Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

 Parlamentarët s’i njohin“ilegalët” e bashkimit kom Empty Parlamentarët s’i njohin“ilegalët” e bashkimit kom

Wed 29 Feb 2012 - 9:49
Partitë parlamentare në Kosovë janë befasuar nga lajmi se një grup prej 12 deputetësh, me mbështetje edhe të kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, siç është raportuar, synojnë që ta fusin në shqyrtim parlamentar kërkesën për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Si partitë që e përbëjnë shumicën në Kuvend, si ato që janë në opozitë, nuk e kanë idenë se kush janë nismëtarët e “bashkimit kombëtar”, por të gjitha sigurojnë se lëvizjet e tilla, nëse ekzistojnë, mund të jenë vetëm individuale. Buja e nismës për bashkim, e cila tashmë është përhapur jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por edhe në Greqi e Serbi, në fakt është ngritur nga një agjenci lajmesh nga Shqipëria, një ditë më herët. Kjo agjenci ka raportuar se kërkesa e 12 deputetëve pritet të firmoset nga 30 ligjvënës, aq sa është e nevojshme për t’u futur në rend dite të seancës plenare. Realisht një kriter të tillë nuk e parashohin as Kushtetuta e as Rregullorja e punës së Kuvendit.

Më shumë lexoni sot në “Kohën Ditore”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi