Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ja cili qumësht është i kontaminuar, ministria e Shëndetësisë qetëson konsumatorët Empty Ja cili qumësht është i kontaminuar, ministria e Shëndetësisë qetëson konsumatorët

Wed 27 Feb 2013 - 14:57
Ja cili qumësht është i kontaminuar, ministria e Shëndetësisë qetëson konsumatorët QumeshtE ndërsa skandali i qumështit të kontaminuar qe mund të shkaktojë kancer, ka përfshirë edhe Shqipërinë, Drejtori i Politikave Shëndetësore, Pëllumb Pipero ka dhënë ditën e sotme sqarimet përkatëse dhe hapat që do të marrë ky institucion.
“Jemi para jush pas një fakti të bërë publik për mediat pas prezencës së aflatoksinës në qumësht. Fakti që u konstatua fillimisht në Kosovë nuk do të thotë se AKU dhe ISHP e kanë pasur jashtë vëmendjes së tyre mishin e qumështin. Autoritetet Shëndetësore ndërhynë kur ka informacione për shtim të helmimeve në njerëz, apo kur ka sinjalizime për prani të faktorëve të riskut, flas për hetim epidemiologjik”,u shpreh ai.

Më tej ai ka sqaruar se aflatoksinat janë lëndë toksike të prodhuara nga kërpudhat dhe aflatoksina B1 është më e rrezikshme pasi dëmton mëlcinë duke shatuar kancer ose cerozë.” Në rastin e qumështit flitet për doza shumë të vogla, ne s’kemi pasur asnjë rast me probleme nga aflatoksina”, ka qetësuar Pipero.
Ja llojet e qumështi të bllokuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës që I përkasin “Primalat” dhe “Fast”.
1. Qumësht “MEGGLE” 3.2% me datë të skadencës 23.06.2013 me origjinë nga BIH,
2. Qumësht “Fast” 3.5% me datë skadence 03.06.2013 me origjinë nga Shqipëria
3. Qumësht “Primalat” me origjinë nga Shqipëria, si 3.8% Data e sakadencës 05.08.2013 , Qumësht Primalat 1.5% ds. 10.03.2013, Qumësht Primalat 1.6% data sk. 04.04.2013 si dhe Qumështi Primalat 3.5 te dt. Skadencës 01.08.2013,
4. Qumësht ZOTT 3.5% me datë skadence 10.06.2013 me origjinë nga BIH të cilat kanë qenë me data skadence të ndryshme si: 10.06.2013, 25.06.2013 20.05.2013, si dhe qumësht me 0.5% yndyrë me dt. Sakdence 05.07.2013 dhe qumësht 2.8% me datë skadence 05.07.2013
5. Qumështi Dukat 2.8% yndyrë me datë skadence 12,05,2013 dhe Qumështi Dukat për kafe të gjitha seritë./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi