Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Lojrat Olimpike, Japonia lobon për mundjen Empty Lojrat Olimpike, Japonia lobon për mundjen

Wed 27 Feb 2013 - 8:56
Lojrat Olimpike, Japonia lobon për mundjen Mundjaaaa2502

Federata Japoneze e Mundjes është e vendosur që të lobojë për rikthimin e këtij sporti në Lojrat Olimpike të 2020-s, kur është vendosur zëvendësimi i saj me një sport tjetër.

“Federata Japoneze është thellësisht e zhgënjyer nga vendimi për të nxjerrë këtë sport nga kalendari i Olimpiadës. Nëpërmjet këtij peticioni, duam t’i bëjmë të qartë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar vendimin tonë për të mbështetur këtë sport në Lojtrat e 2020-s dhe ato që do të pasojnë”, shkruhej në një deklaratë të FJM-së.

Qëllimi fillestar i peticionit është të arrijë të grumbullojë 10 mijë firma, por sipas Federatës, nisma e tyre do të shndërrohet në ndërkombëtare dhe synon të arrijë një mbështetje sa më të gjerë.

Japonia ka një prej kombëtareve më të fortë të mundjes në botë dhe në Londër 2012 arriti të fitonte katër medalje të arta në këtë disiplinë.

Në një vendim të marrë më parë gjatë shkurtit nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, mundjes iu hoq statusi i saj i një sporti olimpik dhe do të garojë me shtatë sporte të tjera, për të fituar këtë status.

Shtatë sportet e tjera, që konkurrojnë për një vend në Olimpiadë janë bejsbolli, karateja, parinazhi me patina, alpinizmi, skuoshui, uejkbordi dhe vushuja.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi