Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

THAÇI I QETËSON “ILEGALËT”- SITUATA ËSHTË E QETË! Empty THAÇI I QETËSON “ILEGALËT”- SITUATA ËSHTË E QETË!

Fri 14 Jun 2013 - 14:12
Përfaqësues të strukturave paralele në veri të Kosovës i kanë bërë thirrje institucioneve vendase dhe ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë që të shtojnë përpjekjet për të rritur sigurinë në këtë pjesë. Por, këto deklarata nuk i bëjnë përshtypje komandantit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.


“Situata është relativisht e qetë. Është bërë kohë e gjatë që nuk kemi pasur ndonjë incident madhor. Nuk ka kurrë të bëjë ajo deklaratë me realitetin”, ka thënë Thaçi për Telegrafin.
Thaçi ka komentuar edhe mundësinë e ndryshimit të planit të veprimit pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel, në të cilën parashihet edhe integrimi i pjesëtarëve të strukturave paralele të sigurisë.
“Ne e kemi Planin e Veprimit qe një kohë të gjatë. I kemi edhe tri plane që i aktivizojmë në bazë të situatës në terren. Kjo është mënyra jonë e funksionimit. Brenda nesh ka lëvizje të shpeshta, lëvizin njerëzit prej regjionit në regjion dhe prej stacionit në stacion. Për neve nuk është problem kjo punë rreth funksionalitetit”, ka thënë Thaçi.
Ndërkohë, në një kumtesë të kryetares së Kuvendit ilegal të Komunës së Mitrovicës, Ksenija Bozovic theksohet se situata me incidente në qytet rrezikon seriozisht sigurinë e qytetarëve dhe për këtë arsye është i nevojshëm reagimi i shpejtë i institucioneve përkatëse.
“Është fakt se gjatë dy ditëve të fundit janë sulmuar dy qytetare, njëra lehtë e tjera rëndë nga persona të panjohur. Kërkojmë reagim të shpejtë të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it, në përputhje me mandatin që kanë”, ka thënë Bozovic.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi