- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Mentja qetëson nervat
Thu 28 Apr 2011 - 7:53
Vetitë mjekuese të llojeve të ndryshme të tyre janë të njohura që nga kohët e lashta.Dikur, sëmundjet mjekoheshin kryesisht me çaj dhe preparate të tjera bimore.
Sot, kur ekzistojnë barnat, çajrat kanë marrë rol ndihmës në shërimin e sëmundjeve. Problemet e përditshme shëndetësore mund ti zbutni me zgjedhjen adekuate të llojit të çajit. Më së miri është që çaji të pihet pa asnjë shtesë, por nëse nuk ju pihet i tillë, atëherë mund ti shtoni limon dhe mjaltë, por vetëm kur çaji të jetë ftohur.
Mjalti dhe limoni humbin vetitë e tyre të dobishme, kur të qiten në çaj tepër të nxehtë.
Shtrohet pyetja se cili çaj është më i dobishëm. Ja disa këshilla.
Mentja
Përpos që ka shije dhe aromë të mirë, çaji i mentes ka edhe shumë veti mjekuese. Ai është shumë efikas në mjekimin e ftohjes, ndihmon edhe tek problemet me tretjen, meqë qetëson lukthin dhe zorrët. Mentja ndikon mirë edhe në sistemin nervor, prandaj u preferohet personave nervozë dhe me ankth. Ndihmon edhe në rastet e kokëdhembjes dhe të përzierave.
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Mentja qetëson nervat
Thu 28 Apr 2011 - 10:26
Them se jo vetëm ''mentja'' i qetëson nervat, por edhe ''mendja''...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi