Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ankand për ‘Titanic’ Empty Ankand për ‘Titanic’

Fri 6 Jan 2012 - 15:08
Një ankand unik do të mbahet në Nju Jork. Janë mëse 5 mijë objekte të cilat janë gjetur dhe ruajtur pas fundosjes së anijes së famshme “Titanic” në lundrimin e vetëm të saj të cilat do të jenë në shitje. Është vendosur 11 prilli data e mbajtjes së këtij ankandi, pasi në këtë kohë shënohet edhe 100 vjetori i tragjedisë, e cila ndodhi natën mes 14 dhe 15 prillit të vitit 1912 pas përplasjes me një ajzberg. Koleksioni i rrallë i cili do të jetë në ankand përfshin thuajse gjithccka të gjetur deri më tani nga mbetjet e anijes. Kërkimi për këto objekte që do të jenë në ankand ka nisur prej vitit 1987 e për të vijuar deri në vitin 2004, kur është gjetur edhe objekti i fundit. Puna e bërë ka qenë kolosale dhe atyre që kanë punuar për gjetjen e këtyre objekteve i është dashur të kërkojnë në thellësi 4 mijë metra.

Ankandi është unik jo vetëm për faktin se nxjerr në shitje këto objekte, por edhe sepse shitja e tyre duket se do të jetë e komplikuar.

Sipas një urdhëri, këto objekte nuk mund të shiten vecc e vecc, pra kushdo që ka dëshirë të ketë një simbol të Titanic-ut mund të ofrojë një shumë të caktuar dhe ta blejë objektin, por duhet të blihen nga një person apo shoqëri që të garantojë ruajtjen në kushtet e duhura të koleksionit, duke e shndërruar këtë në një ankand i cili nuk mund të aksedohet nga kushdo individ që ka të holla për të blerë ç’të dojë!

Kjo nuk është hera e parë që koleksioni i Titanic-ut del në ankand. Në vitin 2007 kur u mbajt një ankand i mëhershëm, objektet e mbetura dhe të gjetura nga Titanic-u, mundën të grumbullonin rreth 189 milionë dollarë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi