Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kronika e zeze - Lajmet ditore

+13
Tironci
Kushtrimi4
EpiKada
Valbona
Silvana
BeSaa
Shqiptare
Luan_Valikardi
Njera Si Asnjera
Calypso
InTeRiStI_vLoNjAt
Durrsaku
Anabel
17 posters
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 15 Feb 2012 - 19:32
Message reputation : 100% (1 vote)
First topic message reminder :

Ketu mund te postoni cdo lajm qe ka te bej me kroniken e zeze,pra vrasje,dhune etj..


Edituar për herë të fundit nga AnGeLiC në Mon 25 Feb 2013 - 12:54, edituar 1 herë gjithsej

Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Mon 3 Dec 2012 - 13:00
Tepelenë, në përpjekje për të vrarë ujkun, vret shokun

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Vret-342x290

TEPELENË-Në Tepelenë ka ndodhur një vrasje aksidentale, në vend të ujkut gjahtari ka vrarë shokun e tij. Ky është përfundimi që ka nxjerr policia pas hetimit, ndërsa ka bërë arrestimin e Hajri Muço 46 vjec.

Viktima, Arben Bala bashkë me 3 shokë të tjerë nga Patosi kishin shkuar të gjuanin në malin e fshatit Martalloz, Tepelenë, rrugës i del një ujk. Ka qenë shtetasi Hajri Muço 46 vjec, i cili qëlloi për të vrarë ujkun me çifte, por shënjestra del e gabuar pasi më pas u vërtetua se kishte qëlluar për vdekje shokun e tij, Arben Bala.

Shokët kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila bëri mbikëqyrjen e vendngjarjes, ku doli në konkluzionin se vrasja ishte aksidentale. Gjithsesi efektivët blu kanë vënë në pranga Hajri Mucon, ndërsa kanë lënë të lirë 2 shokët e tjerë gjahtarë.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Mon 3 Dec 2012 - 18:05
Kukës, vetëvritet 17-vjeçarja, përdori armën e babait polic

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 131

Një 17-vjeçare është vetëvrarë mbrëmjen e të dielës në Kukës, me armën e shërbimit të babait të saj, punonjës policie. Pranvera Sula ka qenë vetëm në shtëpinë e saj kur i ka drejtuar armën vetes, citon albanianscreen. Fqinjët pasi kanë dëgjuar të shtënën kanë nxituar për të ndihmuar vajzën e re dhe kanë njoftuar prindërit e saj. 17-vjecarja Sula është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit ku edhe ka ndërruar jetë.

Babai i 17-vjeçares është në detyre punonjës i policisë rrugore. Policia e Kukësit ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur shkaqet që e derguan drejt vetëvrasjes 17-vjecaren. Po ashtu janë marrë në pyetje të gjithë të afërmit dhe shoqet e vajzës së re, por ende nuk është ngritur një pistë për hetimet mbi vetëvrasjen e vajzës.
Arian 123
Arian 123
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 4194
<b>Hobi</b> Hobi : Shume.
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjermani
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/08/2012

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Mon 3 Dec 2012 - 18:09
Lajm i keq valla,ne ne perendim nuk prekim me dore celsat e veturave te prinderve ju ne Shqiperi perdorni armet e prinderve ( policie)
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Mon 3 Dec 2012 - 18:12
Fier, e zë masivi i dheut, vdes kalimtarja

Një grua humbi tragjikisht jetën, pasi është zënë poshtë një sasie dheu. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në vendin e quajtur Rrepet, në dalje të qyteti të Fierit.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se një mjet që po gërmonte në krah të një pallati rrëzoi murin rrethues. Sipas policisë muri ka zënë fatkeqësisht kalimtaren, identiteti i së ciles nuk bëhet ende me dije, citon balkanweb.

Nisin hetimet për zbardhjen e ngjarjes, si dhe inspektimin e firmës që po punon për ngritjen e pallatit nëse respekton kushtet e sigurisë teknike.

Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 4 Dec 2012 - 14:52
Vetëvritet 17 vjeçarja që kishte miqësi me futbollistin 17 vjeçar që vdiq fushë

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 F1_04vet1354616415-629x320

Kukës, 4 dhjetor – Një 17-vjeçare nga Kukësi i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me pistoletën e të atit, i cili është efektiv i Policisë së Qarkullimit Rrugor. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Kukësit bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës, në lagjen nr.4 të Kukësit. Mësohet se Pranvera Sula, nxënëse e vitit të tretë në gjimnazin “Havzi Nela”, e mori vendimin fatal në një moment të thellë depresiv. Dyshohet se 17-vjeçarja kishte lidhje miqësie të ngushtë me ish-futbollistin Ilirian Thaçi, i cili humbi jetën tri ditë më parë.Sipas dëshmive të banorëve, vajza ka qenë e vetme në banesë kur ka qëlluar veten me pistoletë, ndërsa krisma e armës është dëgjuar nga fqinjët, të cilët, të alarmuar e kanë transportuar menjëherë vajzën në spitalin e Kukësit. Megjithëse ka mbërritur e gjallë në spital, ajo nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës së vetme të marrë në bark. Burime nga spitali i Kukësit, thonë se Pranvera iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale prej 6 orësh, por pa mundur ta rikthejnë në jetë, për shkak të hemorragjisë së madhe të shkaktuar nga plumbi në bark. Vetëvrasja e vajzës ka tronditur familjen, pasi ata nuk kanë ditur dhe nuk kanë vërejtur ndonjë shqetësim tek vajza e tyre që mund ta çonte në kryerjen e këtij akti. Pranvera Sula, njihej si një vajzë e qetë dhe shumë e sjellshme, me rezultate të shkëlqyera në shkollë. Ndërsa shokë të gjimnazistes, pohojnë se Pranvera kishte një lidhje miqësie me futbollistin Ilirian Thaçi, që humbi jetën pasditen e 30 nëntorit nga një atak kardiak, ndërsa ishte duke luajtur në fushë. Duket se vdekja e mikut të saj e ka hidhëruar së tepërmi 17-vjeçaren, duke bërë që në një moment dhimbjeje, të vetëvritet. Edhe Iliriani ishte nxënës i vitit të dytë në shkollën “Havzi Nela”. Për nxënësit dhe trupën pedagogjike kjo ka qenë tronditja e dytë brenda pak ditësh. 17-vjeçarja është përcjellë dje për në banesën e fundit, mes lotëve dhe dhimbjes së familjarëve, por edhe të shokëve dhe shoqeve të saj.

Policia e Kukësit po heton ende për të zbardhur shkakun që çoi 17-vjeçaren drejt vetëvrasjes. Sipas informacioneve nga grupi hetimor që po merret me çështjen, Pranvera Sula, 17 vjeçe, i ka dhënë fund jetës me një plumb në bark, mbrëmjen e së dielës. Arma e krimit ka qenë pistoletë TT, arma e shërbimit të të atit të saj, efektiv i Policisë Rrugore, Murat Sula. Fillimisht, vdekja nuk është raportuar si vetëvrasje dhe nuk është dhënë një version i saktë nëse ishte aksidentale apo e qëllimshme. Ndërsa burime konfidenciale pohojnë për Gazetën, faktin se Pranvera Sula ka pasur një lidhje miqësie me sportistin 17-vjeçar Ilirian Thaçi, që ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 5 Dec 2012 - 13:07
Plagos gruan dhe të birin, vetëvritet

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 VRASJE%20TEK%20PJETER%20BUDI%2022_tn_1

Me një të vdekur dhe dy të plagosur rëndë ka përfunduar konflikti në një familje ne fshatin Kalur të Lezhës.

65-vjeçari Mark Prei gjate një debati me bashkëshorten qëlloi mbi të me armë zjarri, duke e plagosur rëndë, plumbat kanë goditur edhe të birin 27-vjeçar.

Me pas sipas policise autori i ketij krimi eshte vetëvrarë.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 6 Dec 2012 - 11:32
Lezhë, babai plumba mbi familjen, i biri merr hakun e nënës dhe vëllait

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 146

Një krim në familje është kthyer në tragjedi familjare. Djali merr hak për vëllain dhe nënën e tij duke qëlluar për vdekje të atin. Mark Çupi 62-vjec, i cili dje me armë gruan dhe djalin e tij, përkatësisht Marte Çupi 53-vjeçe dhe Astrit Çupi 27-vjeç ka humbur jetën mesditën e sotme.

Burime nga policia e Lezhës bënë me dije se dyshohet se ai është qëlluar nga djali tjetër, i cili ka marrë hak për vëllanë dhe nënën e tij. Çupi humbi jetën rrugës për në spital, ndërkohë policia ka nisur punën për kapjen e autorit, citon balkanweb.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 8 Dec 2012 - 10:36
Vorë, dy persona plagosen me armë zjarri

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Ambulanca

Dy persona janë plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Vorë, gjatë një shkëmbimi zjarri. Sipas policisë, të plagosur kanë mbetur shtetasit e identifikuar si Gerald Ciku dhe Emanuel Ziri të cilët janë qëlluar me një armë tip pistoletë.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak, ndërkohë që mësohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa ka informuar se njëri prej personave të plagosur është person me precedentë kriminalë.


FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Korçë, bashkëshorti dhunon gruan shtatzënë

Wed 12 Dec 2012 - 16:36
Një grua shtatzënë në muajin e gjashtë është në gjendje të rëndë në spital pasi është keqtrajtuar nga bashkëshorti.
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Vcw4s8
Rudina Iljazi nga Korça sipas te dhenave te policise eshte rrahur nga bashkeshorti i saj pas nje grindje te ndodhur ne banesen e tyre, ku shkak ka qene xhelozia.

Ngjarja ka ndodhur ne lagjen 18 te Korçës, ndërsa bashkëshorti i saj Olsi Iljazi e ka goditur me dru ne koke te rene e cila ishte ne pritje te femijes se tyre te pare. Menjehere ai eshte arrestuar nga policia ndersa 30-vjeçarja po merr trajtimin mjekësor në spitalin rajonal të Korçës, ku gjendja e saj sipas mjekëve paraqitet kritike.

Kjo ngjarje e rëndë pason atë të disa ditëve më parë, ku një burrë masakroi për vdekje gruan e tij shtatzënë për motive xhelozie.

Nga hetimet e kryera në krimin e Orikumit ka rezultuar se viktima, e cila ishte shtatzënë ishte qëlluar me sende të forta, sqepar në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit nga të cilat ka gjetur vdekjen rreth orëve të para të mëngjesit të datës 9 dhjetor. Hetimet zbardhen gjithe ngjarjen dhe eshte arrestuar bashkeshorti i saj 35-vjeçar, i cili ne fillim krijoi nje alibi, por u zbulua se vrasja kishte ndodhur per xhelozi.

Dy vajzat e mitura, 3 dhe 7 vjec, të çiftit me origjine nga Librazhdi por që banonte në Orikum janë dërguar në Shtëpine e Foshnjës në Vlorë për t'u strehuar per shkak se kane mbetur te vetem./Tch
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 25 Dec 2012 - 19:17
Kavajë, djali masakron me thikë të dashurin e nënës… dhe plagos tre të tjerë!
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Kavaj-300x225Ka tronditur qytetin Kavajës ngjarja e mbrëmshme, ku si për pasoj ka mbetur një i vrarë dhe tre të plagosur.

Sipas informacioneve policore mësohet se ka humbur jetën 44-vjeçari Atur Kollçaku si kanë mbetur të plaguar rëndë rënda 20- vjeçari Elvis Kollçaku, 35- vjeçari Aldo Gryka dhe 35- vjeçari Sajmir Fikaj.

Pas hetimeve të para mësohet se viktima kishte lidhe jashtë martesore me nënën e autorit të krimit, 20-vjetarin Elvis Kollçaku. Gjithashtu mësohet se 44-vjeçari që humbi jetën së bashku me tre shok të tij kishin shkuar për të pirë kafe në lokalin ku punonte si kamerier 20-vjepari, si për pasoj ai të irritohet dhe të kryej këtë gjest të rëndë, pasi për të lidha jashtëmartesore e 44-vjeçari me nënën e tij ishte e papranueshme dhe jashtë moralshme./alb-observer.com/
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 25 Dec 2012 - 19:25
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 2585209286
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 25 Dec 2012 - 19:40
E dhimbshme! Vetëflijohet nëna e 3 fëmijëve
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Policia5-300x169Një ngjarje e dhimbshme është shënuar mëngjesin e ditës së martë në Belsh të Elbasanit. Shtetasja Nurie Kuqja është gjendur e mbytur në rezervuarin e fshatit Hardhi.

Blutë bëjnë me dije se 53-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve vuante nga depresioni i thellë.

Familja e saj jetonte në skamje dhe varfëri. Trupi pa jetë i saj u gjend nga bashkëshorti dhe familjarët e tjerë që kishin nisur kërkimet. /alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sun 30 Dec 2012 - 1:04
Divjakë, i shpërthen granata e peshkimit në banesë, vdesin babai 27-vjeçar dhe i biri, 2 vjeç

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Granata
DIVJAKË - Një ngjarje tjetër e rëndë tragjike në Shqipëri mes të shumtave çdo ditë. Nevoja për të jetuar ka bërë që një baba i ri në moshë, 27-vjeçari nga Divjaka, Dashnor Gaxho, i cili merrej me peshkim, në kohën teksa përgatiste një granatë dore për të gjuajtur ushqimin e përditshëm, dyshohet nga policia se ajo i ka shpërthyer aksidentalisht në banesë, duke marrë jetën e tij dhe të djalit të vogël 2-vjeçar me inicialet A. Gaxho. Rrethanat e vdekjes së dy viktimave po hetohen nga policia e rrethit.

/Shekulli Online/M.A./
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Gruaja refuzon ribashkimin, vret veten emigranti 54 vjecar

Thu 3 Jan 2013 - 20:46
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Hidhet-300x243Një 54 vjecar nga Berati ka vrarë veten ditën e sotme pasi nuk e ka duruar dot faktin që bashkëshortja e tij nuk donte që ata të ribashkoheshin. Kështu, policia e këtij qyteti bën me dije se 54-vjeçari Arif Rapaj nga lagjia “Celepias është vetëhedhur nga kati i dytë i pallatit, duke humbur jetën pak minuta pas ngjarjes. Ai kishte pak ditë që ishte kthyer nga emigrimi për festat e fundvitit dhe shpresonte një pajtim me bashkëshorten e tij, me të cilën ishte ndarë pak kohë më parë.
Por, bashkëshortja, e cila jetonte tashmë me dy fëmijët e ka refuzuar dhe kjo gjë e ka tronditur emigrantin pa masë I cili në dëshpërim e sipër ka ndërrmarrë aktin fatal./alb-observer.com/
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 3 Jan 2013 - 20:49
kohen sa ai ka jetuar ne mergim,kjo e paska shtruar rrugen me lule,ku ta doj ate plak
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 3 Jan 2013 - 20:54
Sarandë, qëllon me thikë të fejuarën nga xhelozia

I shtyrë nga xhelozia një i ri nga Saranda ka qëlluar me thikë të fejuarën e tij. Kështu burime zyrtare bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Berdenesh ku Roland Mahilaj pasi ka debatuar rëndë me të fejuar e tij, Kasjani Boçi, e ka qëlluar atë me thikë.

Boçi është dërguar në spital në gjendje të rëndë ndërsa akoma nuk dihet nëse do I mbijetoi plagës së marrë. Pas denoncimit Mahilaj është prangosur dhe tashmë do të përballet me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Wed 9 Jan 2013 - 19:00
Dhunohej nga i shoqi, gjen “shpëtim” duke u hedhur nga kati i tretë
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Hidhet1-300x210
26-vjecarja nga Durrësi e cila u hodh ditën e djeshme nga kati i tretë i banesës ku jetonte, e kreu aktin vetëflijues pasi dhunohej sitematikisht nga bashkëshorti I saj. Hikmete Ukaj, nënë e një fëmije të mitur 5 vjecar, ishte në gjendje të rëndë depresive dhe për ti dhënë fund dhunës psikologjike dhe fizike vendosi të vdiste duke mos gjetur rrugë tjetër shpëtimi.

Për më tepër vëllai I Hikmetes, I cili është kthyer nga Greqia ku ndodhet emigrant ka akuzuar bashkëshortin e saj për dhunë e precendentë penalë. Në një intervistë mediatike ai deklaroi se cifti prej 1 viti ka pasur sherre në familje ndërsa strukturat e shtetit nuk kanë lëvizur “as gishtin më të vogël” për ti ardhur në ndihmë nënës së re.
Hikmetja është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit dhe pasi është mbajtur 20 orë nën vëzhgim bluzat e bardha për shkak të frakturave të mëdha në trup, është nisur mesditën e sotme drejt Spitalit Ushtarak për trajtim më të specializuar. Ndërkohë ndaj bashkëshortit dhunues ka nisur një hetim në gjendje të lirë./alb-observer.com/
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 11 Jan 2013 - 11:58
17 vjeçari var veten, e zbuluan se vodhi pula në fshat
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Vetevarje_0411111402_11-300x175
Turpi e ka detyruar Drilon Dema, 17 vjeç, që ti jepte dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur në një pemë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Homesh të Dibrës ku sipas burimeve të dala nga policia e këtij qarku, ditën e djeshme nga informacionet e mbledhura 17- vjeçari ishte thirrur në Komisariatin e Bulqizës mëngjesin e djeshëm, pasi akuzohej nga një bashkëfshatar i tij për vjedhjen e dy pulave.

Ai është marrë në pyetje nga oficerët gjyqësorë dhe më pas është lënë i lire pasi e ka pranuar krimin. Por vetëm pas pak orësh është gjetur i vetëvrarë në një pemë nga kalimtarë të rastit dhe mendohet se ai është ndjerë i turpëruar për shoqërimin në polici dhe xhesdtin që ka kryer./alb-observer.com/
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sun 13 Jan 2013 - 14:57
Kryeplaku ekzekuton 50-vjeçarin për dy pula!
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Pi
Krimi ka tronditur pasditen e djeshme qytetin e Shkodrës.

Sipas njoftimit të policisë së rrethit të Shkodrës, mësohet se: “Më datën 12.01.2013 në fshatin Bërdice komuna Bërdicë të rrethit Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi Lazer Luigj Paloka 50 vjeç. Autori ngjarjes është shtetasi Hil Cak Hila 50 vjeç, i cili u kap në banesën e tij së bashku me armën e krimit (pistoletë)”.

Pas hetimeve paraprake dhe ndërhyrjes së menjëhershme të policisë, është bërë e mundur arrestimi i autorit të kësaj ngjarje, që ka qenë shtetasi Hili Hila, i njohur dhe si kryeplaku i Bërdicës.
Konflikti filloi pasi kryeplaku ka shkuar në shtëpinë e viktimës për t’i kërkuar llogari, për vjedhjen e dy pulave nga i biri i viktimës, por debati ka degjeneruar në sherr banal derisa kryeplaku ka nxjerr armën tip pistoletë dhe ka qëlluar mbi viktimën./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Krim pasionant: Shqiptari vret ish gruan dhe të dashurin e saj

Fri 18 Jan 2013 - 3:21
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Vrasje1-300x212Një krim pasionant ka ndodhur këtë pasdite në L’Aquila të Italisë ku një emigrant shqiptar ka kryer një krim të dyfishtë duke ekszekutuar ish gruan e tij dhe të dashurin e saj. Sipas mediave italiane që raportojnë lajmin, Burhan Kapllani, 48 vjeç, ka hyrë në parkingun e një qendre tregtare dhe sapo ish gruaja e tij, Orjeta Boshti, 35 vjeç, ka hyrë në makinën Opel Zafira me të dashurin e saj, Shpëtim Hana, vrasësi është afruar dhe ka qëlluar mbi të dy. Gruaja ka vdekur pas një plumbi të marrë pranë veshit ndërsa i dashuri i saj ka tentuar të largohet, por nuk ia ka dalë.

Mediat bëjnë të ditur se Burhan Kapllani ka tentuar të largohet, por më pas ka ndërruar mendje dhe është dorëzuar në polici. Arsyeja e krimit ka qenë pasionat dhe shka duket se ka qenë braktisja që gruaja I ka bërë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike ku gjendeshin. Ata kishin së bashku katër fëmijë./alb-observer.com/
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 18 Jan 2013 - 12:49
Tragjedia familjare, kolegët e mjekes: Burri i preu flokët dhe më pas i preu fytin me bisturi
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 328
Pak ditë pas tragjedisë së rëndë kur burri ishte gati të therte me bisturi guan e tij, kolegët e gruas tregojnë momentin e tmerrit.
Në një intervistë për një të përditëshme shqiptare, koleget shprehen se “e kanë ende në sy trupin e Anilës, të mbuluar nga gjaku, flokët e prera në pllakat e korridorit dhe brutalitetin e bashkëshortit të saj”.


Koleget tregojnë se fillimisht Altini e thirri tek dera se kishte diçka për të sqaruar dhe më pas në krye të shkallëve e kishte rrahur brutalisht, ndërsa ajo nxirrte vetëm pak zë të hollë, si një e qarë fëmije në ngashërim.
Kur ai i kishte prerë flokët e saj kaçurrela të zeza, ajo kishte bërtitur fort, por ai i kishte vënë bisturinë në grykë. “Ajo e djeshmja ishte e tmerrshme. Ai ia kishte vënë thikën në grykë për ta therur, ndërsa ajo nxirrte zë si një fëmijë.
Vetëm kur ai po i priste qafën, ulëriti aq fort sa u dëgjua në të gjithë godinën. Policia duhet ta arrestojë e të përballet me drejtësinë”, shprehen 5 koleget e zyrës.
Vetëm ndërhyrja e Mozës, koleges së saj mjeke, e cila kishte dalë pas shpinës së bashkëshortit dhe e kishte shtyrë me sa forcë që kishte poshtë shkallëve, ka shmangur tragjedinë e rëndë.
Po kështu, edhe nëna e Anilës ka theksuar se dhëndëri i tyre e ka bezdisur shumë vajzën e tyre, ndërkohë ajo është duke u kujdesur për fëmijën e 9 muajsh të gruas që dy ditë më parë ishte gati flijimi i burrit të saj./alb-observer.com/
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 18 Jan 2013 - 14:57
:( o Perendi :'( per kete tip duhet Karrigja elektrike dhe nuk mjafton .
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 18 Jan 2013 - 15:03
sa po i rrëmben çmenduria njerëzit në këtë kohë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty I vë thikën në fyt gruas, nuk pranoi divorcin e saj

Fri 18 Jan 2013 - 22:26
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Durres-anila-nuse1-163x300

Burri tenton të therë gruan 32-vjeçare pse doli në punë pa lejen e tij. Mjekja Anila Domi, nënë e një fëmije disa muajsh, mbeti e lënduar nga thika pasi i shoqi 39-vjeçar e sulmoi në godinën e poliklinikës ku punonte. Ngjarja ndodhi rreth mesditës së të mërkurës në qytetin e Durrësit, në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shëndetësore. Jeta e nënës së re është shpëtuar vetëm falë ndërhyrjes së kolegëve të saj.
Xhelozia për pak sa nuk i ka marrë jetën një 32-vjeçareje nga Durrësi. Pas debateve të njëpasnjëshme ajo i ka kërkuar divorcin bashkëshortit, ndërsa ky i fundit i ka shkuar në punë dhe ia ka vënë thikën në fyt për ta therur. Kanë qenë koleget e saj që ndërhynë për t’i shpëtuar jetën. Sipas Policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lagjen Nr. 6 në Durrës, në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shëndetësore, ku shtetasi Altin Tepshi, 39 vjeç, banues në Durrës, ka shkuar në poliklinikën ku punonte bashkëshortja e tij 32-vjeçare dhe ka tentuar ta vrasë duke i shkaktuar prerje në pjesën e qafës me thikë. Mjekja mësohet se e ka pritur bashkëshortin e saj, Altin Tepshi, në zyrën e saj, pasi ai i kishte kërkuar ta takonte me urgjencë. Por, disa minuta më vonë, ka nisur të dëgjohet një debat me tone të ashpra mes çiftit. Situata ka degraduar deri në përdorimin e dhunës e përdorimin e mjeteve prerëse nga 39-vjeçari. Të tmerruar nga të bërtiturat e 32-vjeçares, pranë saj kanë shkuar kolegë të punës, të cilët me ndërhyrjen e tyre e ndalën burrin dhunues që i kishte vendosur thikën në qafë së shoqes. “Dëgjuam të bërtitura dhe dolëm në korridor. Ai e kishte kapur prej flokësh dhe i thoshte të mos e ngrinte zërin, ndërsa në fyt i kishte vënë thikën. Kur na pa, u largua me shpejtësi dhe arriti të largohej nga vendi i ngjarjes duke e lënë të shtrirë në tokë të gjakosur Anilën. E ngritëm dhe i dhamë ndihmën e parë, ndërsa më pas u largua për t’u qetësuar në shtëpi”, bënë të ditur kolegët e 32-vjeçares. Policia bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Burime të Policisë thanë se 39-vjeçari i kishte kërkuar bashkëshortes të mos kthehej më në punë, pasi ai kishte dyshime të vazhdueshme për lidhje të mundshme jashtëmartesore nga ana e gruas së tij, ndërsa ajo nuk e kishte marrë parasysh kërkesën e tij. Djalin e vogël (8 muajsh) e mbante e ëma e 32-vjeçares, ndërkohë që mjekja vazhdonte punën sërish, ndonëse pa pëlqimin e burrit të saj. Debatet mes tyre kanë çuar deri te momenti që gruaja të kërkojë divorcin, fakt që nuk është pranuar dot nga bashkëshorti.
Nëna e mjekes: I shoqi ishte xheloz, i kërkoi të linte punën
Nëna e 32-vjeçares, Shazie Domi, tregoi versionin e saj mbi ngjarjen, ndërsa theksoi se gjithçka ka ndodhur për arsye xhelozie. Ajo pohoi se dhëndri nuk ka ushtruar dhunë ndaj vajzës më herët, por kohët e fundit, sipas saj, ishte xheloz pa arsye dhe i ka kërkuar vajzës të linte punën dhe të kujdesej për fëmijën. “Vajza ka rreth një vit që është martuar dhe ka një fëmijë të vogël. Pasi ka kryer lejen e zakonshme të lindjes, pak ditë më parë është rikthyer në vendin e punës. Ky vendim nuk është respektuar nga bashkëshorti i saj dhe i ka kërkuar ta braktisë punën dhe të kujdesej për të voglin. Kohët e fundit bëhej xheloz pa arsye, dhe kjo së bashku me kërkesën për të lënë punën, janë bërë shkak që vajza i ka kërkuar divorcin. Pastaj ai bëri atë që bëri, desh e theri vajzën. Dua që ai njeri të qëndrojë sa më larg vajzës sime dhe djalit të tyre. Ai nuk ishte për të, po s’ka faj ai, fajin e ka vajza ime që u lidh me të. Po të ishte për mua, nuk e fusja kurrë në shtëpi atë njeri, pasi nuk më ka pëlqyer që në fillim”, u shpreh nëna e Anilës, Shazie Domi. “Nuk na e merrte mendja kurrë që do të arrinte deri në këtë pikë sa të vriste bashkëshorten e tij. Ata kanë një vit që janë martuar dhe më shumë që njihen, por nuk kishte ngritur dorë mbi time bijë. Kjo që bëri na tronditi. I ka shkuar vajzës në zyrë dhe i ka vënë thikën në fyt për t’i prerë kokën. Me këtë që ka bërë nuk duam të kemi lidhje fare me atë njeri”, përfundoi Shazie Domi, nëna e mjekes së dhunuar.


Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/01/18/i-ve-thiken-ne-fyt-gruas-nuk-pranoi-divorcin-e-saj/#ixzz2IMgAEqrn
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 18 Jan 2013 - 22:28
eshte per te :sad26: me keto bukuroshe,qe u nenshtrohen rreziqeve te te cmendurve
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 18 Jan 2013 - 22:28
eshte per te :sad26: me keto bukuroshe,qe u nenshtrohen rreziqeve te te cmendurve
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 18 Jan 2013 - 22:31
Eh Shqiptaret po vuajne menderisht akoma ju cuditeni me keto lajme kur te tilla lajme po lexojme per dite...s'ka dite mos ndodh dhune,vrasje etj ne Shqiperi madje situata eshte bere teper alarmante sipas statikave te fundit qe pata lexuar,,,,
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 19 Jan 2013 - 12:17
Tiranë, sherr me thika mes të rinjve, vritet 22-vjeçari

TIRANE – Plagoset me thikë nga të njohurit e tij dhe më pas vdes në spital gjatë një sherri për motive banale.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 16:30 minuta në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet. Mësohet se i plagosuri nga sherri ka mbetur i riu, Erjon Lila.

Sipas policisë, 22-vjeçari, Lila është goditur me thikë pas një sherri me një grup të rinjsh në zonën pranë Stacionit të Trenit. Menjëherë i plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku edhe ndërroi jetë pranë mesnatës.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Ajo arriti të vërë në pranga autorët e dyshuar të ngjarjes: 52-vjeçarin Sherif Lata, 27-vjeçarin Besard Lata dhe Sebastjan Latën, 22 vjeç. Ngjarja mendohet të ketë ardhur pas një sherri banal pak kohë më parë.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 19 Jan 2013 - 12:27
Treni përplas automjetin, rëndë i riu

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Treniiii

Një i ri ndodhet në spitalin e Shkodrës duke luftuar për jetën e tij, pasi mjeti me të cilin udhëtonte u përplas nga treni i linjës Tiranë-Shkodër në vendin e njohur si mbikalimi i Jubanit.

25-vjeçari Elvis Selimi, drejtuesi i një automjeti “Golf”, mbeti i plagosur rëndë pasi u përfshi në këtë aksident të ndodhur në rrethana të paqarta.

Aktualisht, forcat e rendit janë duke hetuar se përse automjeti ndodhej mbi shina në momentin e kalimit të trenit dhe nëse ky aksident lidhet me një gabim njerëzor.

Ky është aksidenti i dytë në të cilin treni përplaset me një automjet në dy javët e fundit. Në datën 6 janar, një vëlla dhe një motër, të cilët udhëtonin me makinën e tyre u goditen nga treni ne levizje duke kaluar një rrugë në periferi të Tiranës.

Si rrjedhojë e këtij aksidenti, 20-vjeçarja Kristiana Ndoshi humbi jetën ndërsa Ford Ndosha mbeti i plagosur.

Një tjetër faktor që duket se ka kontribuar në aksidentet e shkaktuara është edhe gjendja e mjeruar e hekurudhave shqiptare si dhe mungesa e sinjalistikës.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 24 Jan 2013 - 13:57
Aksident rrugor, dy të vdekur, dy të plagosur

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Librazhd-aksidenti-mbulim-2

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve është regjistruar në aksin nacional Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur kryqëzimi i Babjes.

Policia ben te ditur se mjeti me targa AA 582 FC eshte perplasur me nje maune me targa maqedonase per pasoje nje person ka mbetur i vdekur ne vend, ndersa tjetri ka gjetur vdekjen ne spitalin e Librazhdit. Nderkohe dy personat e plagosur jane derguar ne Spitalin Rajonal te Librazhdit ne gjendje te rende, njeri prej te cileve ne rrezik per jeten.

Sipas te dhenave te para aksidenti eshte shkatuar nga shpejtesia e mjeteve dhe lageshtira ne rruge. Policia ka shoqeruar drejtuesin e maunes, shtetasin maqedonas Peco Stojanovski, i cili do te merret ne pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit te rende. Pritet qe te plagosurit te nisen drejt Spitalit Ushtarak per shkak te gjendjes se tyre te rende.

Ky eshte aksidenti i pare me pasoja tragjike per vitin 2013 ne qarkun e Elbasanit. Nje vit me pare ne kete qark u shenuan 109 aksidente me 29 te vrare.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 25 Jan 2013 - 12:42
Italiani ekzekuton me 4 plumba gruan shqiptare
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin Italian kur një shqiptare është ekzekutuar me armë zjarri nga bashkejetuesi Italian.

Alb-observer.com informon se gruaja shqiptare e ekzekutuar është Donika Xhafa, e cila në fillim është qëlluar me një plumb në makinën me të cilën po udhëtonte bashkë me bashkëjetuesin e saj, Raffaele Vorrano, 59 vjeç, më pas është qëlluar edhe tre herë të tjera pasi ishte zbritur nga makina.

Sapo ka kryer krimin vrasësi ka shkuar vetë në polici dhe është vetëdorëzuar dhe nga hetimet e para rezulton se vrasja ka ndodhur për motive xhelozie./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 25 Jan 2013 - 12:43
Pasagjeri godet me levë fatorinon 24-vjeçarë
Pas mëse dy muajsh historia e dhunimit të fatorinove përsëritet në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë është shënuar në kryeqytet kur një fatorino furgoni është goditur me levë nga një pasagjer pas një zënke me këtë të fundit.

Sipas informacioneve është plagosur fatorinoja Zef Prenga 24 vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Sakaq, policia ka mërritur në vendngjarje ku edhe po punon për të identifikuar autorin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjareje./alb-observer.com/
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 29 Jan 2013 - 18:13
Krujë, sherr për rrugën, nipi plagos dajën

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Policia-divjake

Konflikti për një rrugë përpara shtëpisë, për pak i ka marrë jetën një 51-vjeçari nga Nikla e Krujës. Ai është plagosur me armë zjarri nga i nipi 20-vjeçar, i cili është ndaluar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së martës pas një debati për një pjesë rruge mes Tim Baroshima, 20 vjeç dhe dajës së tij 51-vjeçarit K. V.. Pas debatit, 20-vjeçari ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi dajën, duke e lënë të plagosur.

51-vjeçari është transportuar me urgjencë për në spitalin ushtarak në Tiranë, ku pasi ka marrë ndihmën e duhur mjekësore, mjekët sigurojnë se është jashtë rrezikut për jetën.

Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Tue 29 Jan 2013 - 18:19
Durrës, ekzekutohet kambisti

Një kambist 46-vjeçar mbeti i vdekur, pas një grabitjeje me armë zjarri, në zonën e plazhit të Durrësit.

Fatmir Kotarja, së bashku me të vëllanë, kanë qenë duke u kthyer në banesë, në afërsi të së cilës dhe janë sulmuar. Dy persona të armatosur u kanë zënë pritë dy vëllezërve, që po ktheheshin në shtëpi pasdreke me automjetin e tyre, ku ndodhej dhe sasia e parave të grabitura, që sipas vëllait të viktimës ishin 2,5 milion lekë.

Ngjarja ndodhi në sektorin “Iliria” të plazhit. 46-vjeçari Kotarja mësohet se është qëlluar nga grabitësit në këmbë, por ka humbur jetën teksa dërgohej në spital nga i vëllai.

Paraprakisht, mjekët e spitalit të Durrësit bëjnë të ditur se vdekja mund t’i ketë ardhur si pasojë e një infarkti të miokardit, pasi plaga e marrë nga arma nuk ka qenë vdekjeprurëse.

Tronditja, që ka pësuar kambisti nga gjithçka ka ndodhur në mes të ditës, ka qenë tepër e fortë. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur grupi hetimor dhe forca të shumta policie, që kanë nisur kontrollet në zonën, nga ku grabitësit u larguan me shpejtësi në këmbë.

Burimet policore bëjnë të ditur se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Vëllezërit Kotarja kanë një pikë këmbimi valutor në qytetin e Durrësit, ku punonin së bashku dhe dyshohet se grabitësit kanë studiuar më parë lëvizjet e tyre dhe kohën e kthimit në shtëpi.

Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 31 Jan 2013 - 11:15
65 vjeçari vret të birin dhe nusen e tij italiane
Një krim monstruoz ka ndodhur në qendër të Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare të dala nga policia e këtij qyteti mësohet se një 65- vjeçar ka vrarë djalin e vet dhe nusen e tij, një shtetase italiane. Mësohet se autori është Engjëll Llucaj i cili pas një zënke për motive ende të padituar ka ekzekutuar djalin e tij Sokol Llucaj, 27 vjeç dhe gruan e tij Xhulia Poltafieri, 24 vjeç Pas krimit policia ka bërë të mundur arrestimin e 65 vjecarit i cili gjendej në një gjendje të rëndë psikologjike.

Paraprakisht dyshohet se djali i cili nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Italia për të jetuar në Shqipëri, e keqtrajtonte të atin. Megjithatë në orët në vazhdim pritet të zbardhen edhe arsyet e vërteta të këtij krimi në familje./alb-observer.com/

Kryefaqja » Aktualitet » Aktualitet » Shqipëri » Të Fundit » Babai ekzekutoi nusen dhe djalin, motivi “nuk dua në shtëpi nuse italiane”


Babai ekzekutoi nusen dhe djalin, motivi “nuk dua në shtëpi nuse italiane”
Tragjedia familjare e mbrëmshme në qytetin e Elbasanit ku babai ekzekutoi me armë zjarri djalin dhe nusen ka filluar të nxjerrë në pah motivet e saj.

Burimet thanë për alb-observer.com se ngjarja e rëndë ka ndoshur pas zënkave të vazhdueshme që ndodhnin me babit dhe dy viktimave.

Mësojmë se shkak kryesor i këtyre “sherreve” ka qënë mos aporovimi nga ana e babait të martesës së të birit, i cili nuk dëshironte që i biri të martohej më një shtetase të huaj që në rastin në fjalë ishte italiane.
Natën e mbrëmëshme babi 65-vjeçarë ekzekutoi për vdekje djalin e tij dhe 24-vjeçaren italiane që rezulton të jetë dhe usja e tij./alb-observer.com/
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Fri 1 Feb 2013 - 12:24
Vetëvaret me litarë në oborrin e shtëpisë adoleshentja
Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 17I ka dhënë fund jetës duke u vetëvarë me një litarë në oborrin e shtëpisë një adoleshente nga qyteti i vogël i Kurbinit.

Ngjarja ka ndodhur natën e mbrëmshme në fshatin Mali i Bardhë, ku është vetëvarur me litar në oborrin e banesës së saj 17- vjeçarja me iniciale A.L.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ku nga hetimet paraprake të tyre dhe mbledhjes së dëshmive nga familjarët dyshohet se 17-vjecarja vuante nga depresioni.
Sakaq, policia e Kurbinit është duke punuar për të identifikuar shkaqet e vërteta që çuan në një tragjedi të tillë për adoleshenten./alb-observer.com/
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 2 Feb 2013 - 9:51
Shkodër, plagos me armë zjarri kusheririn

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Policia-makina

Një person ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri pasditen e së shtunë në rrethin e Shkodrës pas një konflikti me kushëririn e tij. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Toptan të Komunës Shllak të Dukagjinit, ku Marash Mali ka plagosur me automatik djalin e xhaxhait të tij, Sokol Malin, pas një konflikti të çastit me të.

I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit të Shkodrës për marrjen ndihmës së parë mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ka sekuestruar armën krimit, një automatik kallashnikov dhe është vënë në ndjekje të autorit të plagosjes, i cili është larguar menjëherë pas krimit.

Ndërkohë, kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht motivet e krimit.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 2 Feb 2013 - 9:52
Vlorë, 37-vjeçari i vë flakën vetes

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Vlore-emigrantet

Një 37-vjeçar nga Vlora ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra nga vetëdjegia me benzinë. Sipas burimeve policore, Fatmir Hysi, 37 vjeç, banor i lagjes “24 Maji” është vetëdjegur me benzinë në prani të familjarëve të tij.

I riu vuante prej kohësh nga depresioni dhe kjo kishte qenë hera e katërt që tentonte t’i jepte fund jetës. Familjarët e tij janë përpjekur t'i japin ndihmën e parë dhe e kanë dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Vlorës.

Mjekët kanë konstatuar se 37-vjeçari ka pasur dëmtime të rënda të organeve të brendshme dhe djegie gati në të gjithë trupin. Me gjithë përpjekjet e bluzave të bardha Hysi nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë pak orë pas mbërritjes në spital.


Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Sat 9 Feb 2013 - 13:59
Durrës, gjendet i pajetë një person

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 DURRES%20VRASJE%20MBULIM%2023_tn_1

Trupi i pajetë i një personi është gjetur ditën e shtunë nga banorët e zonës në plazhin në Durrës.

Viktima, ende i paidentifikuar, është i seksit mashkull, rreth 50 vjeç dhe është gjetur në breg të detit në zonën e Currilave.

Banorët e zonës kanë parë trupin e pajetë në breg të detit dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe identifikimin e tij.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Thu 14 Feb 2013 - 11:55
Ersekë, 40-vjeçari vret të dashurën dhe më pas veten

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Policia-mamurras

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e të enjtes në Ersekë.

Sipas informacioneve të fundit 40-vjeçari Fatos Kapllani vrau të dashurën e tij 32-vjeçare dhe më pas veten e tij, në rrethana ende të paqarta.

Kapllani, i martuar dhe me dy fëmijë ndodhej në shtëpinë e të dashurës së tij Nertila Petriti, e divorcuar nënë e dy fëmijëve, në momentin kur ndodhi krimi.

Deri më tani dihet që Kapllani ishte ish-punonjës i forcave zjarrfikëse dhe prej disa kohësh ishte në lidhje me gruan e re.
Sponsored content

Kronika e zeze - Lajmet ditore - Faqe 7 Empty Re: Kronika e zeze - Lajmet ditore

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi