- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Si ta përmirësoni lidhjen tuaj
Sun 24 Feb 2013 - 18:33
Lidhjet e mira romantike nuk vijnë vetë. Ju duhet të mundoheni për lidhjen tuaj, në mënyrë që të jetë në gjendje të duhur, po aq sa duhet të mundoheni për ta mbajtur një shëndet të mirë nëpërmjet ushtrimeve dhe ushqimit.
Merreni përgjegjësinë në dorën tuaj
Kjo është zgjidhja më e rëndësishme që mund të bëni për të përmirësuar lidhjen tuaj. Kjo do të thotë se ju mësoni se si ta merrni përgjegjësinë në duart tuaja për ndjenjat dhe nevojat tuaja. Do të thotë që në vend se të prisni nga partneri që t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe e sigurt, ju mësoheni ta bëni këtë vetë nëpërmjet veprimeve dhe mendimeve tuaja.
Trajtojeni partnerin me mirësi
Trajtoni të tjerët ashtu si do të donit të trajtoheni ju. Kjo është esenca e një jetë vërtet spirituale. Ne të gjithë duam të trajtohemi me mirësi, dhembshuri, kuptim dhe pranueshmëri. Së pari duhet ta trajtojmë veten në këtë mënyrë, ashtu që të mund t’i trajtojmë edhe të tjerët njëjtë. Lidhja lulëzon kur të dy partnerët e trajtojnë njëri-tjetrin me mirësi, derisa nuk ka garanci se mirësia kthehet me mirësi.
Mësoni në vend se të kontrolloni
Kur konfliktet ndodhin, ju keni gjithmonë dy zgjidhje në lidhje me përballjen me konfliktin: ju mund të hapeni dhe të mësoni për veten
e partnerin, apo mund t’i zbuloni çështjet më të thella që e shkaktojnë konfliktin, ose mund të mundoheni të fitoni apo të mos humbni nëpërmjet një forme të kontrolluar të sjelljes.
Ne kemi mësuar shumë mënyra të hapura dhe të thjeshta, nëpërmjet të cilave i kontrollojmë sjelljet e të tjerëve, duke i bërë të sillen ashtu si duam ne.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi