Marredhenie: Pese llojet e miqve qe duhet t’i kete kushdo
Sun 2 Mar 2014 - 19:41
Miqesia eshte nje dhurate qe ne i bejme vetes, ndaj me e mira qe duhet bere eshte te zgjedhim dhuraten e duhur ne kohen e duhur per ta shijuar me shumeNjerezit e ndiejne nevojen per miqesi qe ne vegjeli dhe teksa rriten mesojne gjithnje e me mire si te zene miqte me te cilet pershtaten me mire. Miqesia krahasohet me veren, sa me e vjeter te jete, aq me e mire behet. Ka disa lloje miqsh qe ia vlen t’i mbash afer ne çdo çast te jetes.
1. Miqte qe perpiqen
Pavaresisht jetes se ngarkuar qe çdo njeri ka sot, qe nga kujdesi per familjen deri te puna dhe karriera, miqte qe perpiqen, nuk harrojne kurre te dergojne pershendetje te herepashershme. Mjafton edhe nje pershendetje e thjeshte qe garanton ekzistencen e atij njeriu ne krahun tuaj. Keto jane shenja te nje miku te mire i cili e ka miqesine pjese te rendesishme te jetes dhe nuk i harron te tjeret sapo kthen krahet. Miqte qe falin, jane gjithashtu njerezit e duhur per t’u pasur prane. Kjo nuk ka te beje me dobesine e karakterit te tyre, por me deshiren dhe sakrificen per te mbajtur gjalle nje miqesi te vlefshme. Askush nuk eshte perfekt dhe nje mik i ngushte e kupton kete gje.
2. Miqte qe jane te lumtur per te mirat qe keni
eshte teper e thjeshte te gjesh dike qe te ngushellon kur je i trishtuar, por shume e veshtire te kesh nje mik te mire ne çaste te lumtura. Per shkak te xhelozise shume miq zhduken kur dikush arrin suksesin, famen apo nje karriere te mire. Duket e çuditshme, por me teper miq humbim ne çaste te lumtura te jetes sone, sesa ne momente te zakonshme. Miqte qe jane te lumtur per te mirat qe keni arritur, tregojne se ju duan perzemersisht dhe se nje nga qellimet e tyre eshte pikerisht lumturia juaj. Nese keni gjetur nje person qe ju ka mbeshtetur ne çaste te gezuara dhe ne ato te trishtimit, atehere keni gjetur nje mik te vertete.
3. Miqte qe jane te gatshem per gjithçka
Kufijte ne miqesi, nuk jane ato qe e mbajne gjalle marredhenien e dy njerezve qe mendohet se duhet te jene teper te hapur me njeri-tjetrin. Nese kerkoni te beni nje çmenduri, por asnje nga miqte tuaj nuk i pergjigjet kesaj kerkese, ne fakt, nuk keni ndonje mik te vertete rrotull jush. Çmenduria nuk eshte matesi i miqesise, kjo eshte e sigurt, por ajo çka fshihet pas pranimit te nje çmendurie, eshte shume domethenese per miqesine. Keshtu, nese dikush pranon te beje diçka jo domosdoshmerisht te rrezikshme me ju, kjo nenkupton qe keni mbeshtetjen e atij personi ne çdo rrethane, pikerisht ky fakt e ben ate mikun tuaj. Gjerat e jashtezakonshme nuk ndodhin me njerez te zakonshem, e njejta gje vlen edhe per miqte. Gjeni miq te jashtezakonshem, do te jetoni jashtezakonisht pertej kufijve.
4. Miqte qe jane optimiste
Mund te njihni shume mire te kunderten e ketyre njerezve. Ata ankohen gjithe kohes per problemet e vogla te jetes se tyre, por kurre nuk bejne diçka per t’i ndryshuar apo zgjidhur. Keta jane njerez pesimiste qe te percjellin vetem energji negative. Miqte qe jane optimiste, jane gjithçka ju duhet ne jete. Keta njerez dine te perballojne problemet e tyre dhe mbi te gjitha jane gjithnje ne humor. Ata kane vetem gjera te bukura per te biseduar dhe nuk merziten shpejt. Njerezit pozitive e bejne jeten e kujtdo akoma me te bukur, sepse miqesia me kete ka te beje: te jetosh i lumtur edhe pse e di qe nje dite do te vije fundi. Nese shoqeroheni me miq optimiste do te jeni gjithnje te motivuar te nxirrni me te miren nga vetja dhe keshtu do te ndiheni me te frymezuar per te qene te lumtur.
5. Miqte origjinale
Nje mik i tille eshte ai qe ju sheh te parregulluar, me shtepine rremuje dhe ne gjendjen me te keqe dhe perseri nuk krijon asnje mendim te keq per ju. Perse keni nevoje per nje mik te tille ne jeten tuaj? Sepse jo gjithnje do te jeni ne gjendjen me te mire, por e rendesishme eshte qe te keni dike prane edhe per raste te tilla. Miqte origjinale do t’ju krijojne besimin te miqesia dhe te te qenet vetvetja. Nese jeni te vertete dhe te ndershem, kjo mund t’ju ndihmoje shume ne shprehjen e mendimeve dhe ndjenjave te verteta. Mbajini prane keta miq, sepse ne nje moment kur do te doni te perballeni me realitetin, ata do te jene aty per ju.
(Burimi: Gazeta Shqip)

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Marredhenie: Pese llojet e miqve qe duhet t’i kete kushdo
Sun 2 Mar 2014 - 23:06
6. Miku Luan!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi