Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

4 gjëra që nuk duhet treguar miqve për lidhjen tuaj Empty 4 gjëra që nuk duhet treguar miqve për lidhjen tuaj

Tue 13 Aug 2013 - 22:11
Ka disa gjëra që nuk duhet treguar miqve tuaj në lidhje me marrëdhënien tuaj personale.Kjo është një listë e gjërave që nuk duhet zbuluar asnjëherë në mesin e miqve.GrindjetËshtë në rregull që të zbuloni disa gjëra me miqtë në lidhje me marrëdhënien tuaj, është në rregull edhe nëse u tregoni kur keni grindje mes jush. Por, asnjëherë mos shkoni në specifika dhe detaje, veç nëse ju duhet një mendim i dikujt tjetër.



Problemet me paratë

Është në rregull të bisedoni me miket tuaja për problemet e parave, por asnjëherë mos i zbuloni problemet e partnerit tuaj. Shumë njerëz janë shumë të ndjeshëm në lidhje me atë që e shohin si dobësi dhe kjo është një linjë që ju nuk duhet ta kaloni asnjëherë.



Problemet e partnerit

Mos përmendni asnjëherë problemet e partnerit tuaj në një bisedë me miqtë. Nuk ka rëndësi a ka ai probleme në punë apo në familje apo me miqtë e tij. Ju nuk duhet t’u tregoni atyre çdo gjë në lidhje me jetën personale të tij.



Lidhjet e kaluara të partnerit

Pasi që miqtë tuaj janë pikërisht miq, ata nuk kanë nevojë të dinë se me kë ka qenë partneri juaj vite më parë dhe se kush ia ka thyer zemrën para një kohe të gjatë. Nëse partneri juaj vendos ta bëjë këtë, atëherë është në rregull, por nuk ju takon juve ta bëni atë.shqipmedia
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi