Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Çfarë tip femre je, zbuloje nga karakteristikat që mbart .. Empty Çfarë tip femre je, zbuloje nga karakteristikat që mbart ..

Thu 28 Feb 2013 - 15:51
Shpesh kur flitet për femrat ato, të gjitha, trajtohen sikur kanë të njëjtën strukturë psikike. Ato përfytyrohen, të gjitha, të prera njësoj.

Por kjo nuk është e vërtetë. Këtë madje e kundërshton fuqishëm Toni Uolf një psikoanalist, i cili shprehet se çdo diskutim, që nuk merr parasysh veçoritë karakteristike të psikikës femërore, do të jetë, padyshim, i mangët dhe jo i plotë.

Pas analizave të hollësishme të tipave dhe karaktereve femërore ai doli në përfundim se femrat mund të ndahen 4 tipa.

Femrat Amazonë,

Femrat Nënë,

Femrat Hetaira (ose Kurtizane)

Femrat Mediale ose Madonë,

Femra Amazonë – Është shumë ambicioze, kërkuese, e orientuar nga qëllimi dhe e vetëkënaqur. Ajo, sillet me burrat si me shokët, si me bashkëpunëtorët dhe gjithmonë është në garë me ta.

Femra Nene – Është shumë e kujdesshme. Një grua që bën gjithçka për të tjerët. Ajo kujdeset jo vetëm fëmijët e saj, por edhe për të afërmit dhe të mikeshat e saj. Ajo është e tillë edhe për burrat.

Femra Hataira – Sot, shumë studiues e quajnë këtë tip gruaje Kurtizane. Të tjerë e quajnë lozonjare. Por asnjëra nga këto fjalë, nuk i shkon, tamam, kuptimit të vërtetë të termit grek Hetaira. Kjo grua, në marrëdhëniet e saj personale me burrat vepron në nivel intelektual, emocional dhe seksual. Kurtizane do të ishte emërtimi më i mirë për të.

Kurtizania, vërtet, këndon një këngë të bukur e plot harmoni për burrin, por ajo, kurrsesi, nuk është shërbyese e tij. Kurtizania, është tipi i gruas që burrat e pëlqejnë më shumë dhe që e kanë vlerësuar më shumë, gjatë gjithë kohërave.

Gruaja Mediale – Sot, këtë tip gruaje, shumë studiues kanë tendencën ta quajnë Madonë. Kjo është tipi i gruas me natyrë inspiruese, që mbart standarde, vlera dhe ideale. Gruaja Madonë është refleksive. Ajo mishëron virtytet femërore : durimin, heshtjen dhe besimin.
Ajo mishëron gruan që është e mbyllur në natyrën dhe shpirtin e saj. Kjo grua nuk e kërkon madhështinë për veten, por , inspiron burrin drejt madhështisë dhe e mbështet atë në kërkesat e tij për arritje dhe kënaqësi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi