- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Nis “klonimi” i Titanic
Wed 27 Feb 2013 - 17:45
Miliarderi australian, Clive Palmer nisi nga puna “klonimin” e Titanic, anijes gjigante trans-atlantike që u fundos tragjikisht në vitin 1912, në udhëtimin e parë të saj nga Anglia drejt Amerikës.
Palmer punësoi dhjetra inxhinierë që pasi studiuan imtësisht skicat e ndërtimit të Titanic, dorëzuan projektin. Ky projekt po jetësohet në Kinë nga CSC Jinling Shipyard. Miliarderi australian thotë se puna për ndërtimin e anijes e shndërruar në mit edhe falë filmit të 1997 të James Cameron, do të përfundojë në vitin 2016.
Ai shprehet optimist se në muajt e fundit të po këtij viti, Titanic II do të niset nga Sauthemptoni drejt Nju Jorkut, i njëjti udhëtim i “binjakes” së saj, por me ndryshimin e vetëm që Titanic II do të mbërrijë në destinacion, nuk do të fundoset.
Sipas raportimit të mediave në anije nuk do të ketë internet, as televizor, as celularë…dhe e sigurtë është që nuk do të jetë as Leonardo Di Caprio dhe Kate Winslet.

Anija Titanic sërish në lundrim, në vitin 2016
Thu 28 Feb 2013 - 14:04
SHBA- Ideja e mandatit australian Clive Palmer për të për të ‘ringjallur’ anijen Titanic, duket se do bëhet realitet.
Daily Mail shkruan se ndërtimi i Titanic II ka nisur tashmë dhe në vitin 2016 ajo do niset sërish për udhëtim, duke përshkuar të njëjtin itinerar si Titanic në 1912.
Është komplet e ngjashme me të parën, por ka si përparësi numrin më të madh të varkave të shpëtimit.
Mësohet se udhëtimi 6 ditor i saj do të nisë në fund të 2016 nga Southampton në Nju Jork, për të cuar deri në fund udhëtimin e nisur nga Titanic në 1912
Anija do të ketë tre klasa udhëtarësh, ashtu si e para, ndërsa në bord pasagjerët do pajisen me veshjet e kohës. Nuk do të ketë ajër të kondicionuar, as internet dhe as TV, për të risjellë ‘romancën’ e dikurshme.
Kapaciteti i anijes do jetë për 2435 pasagjerë dhe ekuipazhi 900 vetë. Mësohet se do të ketë rreth 2700 barka shpëtimi, me një kapacitet 800 persona për barkë ndërkohë që Titanicu i 1912-ës kishte vetëm 16 të tilla, që mbante një të tretën e kapacitetit total.
Prenotimet për të udhëtuar me të kanë nisur dhe sipas projektuesve nuk janë të pakët pasagjerët që kanë rezervuar.
ballkanweb
Daily Mail shkruan se ndërtimi i Titanic II ka nisur tashmë dhe në vitin 2016 ajo do niset sërish për udhëtim, duke përshkuar të njëjtin itinerar si Titanic në 1912.
Është komplet e ngjashme me të parën, por ka si përparësi numrin më të madh të varkave të shpëtimit.
Mësohet se udhëtimi 6 ditor i saj do të nisë në fund të 2016 nga Southampton në Nju Jork, për të cuar deri në fund udhëtimin e nisur nga Titanic në 1912
Anija do të ketë tre klasa udhëtarësh, ashtu si e para, ndërsa në bord pasagjerët do pajisen me veshjet e kohës. Nuk do të ketë ajër të kondicionuar, as internet dhe as TV, për të risjellë ‘romancën’ e dikurshme.
Kapaciteti i anijes do jetë për 2435 pasagjerë dhe ekuipazhi 900 vetë. Mësohet se do të ketë rreth 2700 barka shpëtimi, me një kapacitet 800 persona për barkë ndërkohë që Titanicu i 1912-ës kishte vetëm 16 të tilla, që mbante një të tretën e kapacitetit total.
Prenotimet për të udhëtuar me të kanë nisur dhe sipas projektuesve nuk janë të pakët pasagjerët që kanë rezervuar.
ballkanweb
- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Re: Nis “klonimi” i Titanic
Thu 28 Feb 2013 - 20:01
"Anija Titanic sërish në lundrim, në vitin 2016"
me
"Nis “klonimi” i Titanic"
temat u bashkun
me
"Nis “klonimi” i Titanic"
temat u bashkun
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi