i ktheu nderin familjes, duhet ta kisha vrarë unë”

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Nazmia
Pas vrasjes së djeshme të 45 vjecarit Fiqiri Visha nga 18 vjecarja Nazime Beqir Visha, fshihet një histori e mbushur me dhunë seksuale, kërcënime dhe rrëmbime. Të afërmit e vajzës dëshmojnë se Fiqiriu, i cili është nga Burreli por banonte në Sukth të Durrësit dhe ishte martuar dhe kishte dhe 4 fëmijë ndërsa vajzën e madhe e ka 2 vjet me e madhe se Nazimja, e ka rrëmbyer atë përpara një viti ndërkohë që ajo ishte e fejuar me një djalë në Kombinat. Ajo kishte shkuar në Krrabë për tu fshehur nga ai por ai e kishte gjetur dhe ka tentuar ta rimarrë sërish. Por tentativa e dytë ka dështuar, ai ka gjetur vdekjen nga plumbat që dyshohet se vajza ia ka shkrehur në trup me breshëri.
“Herën e parë e kur e rrëmbeu e mbajti në një shtëpi të pabanuar në një fshat të thellë të Burrelit. Rrëmbimi është bërë kur Nazmija ishte e fejuar me një person tjetër në Kombinat. Pasi e ka rikthyer në shtëpi, vajza ka qëndruar në gjendje të rëndë psikologjike dhe më pas është dërguar në shtëpinë e gjyshërve në Krrabë në mënyrë që t’i largohej një rrëmbimi tjetër të mundshëm”, kanë dëshmuar familjarët.
Ndërsa babai i 18-vjeçares, citon alb-observer.com, e cilëson të drejtë veprimin e vajzës së tij dhe e falenderon pasi ajo i ktheu nderin familjes. “Herën e parë është detyruar dhe kërcënuar për të deklaruar në polici se kishte ikur vetë nga shtëpia. Nuk e fal familjen Muça, nuk ndahemi me kaq. Më kanë edhe 2 gjaqe të tjera për të larë.”- tha Beqir Visha./alb-observer.com/
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 15 Aug 2012 - 12:17

Zbulohet celulari i viktimës, 250 SMS erotike me Nazimen
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Spacer

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Spacer
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 57362TIRANE-Zbulohen
mesazhet intime të 18-vjeçares Nazime Visha, me statusin e fejuar,
dërguar 45-vjeçarit Fiqiri Muça, i martuar dhe baba i pesë fëmijëve,
gjatë kohës që këta kanë qenë të lidhur. Që nga janari dhe deri në maj,
çifti duket se ka shkëmbyer qindra SMS, por në memorien e celularit janë
të ruajtura më së shumti ato të Nazimes, plot 250 të tillë. Ndërsa
SMS-të e Fiqiriut drejtuar asaj janë vetëm dy.

Celulari është
gjetur nga gazeta “Panorama” dhe i përkiste viktimës Fiqiri Muça, i cili
për shkak se kishte lidhje jashtëmartesore mbante dy telefona.
Përkatësisht, edhe dy numra. Celulari tip “Nokia 6300”, gri me të zezë,
është përdorur nga viktima deri të dielën, e cila ishte dhe dita e
fundit e jetës së tij. Kur ai është nisur për udhëtim atë pasdite, ka
harruar që të marrë telefonin e dytë me vete, por gjithsesi ka qenë i
fikur. Celulari ka kaluar dorë më dorë, pa ia ditur “pronarin”, derisa e
zbuluam pas mortit. E ndezëm dhe telefoni u hap, pa pasur nevojë për
kodin Pin apo ndonjë kod tjetër sigurie. Sakaq, bëmë verifikimin e
numrave përkatës. Numri 355685265668 që kishte dërguar 250 mesazhet në
telefonin e Fiqiriut i përkiste Nazimes. Duket se shkëmbimi i SMS-ve me
këtë numër ka përfunduar në ditën kur ajo dhe Fiqiriu janë bashkuar për
të jetuar “nën një çati”, aventurë e cila zgjati vetëm 10 ditë. Bëhet
fjalë për periudhën në fund të majit, për të cilën Nazimja pretendon se
është rrëmbyer dhe është kërcënuar me dhunë nga Fiqiriu për t’u
trafikuar në Kosovë, ndërsa familjarët e viktimës kundërpërgjigjen se
“ajo ka ikur me dëshirë”.
Pas kësaj, Fiqiriu është kthyer pranë
familjes së tij në Manëz të Durrësit, ndërsa Nazimja te gjyshi dhe
xhaxhai i saj, në Krrabë. Pas ndarjes, ata kanë ndryshuar edhe numrat
përkatës, por siç duket, jo edhe celularët.
Mesazhet e tyre ishin
ruajtur në një folder (dosje) të veçantë, bashkë me shumë materiale të
tjera intime. Por për sot po ju zbulojmë vetëm mesazhet që Nazimja i ka
dërguar Fiqiriut, me kohën e saktë dhe fjalët origjinale në dialekt. Pa
komente të tepërta nga ana jonë, pa paragjykime, thjesht po ju paraqesim
tekstet…

MESAZHET NE CELULARIN E FIQIRI MUÇES
DERGUAR NGA 18-VJEÇARJA NAZIME VISHA

NGA: 355685265668 / 2012.05.18 23:11
“Pse ma byll moj jeta ime”

NGA: 355685265668/ 2012.05.18 16:36
“Te me tregosh ku ke qen tu q… sot shpejt kush te tha
ty me dal per kafe a”
NGA: 355685265668 / 2012.05.16 23:49
“Zemer ate bi me ty sende se i shtrova rrobe hedh jergen
te trash qe mos te merdhifsh neser hikim jeta ime”…

(d.b/GazetaPanorama/BalkanWeb)
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 15 Aug 2012 - 12:25
kokrra e ku..es beri seks sa donte dhe e vrau Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 2585209286 ca behet mer aman
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 15 Aug 2012 - 12:37
o vis mi perkthe icik ato mesazhet se spo i marr vesh Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 2585209286
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 15 Aug 2012 - 12:39
Valbona shkruajti:o vis mi perkthe icik ato mesazhet se spo i marr vesh Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 2585209286
i kane me kode qe te mos kuptohen mire Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 3631317773
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 15 Aug 2012 - 12:47
Durrsaku shkruajti:
Valbona shkruajti:o vis mi perkthe icik ato mesazhet se spo i marr vesh Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 2585209286
i kane me kode qe te mos kuptohen mire Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 3631317773
ashtu duhet te jete se me e kap baba ia beri gropen me thonj ........sa te papare jane keta thone jemi fanatik te medhenj dhe i japin goces cel. grrrr grrrr grrrr grrrr pastaj goca pervec kalamojve sdi me bo gje tjeter grrrr
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 15 Aug 2012 - 12:49
Valbona shkruajti:
Durrsaku shkruajti:
Valbona shkruajti:o vis mi perkthe icik ato mesazhet se spo i marr vesh Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 2585209286
i kane me kode qe te mos kuptohen mire Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 3631317773
ashtu duhet te jete se me e kap baba ia beri gropen me thonj ........sa te papare jane keta thone jemi fanatik te medhenj dhe i japin goces cel. grrrr grrrr grrrr grrrr pastaj goca pervec kalamojve sdi me bo gje tjeter grrrr
epo baba e kesaj tha qe vajza mire e beri qe e vrau ruajti nderin e familjes tani qe dolen sms po e shohim sa mire e ka rujt nderin e familjes kjo vajza e babit
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 15 Aug 2012 - 12:49
jan me dialekt moj...durrsi s'din me ti perkthy... afro
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 15 Aug 2012 - 12:52
Durrsaku shkruajti:
Valbona shkruajti:
Durrsaku shkruajti:
Valbona shkruajti:o vis mi perkthe icik ato mesazhet se spo i marr vesh Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 2585209286
i kane me kode qe te mos kuptohen mire Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 3631317773
ashtu duhet te jete se me e kap baba ia beri gropen me thonj ........sa te papare jane keta thone jemi fanatik te medhenj dhe i japin goces cel. grrrr grrrr grrrr grrrr pastaj goca pervec kalamojve sdi me bo gje tjeter grrrr
epo baba e kesaj tha qe vajza mire e beri qe e vrau ruajti nderin e familjes tani qe dolen sms po e shohim sa mire e ka rujt nderin e familjes kjo vajza e babit
Po pra kjo goca e ndershme e katunit grrrr
Sponsored content

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 3 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi